Në vitin 1864 ndodh një rezultat i madh, arrin që Shoqëria ta punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë.
Më 1865 erdhën dy anglezë njëri në Janinë e tjetri në Shkodër për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873.
Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866, dhe botohet në dy dialekte (përkthimi më i mirë edhe sot), kurse më 1880 boton edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër.
Porta e Lartë disa herë burgosi njerëzit e librave, ndaloi botimin, ndezi librat, pengoi...
Anglezët ishin këmbëngulës në botimin e Dhiatës së Re, në përhapjen e librave.
Më 1873 për herë të parë vijnë tre amerikanë misionarë (Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz) për të jetuar në Manastir, dhe po ashtu ky vit paraqet një zhvillim shumë me rëndësi.
Në vitin 1876 tashmë në Manastir ishin frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore që po themelohej në trojet shqiptare dhe me shqiptarë.
Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.
Në vitin 1877 Gjerasimi lë ortodoksizmin dhe pranon protestantizmin
Më 1878 Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari.
Prej vitit 1882 Qiriazi pasi mbaroi studimet punoi gjithçka për ungjillin, dhe vepron më shumë në Korçë, dhe erdhi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës ku shërbente një bullgar si pastor.
Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik (kjo është sigurisht shërbesa e parë ungjillore në gjuhën shqipe).
Më 1884 Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.
Prej vitit 1886 filloi që të kishte edhe shëtitës shqiptarë kurse kundërshtimet rriteshin nga pesë drejtimet: Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi.
Në vitin 1890 Qiriazi shugurohet “predikues i popullit shqiptar”.
Për dy vjet të tjera pra deri më 1892 në Korçë Qiriazi së bashku me motrat e tij dhe ungjillorë të tjerë themeloi pesë “institucione” Shkollën e të Dielës, hapi Shkollën e parë për Vajza, Kishën Ungjillore, Shoqatën ungjillore-letrare “Vëllazëria Ungjillore”, si dhe gazetën “Letra e vëllazërisë” (e para që u shtyp në shqip në Shqipëri).
Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj vdiq në janar të vitit 1894 dhe ky ishte lajmi dhe humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare.
Ungjillorët kishin një vizion rilindës: shkolla dhe libra dhe kjo ishte veçantia e tyre kryesore dhe që patën përkrahjen e të gjithëve.
Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alfabet pa rolin dhe kontributin e ungjillorëve, i cili u bë në vitin 1908 në Manastir, s’do të kishin libra dhe shumë shkolla.
Kisha ungjillore e Korçës vazhdoi deri në vitin 1940 edhe pse pati shumë sfida
Deri në këtë vit erdhën edhe misionarë të tjerë në Shqipëri, në mesin e tyre shquhen çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj.
Më 1922 u themelua Misioni Ungjillor Shqiptar
1933 me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.
Prej vitit 1937-1939 kishte një rritje shumë të madhe të kishës në Korçë, dhe sa për kishat tjera ungjillore shqiptare nuk ka shënime.
1940 u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë.
Në Kosovë (sipas të dhënave dihet se kishte dy kisha ungjillore në Prishtinë; njëra ishte duke funksionuar deri në vitin 1943, dhe tjetra ishte një kishë metodiste deri në fillim të viteve ’60 me lokacion përballë Kuvendit të Prishtinës; në Prishtinë është i njohur edhe mikrotoponimi “vorret e evangjelistëve”; ka dëshmi edhe për takime lutjeje të një grupi ungjillor në Shkollën “Sami Frashëri” gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1949).
Figura të ndryshme që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar me autoritetin dhe pasuritë tyre (Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri etj.)
Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare: Vangjel Meksin, Grigor Gjirokastrin, Panajot Kapitarin, Naum Veqilharxhin, Koto Hoxhin, Nikollë Naçon, Gjerasim Qiriazin, Gjergj Qiriazin, Grigor Cilkën, Petro Nini Laurasin, K. Kristoforidhin, Thanas Sinën, Kristo Shulin, Sevasti Qiriazin etj.
kredoja e veprimtarisë ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!
Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor