.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Materiale Historike arrow Histori e Panjohur e Kongresit te Manastirit
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 24 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Histori e Panjohur e Kongresit te Manastirit Printo E-mail
Roli kombëtar i kishës protestante në bërjen e Alfabetit shqip 

Një nga ngjarjet më të shënuara të kulturës shqiptare është Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit. Historikisht ishin bërë shumë përpjekje që më në fund të gjithë shqiptarët të përdornin një alfabet të vetëm. Pa e mënjanuar asnjërin veprimtar të kësaj çështjeje kuptohet se meritat u takojnë më shumë atyre që e kurorëzuan këtë identitet kombëtar: jo shkronja arabe, jo turke dhe jo greke, por shkronja shqipe (latine - evropiane). E kush ishin më meritorët?! Historia shqiptare nuk i përmend në nivelin e gjenezës, ideve, kreacionit dhe përgjegjësive të atyre patriotëve shqiptar që po e bënin alfabetin shqip.

Më meritorët e Kongresit të Manastirit janë ata që nga M. Grameno i quan “foleja kombëtare”. Kjo fole i kishte njerëzit e saj që ishin themelues dhe drejtues të këtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçë, më 1891; Shkolla e të Dielës, më 1891- në kuadër të kishë; Shkolla e Vajzave, më 1891- shkollë laike që udhëhiqej së pari nga Sevastia; Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, më 1892 – shoqëri ungjillore dhe letrare; Letra e Vëllazërisë, më 1892 - gazetë; Ylli i Mëngjesit – shoqatë e grave. Selia e këtyre organeve ishte Korça, dhe në krye të kësaj foleje gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi, pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi.

Kulturën shqiptare nuk e shoh të parcializuar e aq më pak që vlerat e saj kombëtare të përfetarizohen. Me këtë dua të them që nuk është fjala të shihet se çfarë bënë disa burra e gra që ishin të krishterë protestantë shqiptarë, por që në kulturën tonë të theksohet se cila ka qenë vlera shoqërore dhe kombëtare e Kishës Protestante Ungjillore Shqiptare. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri.

Ishin pikërisht protestantët shqiptarë që dolën sheshas në Korçë në vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur në Manastir prej vitit 1887. Ata guxuan të predikojnë, të luten dhe të këndojnë shqip. Guxuan të hapin shkolla në shqip. Guxuan të shkruanin dhe të botonin shqip. Guxuan të hapin kishë shqip. Kështu u ofrua fryma dhe gjaku i atyre intelektualëve shqiptarë për ta bërë alfabetin shqip.

Kongresi nuk do ta kishte kurrë suksesin e tij pa ndihmën e klubit “Bashkimi” të Manastirit i cili u drejtua për shumë kohë nga Gjergj Qiriazi si nënkryetar. Komisioni i Punës së Alfabetit punimet i bëri pikërisht në shtëpinë e Gjergjit. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ai ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike. Të tjerë protestantë që ishin të përfshirë në udhëheqjen e Alfabetit ishin Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit të ABC-së; Kristo Dako, pjesëmarrës; Fineas Kenedi, vëzhguese (e vetmja amerikane që mori pjesë në Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Kongresi i pati 150 delegatë, kurse mbi 35 delegatë ishin protestantë, prandaj thuhet në raportin zyrtar të Kongresit se morën pjesë shqiptarë myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë.

Publikuar dhe perdorur me leje te autorit: Dr. Femi Cakolli, pastor.

Shenim: Nuk lejohet asnje lloj perdorimi apo publikimi pa lejen e shkruar te  autorit.

Modifikimi i fundit ( e martė , 06 nėntor 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008