Nje nga shembujt me te bukur qe ne duhet te na mbushi me inkurajim eshte Nene Tereza - e zgjedhur prej Zotit nga nje popull i vogel si shqiptaret. Ti mund te thuash: "epo ajo ishte katolike ..." Kjo nuk perben problem per mua ajo ishte nje e krishtere, nga te rrallet ne kete bote, qe e e prezantoi Jezus Krishtin permes jetes se saj.
Ne nje nga historite e saj Tereza (nuk me kujtohet titulli i librit) shkruan: "Vajta te merrja nje grua nga nje grumbull plehrash. Gruaja ishte e semure me ethe dhe vajtonte - "Im bir ma beri kete." Ju pergjerova: - "Duhet ta falesh birin tend! Ne nje moment zemerimi ai nuk ishte vetvetja dhe beri dicka per te cilen ai pendohet, por ti ji nje nene per te dhe fale ate!" Dhe ne nje moment pas shume lutjesh, gruaja arriti e fali te birin dhe arriti te thoshte - "Une e fal ate!" pikerisht perpara se ajo te vdiste ne krahet e Nene Terezes, kjo grua arriti ta falte te birin me te vertete. Pra ajo nuk ishte e shqetesuar qe po vdiste, por ajo qe ia coptonte zemren kesaj gruaje ishte fakti qe i biri nuk e donte dhe e kishte braktisur tek plehrat. Pra kjo eshte ajo qe ne duhet te bejme: JO te qendrojme ne ane te rruges dhe te sigurohemi vetem qe t’u themi njerezve se sa keq ata jane pa Zotin, por te arrijme aty ku ne mund ta derdhim dashurine pakushte te Jezusit mbi njerezit qofshin keta besimtare apo jo. Te krishteret nuk jane ketu per te bekuar veten, por misioni yne eshte te bekojme te tjeret. Kjo eshte ajo qe beri Jezusi; Jezusi levizi gjate gjithe kohes se sherbeses se Tij, sheroi njerezit, zboi demonet, dhe ushqeu te uriturit. Kur Nene Terezes iu dha cmimi Nobel, ajo kerkoi qe fondi prej $6,000 t’u jepej te varferve ne Kalkuta. Ajo u shpreh se me keto para ajo do te mund ti ushqente keta njerez per rreth nje vit dhe kjo vlente me shume se gjithe pompoziteti i ceremonise qe do ti behej personit. Ne nje fjalim te sajin, nese nuk gabohem ne USA, kur ajo po fliste per abortin tha: "Mos e vrisni femijen, une e dua femijen, ma jepni mua femijen!" Pra, Ngrije lart Ungjillin dhe leri njerezit ta duan Krishtin permes jetes tende - dhe do te shohesh se njerezit nuk do ta kene problem ta pranojne Jezusin ne jeten e tyre. 1Timothy 4:12 Pergatiti dhe pershtati: Ester Prifti |