|
Shpesh te krishteret bejne pyetje si keto: “A kane myslimanet njohuri per Perendine? A eshte Allahu i njejti perendi me ate qe adhurojme ne?” Ketyre pyetjeve u jane dhene pergjigje te ndryshme. Shume veta kane këmbëngulur se Allahu eshte nje perendi i rreme dhe se eshte mjaft i ndryshem nga Perendia dhe Ati i Jezus Krishtit. Te tjeret nuk kane qene aq te gatshem per ta marre kete pozicion. Eshte e qarte se fillimet e Islamit jane me te nderlikuara se sa eshte kuptuar zakonisht
Islami ka te pakten shtate fillime te ndryshme qe lidhen me njeri-tjetrin:
(1) Besimet shpirterore arabe te verteta e te rreme qe dolen gjate mijera viteve: Shume prej ketyre besimeve dolen nga paraardhesist e arabeve. Ketu perfshihet Joktani, i cili kishte jetuar para Abrahamit (Shih Zanafilla 10:26-29), si dhe Ishmaeli dhe gjashte bije te tjere te Abrahamit, pervec Isakut (Zanafilla 25:1-5). Disa arabe te quajtur “hanife”, i ndoqen keto tradita monoteiste me nga afer se sa popullsia e pergjithshme e Mekes.
(2) Ndikimet e ndryshme te Judenjve: Nje numur i konsiderueshem Judenjsh jetonin ne Arabi ne kohen e Muhamedit. Mund te shihet lehte nga Kur’ani, nga shkrimet e Judenjve dhe nga jeta e Muhamedit se besimet, qendrimet dhe veprimet e Judenjve e ndikuan Muhamedin edhe pozitivisht, edhe negativisht.
(3) Ndikimet e ndryshme kristiane: Disa kristiane jetonin ne Meke dhe ne Medine gjate jetes se Muhamedit. Duket se shume prej tyre nuk ishin shume te shenjte, ose ortodokse ne besimet e tyre dhe / ose praktikat e tyre. Po ashtu mund te kete pasur te pranishem edhe nje numur besimtaresh kristiane te vertete. Nje kristian i supozuar, qe ishte i aferm i gruas se Muhamedit, Kadija, madje e inkurajoi Muhamedin si profet.
(4) Ndikimet nga shpirtrat dhe paganizmi
(5) Ndikimet nga Zoroasterizmi Persian [Shen: i perkth. Zoroasterizmi eshte feja e themeluar nga profeti Pers Zoroasteri]
(6) Ndikimet qe erdhen nga karakteri, personaliteti dhe zgjedhjet morale te Muhamedit.
(7) Zgjedhjet morale dhe kulturore te myslimaneve te hershem arabe pas vdekjes se Muhemedit. Pervec kesaj, ashtu si e njohim ne sot, eshte formuar gjithashtu edhe prej 1400 vjetesh histori dhe prej nje numri te madh njerezish dhe kulturash ne disa kontinente. Bazuar mbi kete komplet origjinash mund te thuhet se myslimanet (1) dine shume gjera te sakta per Perendine (2) ka shume gjera qe ata nuk i kuptojne per Perendine dhe (3) ka gjithashtu shume gabime dhe keqkuptime ne mendjet e tyre lidhur me Perendine e vertete.*
Nje shkrimtar kristian i ka pershkruar idete myslimane dhe pervojen e Perendise si vijon:
“Eshte njesoj sikur nje person qe ndodhet ne driten e dobet te agimit te shohe nje ndertese ne largesi. Ai e sheh ndertesen, e kupton qe ka vetem nje ndertese, por nuk eshte dot ne gjendje te tregoje nese eshte nje ndertese banimi apo nje fabrike. Ai eshte i sigurt qe ndertesa eshte njekateshe dhe eshte e ndertuar me tulla. Por kur afrohet me shume dhe e sheh ndertesen ne mes te dites, ai e kupton se ndertesa eshte prej guri dhe jo prej tulle dhe ne vend qe te kishte nje ka, ajo ka tre kate. Tani ai e njeh ndertesen per ate qe eshte ne te vertete. Kur nje mysliman e sheh Perendine nen driten e papersosur te zbulesave Kur’anike dhe me arsyen e vet, ai e sheh fuqine dhe vullnetin e Perendise, por nuk e sheh dashurine e Perendise. Ai sheh unitetin e Perendise, por nuk sheh se ai eshte trinitet dhe unitet. Nje njohuri e tille e vertete per Perendine, eshte e mundur vetem kur dikush e sheh Perendine ne Birin e Tij, Jezus Krishtin.”
*Marre nga “Nje pergjigje e Kristianit per Islamin” nga Uilliam. M.Miller, Presbyterian and Reformed Publishing Co. 1976 (STL, reprint 1986, faqet 75-76)
Shenim: I gjithe materiali eshte marre dhe perdorur me leje te botuesit dhe nuk mund te perdoret pa lejen e tij "30-Ditet". |