.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 35 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Dita 29 – (11 Tetor) Printo E-mail
Nashiku, Maharashta, Indi

Nashiku (edhe Nasiku) eshte nje qytet mesatar i cili po zhvillohet shpejt. Permes qytetit rrjedh lumi Godavari, dhe tempujt e shkallet ne brigjet e tij e bejne Nashikun njerin nga vendet me te shenjta per hindute kudo neper bote. Nje here ne cdo dymbedhjet vjete qyteti mirepret miliona hindu qe marrin pjese ne festivalin e pelegrinazhit te quajtur Kumbh Mela (Festivali Urn). Ne mitologjine hindu, Nashiku e mori emrin e tij kur motra e demonit Ravana propozoi qe te martohej me perendine Rama. Me ta degjuar kete, Rama urdheroi qe hunda e saj (“nasika” ne gjuhen Sanskrit) te pritej. Keshtu e mori emrin Nashiku.

Myslimanet ne Nashik jetojne te rrethuar prej tradites dhe kultures se lashte hindu. Myslimanet ne Nashik, nisen te formonin nje bashkesi te dallueshme pas themelimit te mbreterive rajonale myslimane ne shekujte e 14te dhe 15te dhe pas arritjes se misionareve myslimane. Dy myslimanet kryesore ne Nashik ishin Khunir Huseini (1520) dhe Syed Huseini (1568). Besohet se qe te dy erdhen me predikime te zellshme dhe me fuqi per t’i sheruar te semuret, keshtu qe shume hindu u kthyen ne besimin islam. Perkushtimi ndaj ketyre shenjtoreve myslimane vazhdon deri sot.

Statistika

  • Popullsia: 4 milion
  • Te krishtere: Me pak se 20,000 persona, 0.5% (te gjitha denominacionet se bashku)
  • Myslimane: 600,000 persona, 6.7% (shumica banore te qyteteve)

Pjesa me e madhe e myslimaneve ne Nashik (si dhe ne te gjithe Indine) jane Sunni, te cilet kane qene te ndikuar neper breza prej fese dhe kultures Hindu. Disa prej myslimaneve qe banojne ne distriktin Nashik jane Sajed, Puthan dhe Malik nga Raxhasthani, Lakarharas (ose shitesit e drureve te cilet jane nje popullsi e perzier e Shaikhëve) dhe nje sekt Shia i quajtur Dauudi Bohra. Shumica e myslimaneve ne qytet jane prej grupit Sajed.

Shume myslimane ne Nashik jetojne ne zona te mbipopulluara me infrastrukture te dobet urbane. Deri ne kete moment nuk dihet te kete sherbesa qe kerkojne t’i arrijne myslimanet nashikas me Ungjillin. Megjithate, kjo nuk do te thote qe Perendia nuk eshte duke punuar mes tyre. Shume besimtare te krishtere ne Nashik kane qene duke u lutur per komunitetin mysliman. Por disa kane frike prej myslimaneve, duke qene pre e paragjykimeve historike indiane mes komuniteteve te ndryshme fetare.

Kerkesa per lutje...

  • Lutuni qe Perendia te dergoje punetore ne rruget, rrugicat, shtepite dhe familjet e Nashikeve per ta shpallur Krishtin ne komunitetin mysliman (Mateu 22:9-10).
  • Lutuni qe Perendia t’i ndihmoje te krishteret ne kete zone qe te largohen nga paragjykimet dhe te arrijne t’i duan vertete dhe te kujdesen per komunitetin mysliman.
  • Lutuni qe Perendia ta derdhe Frymen e Tij, duke u dhene myslimaneve nje uri dhe nje etje per ta njohur Perendine dhe Fjalen e Tij (Luka 24:27-32).
Modifikimi i fundit ( e premte , 12 tetor 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008