|
Enderrat dhe Vizionet Gjate disa neteve ne vijim shume myslimane kudo neper bote do ta kalojne shumicen e nates duku iu lutur Perendise. Shume prej tyre do te kerkojne nderhyrje hyjnore per nevojat e tyre urgjente.
E ashtuquajtura Nata e Fuqise, ose "Nata e Kadrit" siç njihet ndryshe, eshte nje nga netet me te rendesishme te vitit islamik (Eshte nata e 27-te e Ramazanit e cila ndryshon nag njeri vend ne tjetrin, ne varesi te kohes kur e fillojne Ramazanin ata). Myslimanet besojne se ne Naten e Fuqise dergohen grupe engjejsh per te kryeer vepra te vecanta. Disa zbresin ne toke per ta adhuruar Allahun, te tjeret vijne per te realizuar kerkesat e myslimaneve besimtare. Gjithashtu thuhet se engjej te vecante zbresin ne toke per te njoftuar gjera per vitin ne vijim. Kjo nate gjithashtu quhet " Nata e dekretit ose Fatit" prej disave. Kjo nate "bekimi" supozohet se eshte e njejta nate ne muajin e Ramazanit kur Muhamedi e mori per here te pare zbulesen e Kur'anit. Myslimanet shpesh inkurajohen per te ndenjur zgjuar gjate tere nates qe te luten per bekime dhe per falje. Ky eshte nje moment i vitit kur myslimanet jane ndoshta pak me pak fataliste dhe kane nje mirebesim ne rritje se Perendia do t'i degjoje ata dhe do te veproje per ta. Levizja "30 Diet" deshiron t'i inkurajoje te krishteret kudo neper bote qe te luten ne menyre te vecante per myslimanet gjate 48 oreve te ardhshme, qe shume prej tyre ta takojne vertet Zotin ne vizione dhe ne endrra. Lutuni edhe per suksesin e nje faqeje te vecante interneti e cila tregon ngjarjet e shume myslimaneve qe e kane takuar Zotin ne menyra te jashtezakonshme ( http:/www.dreamsandvisions.com). Kjo eshte nje deshmi nga kjo faqe interneti: Muhamedi u rrit ne fisin Fulani ne Nigeri dhe filloi te rriste bageti kur ishte gjashte vjec. Ndersa rritej, Muhamedi mesonte per islamin prej babait te tij. Kur ishte 16 vjec ai shkoi ne nje shkolle arabe per te mesuar Kur'anin. Pas shume vitesh shkollim, ai u kthye ne shtepi. Nje nate ai pa nje enderr te frikshme. Pastaj pa nje te dyte dhe te trete. Pastaj per gjashte net rresht, Muhamedi pa endrra te ngjashme. Cdo here, ai e pa veten ne vende te ndryshme dhe, pavarsisht se ku ndodhej, i njejti burre i veshur me te bardha vinte dhe e ndihmonte. Ne enderren e fundit (te nenten), Muhamedi ishte ulur nen nje peme e po lexonte libra te cilet nuk mund t'i kuptonte. Burri i veshur me te bardha (Jezusi) ishte i ulur prane tij. Jezusi i mori nje liber dhe it ha, "Ky liber vjen nga Zoti dhe ai ka nje mesazh nga Perendia Brenda tij. Ne kete liber une do te te tregoj vargje te cilet do te te ndihmojne." Jezusi i lexoi Muhamedit pjese nga shkrimet duke perfshire Gjoni 14:6 qe thote, "Une jam rruga, e verteta dhe jeta." Diten tjeter Muhamedi i tregoi nje te njohuri te vet kristian per kete enderr. Muhamedi vuajti shume per besimin e tij te ri. Ai u mohua prej te atit dhe ne shume raste ai ishte ne rrezik te vdiste prej perndjekjeve. Kerkese per Lutje - Lutuni qe Perendia do t'i shkaterroje te gjitha menimet e te qenit te drejte permes veprimtarive fetare mes myslimaneve qe marrin pjese ne Naten e Fuqise. Lutuni qe ai do t'i beje ata te shkojne drejt perulesise se vertete (Danieli 4:37)
- Lutuni qe Perendia do te veproje gjate Nates se Fuqise ne menyre qe njerezit te kene nje zbulese te Jezusit, Mesise.
- Lutuni per ata qe jane duke e kerkuar me te vertete ndihmen e Zotit kete nate. Ua dhente Ai ndihmen per te cilen kane nevoje ne nje menyre te tille qe ata ta kuptojne se ajo ndihme erdhi permes jezusit (Psallmi 34:18, Zakaria 9:9).
- Lutuni qe faqet e internetit mbi enderrat dhe vizionet (www.dreamsandvisions.com dhe www.morethandreams.org ) do te behen te mirenjohura ne boten myslimane. Lutuni qe te hapen shume dyer, qe myslimanet te kene pervoja te ngjashme dhe te inkurajohen prej deshmive ne ato faqe interneti.
|