|
Xhibuti në Afrikën Lindore
Republika e Xhibutit është vendi i dytë më i vogël në Afrikë, që ndodhet mes Etiopisë dhe Somalisë. Ky territor i thatë dhe i shkretë është pllakosur nga thatësira dhe burimet e kufizuara natyrore dhe industria e pakët. Vendi vuan me të paktën 50% papunësi.
Statistika për Xhibutin
- 94% Myslimanë
- 60% Somalezë etnikë; 35% Afar;
- 5% Francezë, Arabë & të tjerë
- Popullsia 486,000 (Korrik 2006)
Xhibuti është i shumëllojshëm nga pikëpamja etnike, për shkak të pozicionit të tij strategjik në kryqëzimin e rrugëve tregtare e komerciale. Fiset Somali dhe Afarnë këtë rajon ishin mes të parëve në Afrikë që e adoptuan islamin sepse ata punonin si tregëtarë me Gadishullin Arabik. Pavarsisht nga kjo trashëgimi 1000 vjeçare islamike, Xhibuti është shumë më i haour dhe tolerant ndaj kristianizmit nga sa janë fqinjët e tij. Të huajt mund të jetojnë dhe të punojnë në Xhibuti relativisht me lehtësi. Ekziston shtypi i lirë dhe kanë mundësi të përdorin internetin. Gjyqi i mëparshëm islamik Shari'a u zëvendësua nga Gjyqi familjar në Shkurt 2004.
Afarët janë kushitë, të afërm me somalezët por të dallueshëm nga pikëpamja kulturore dhe gjuhësore. Ka afro 1-2 milion afarë të shpërndarë mes Xhibutit, Etiopisë dhe Eritreas, por vetëm pak prej tyre janë besimtarë. Në kryeqytet, jeton një bashkësi e vogël besimtarësh në një zonë të varfër të mbipopulluar, me shërbime minimale dhe me kushte të vështira jetese. Një grup grash afari janë të parat që po mësojnë Biblën në gjuhën e tyre.
Mes somalezëve (shumica Issas), ka vetëm disa grupe të vogla kristianësh që mblidhen së bashku. Ata tregojnë për ëndërrat e mrekullueshme se si Mesia ua dha atyre Fjalën e Tij, ndërkohë që po u jepte ujë për të pirë dhe fruta për të ngrënë, dhe po u tregonte atyre se Ai do të kujdeset për ta. Ëndërrat janë shumë të rëndësishme për besimtarët somalezë, ngaqë ata nuk mund të lexojnë.
Disa persona mes minoritetit të rëndësishëm etiopas kristianë kanë vizion për t'i arritur fqinjët e tyre afarë dhe somalezë. Ata luten, ndonjëherë për të tërë natën, për bashkë-refugjatët e tyre dhe për qytetin e Xhibutit. Le të besojmë së bashku se lutjet e bashkuara do të sjellin bekime në qytet (Jeremia 29:7).
Kërkesa për lutje
- Në të kaluarën, fiset, ndasitë dhe luftërat për të marrë drejtimin i kanë ndarë grupet e ndryshme etnike. Një luftë civile (1991-1994) përfundoi zyrtarisht në vitin 2001. Kërkohet respekt i dyanshëm dhe vizion për të ardhmen.
- Lutuni që qyteti i Xhibutit do të bëhet një liman i paqes së vërtetë dhe një far ndriçues në Somali, Etiopi dhe Lindjen e Mesme.
- Shumë kristianë kanë qenë në gjëndje të japin ndihmë praktike përmes edukimit, programeve për mësim e shkrimit dhe këndimit, si dhe programeve bujqësore dhe të përkthimit. Lutuni që këto përpjekje do të sjellin shumë fryt.
- Lutuni për themelimin e kishave vendase mes afarëve dhe somalezëve. Përditë jepen transmetime të programeve kristiane në radio në të dyja gjuhët.
Lutuni gjithashtu për...
Sipas Patrik Xhonston, "Darfuri është një nga zonat më pak të ungjillizuara në planetin tokë sot." Ai ka më pak se 500 kristianë në një popullsi prej 6 milion banorë dhe me 35 grupe popujsh në të. Lutuni që zbulesat e Jezusit të vijnë në ëndërra, vizione dhe me anë të shpalljes së fjalës së Perëndisë. |