.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 8 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Dita 20 - (2 Tetor) Printo E-mail
Brunei - Një komb i pasur që shtyp kristianët.

Në Azinë Juglindore, kombi i Negara Brunei Durasalam, i cili njihet më shumë si Brunei, ka përballë detin e Kinës Jugore. Ai u bë një komb mysliman në shekullin e 15të pas kthimit në besimin islam të Sulltanit Auang Alak Beter, dhe e njëjta familje ka sunduar për më shumë se gjashtë shekuj. Ai ishte një protektorat Britanik për pothuajse njëqind vjet, deri sa e fitoi pavarsinë në vitin 1984. Brunei është shumë i pasur me naftë dhe sulltani është njëri nga burrat më të pasur në botë. Qeveria nuk mbledh asnjë taksë, por siguron shërbim shëndetësor, pensione, arsimim dhe, për ata që nuk kanë mjete jetese, ndihmë që të shkojnë në Haxhillëk në Mekë.

Kushtetuta kombëtare thotë, "Feja e Brunei Darusalamit do të jetë feja myslimane". Ligji islamik Shari'a në Brunei i zë vendin ligjit civil dhe ai e rregullon të gjithë jetën. Jeta është e vështirë për kristianët në Brunei. Disa janë pushuar nga puuna pa paralajmërim. Kristianët që kërkojnë mundësi për arsim të lartë duhet të largohen nga vendi për të hyrë në universitete. Ungjillizimi ndalohet rreptësisht dhe disa kristianë janë arrestuar dhe paraburgosur për planifikimin e veprimtarive ungjillizuese lokale. Shkollat jashtë vendit të bazuara në kristianizëm duhet t'u japin mësime të islamit të gjithë studentëve dhe nuk lejohet të mësojnë kristianizmin.

Kohët e fundit një mësuesi të huaj të anglishtes i cili thjesht sa u lut për bekime mbi një familje malai gjatë festimeve të Eid al - Fitr (në fund të Ramazanit) iu dhanë vetëm 48 orë kohë për t'u larguar nga vendi.

Disa persona malai nga Brunei kanë besuar nëpër vite, por mjedisi konservativ islamik është shumë pak nxitës ndaj besimtarëve me prejardhje myslimane që të jenë të hapur për përkushtimin e tyre. Një ndikim pozitiv kanë kanalet kristiane indoneziane dhe në Brunei ato shihen lehtë. Nuk është e mundur të blihen Bibla ose libra kristianë në Brunei, por letërsia kristiane për qëllime personale mund të sillet nga Malajzia fqinje.

Kërkesa për lutje
  • Lutuni për situatën e ndjeshme të kristianëve të cilët jetojë larg vendit të tyre duke shërbyer në Brunei. Qofshin jetët e tyre një shembull i Krishtit ndaj atyre që kanë përreth.
  • Lutuni për kishën kudo nëpër Brunei. U ofrofshin ata inkurajim besimtarëve vendas ndërkohë që Zoti i ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplota për hir të mbretërisë.
  • Lutuni që mes njerëzve të ketë trazime zemrash. E zbuloftë Jezusi vetveten përmes ëndrrave dhe vizioneve. Punoftë Perëndia në mënyra që vetëm Ai mund të punojë për t'i tërhequr njerëzit te Vetja.
  • Lutuni për familjen mbretërore dhe ndikimiin e tyre në çdo nivel: për gruan e dytë të Sulltanit, Azrinaz Makar Hakim, nga Malajzia; për Princin e Kurorës Billah dhe gruan e tij, Sara. (Veprat e Apostujve 16:31) Parlamenti ka filluar të mblidhet përsëri pas mbylljes për 20 vjet.

Lutuni gjithashtu për....
  • Me mijëra burra të mësuar me detin në zonën e Banda Açek i mbijetuan cunamit të vitit 2004 por ata i humbën gratë dhe fëmijët e tyre. Shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë ta rifillojnë jetën. Shumë veta vuajnë nga depresioni dhe qindra persona, për të mos thënë mijëra, janë duke kërkuar bashkëshorte të tjera, sepse nuk kanë fare gra.

Statistika për Brunei
  • Popullsia 380,000 (Korrik 2006)
  • Malai 67%, Kinezë 15%, vendas 6%, të tjerë 12%
  • Myslimanë 67%, Budistë 13%, Kristianë (të gjitha dominacionet) 10%, besimet vendase dhe të tjerë 10%
  • 100% Ligji mysliman
Modifikimi i fundit ( e diel , 30 shtator 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008