|
Kurdët myslimanë në Kanada Kurdët kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada nga Turqia, Iraku dhe Irani për dekada të tëra. Mijëra kurdë u arratisën nga Iraku gjatë dhe pas vrasjeve masive të Sadam Huseinit me anë të armëve kimike dhe të zakonshme. Disa prej këtyre refugjatëve ishin luftëtarë kurdë për lirinë të cilët ishin torturuar nën regjimin e Sadam Hyseinit.
Afro gjashtë mijë kurdë jetojnë tani në Ontarion Jugore, në Kanada. Hamiltoni, në Ontario, një qytet me gjysmë milion banorë, strehon afro 2000 kurdë. Shumica e kurdëve në Hamilton vijnë nga Iraku verior: të gjithë ata janë lodhur tej mase nga dhuna, përndjekja dhe vrasjet që vazhdojnë ende sot në Irak. Mbi 90% e kudëve në Hamilton janë me prejardhje myslimane, ndonëse disa janë komunistë ose ateistë dhe pak janë zoroastrianë. Sot shumë prej kurdëve në Kanada e kanë hedhur tutje indetitetin e tyre si myslimanë. Disa prej tyre madje janë kthyer kundër tij. Edhe pse janë besimtarë në Perëndinë, ata tentojnë të jenë dyshues ndaj çdo feje. Në Hamilton, kurdët drejtojnë biznesin e vet të picave, ku punojnë për orë të tëra në piceritë e vogla që janë të hapura në të gjitha ditët e javës. Refugjatët kurdë dhe imigrantët e duan lirinë për t'u mbledhur lirshëm dhe për ta folur gjuhën e tyre, një dialekt që quhet Sorani. Megjithatë, materializmi po hyn vjedhurazi dhe shumë prej tyre po thahen nga ana shpirtërore. Për brezin e dytë ekziston edhe tërheqja e një kulture dhe gjuhe tjetër. Për ta përballluar këtë, kurdët në Hamilton drejtojnë një shkollë në gjuhën kurde për fëmijët e tyre, që ata të mund t'i mbajnë rrënjët e tyre kulturore dhe gjuhësore. Vitet e fundit disa kristianë vëndas kanë bërë përpjekje për ta shpallur Krishtin mes kurdëve të Ontarios, duke dashur të themelojnë një lëvizje të kishave shtëpi kurde. Megjithatë, edhe pse ka një hapje ndaj Ungjillit dhe disa kurdë e kanë shpallur besimin e tyre në Krishtin, shumë prej tyre stepen për të bërë një përkushtim. Ju lutemi, lutuni që Zoti të drejtojë më tepër kurdë për të njohur Krishtin dhe për ta jetuar besimin e tyre të ri në një mënyrë tërësisht kurde.
Kërkesa për lutje
- Lutuni që besimtarët Kanadezë të mund t'u tregojnë miqve të tyre kurdë si të ndjekin Krishtin. U lavdëroftë Zoti Jezus Krisht, ndërkohë që kurdët e gjejnë Rrugën, të Vërtetën dhe Jetën (Gjoni 14:6)
- Lutuni që Perëndia të dërgojë ëndrra dhe vizione, me qëllim që bashkësia kurde ta shohë nevojën e tyre shpirtërore dhe atë që ka siguruar Perëndia përmes Jezusit.
- Lutuni që kurdët do të dëshirojnë të kuptojnë më shumë nga historia e Perëndisë përmes Biblës dhe filmave kristianë.
Një inkurajim për lutje
Lutja e të drejtit është e fuqishme dhe efektive (Jakobi 5:17-20) Elia ishte një njeri me të njëjtat pasione si tonat, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhé për tre vjet e gjashtë muaj. Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet. Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen, le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh. Jakobi 5:16-20. |