|
Mirpurët në Britani
Mirpurët (popull që e kanë origjinën nga distrikti Mirpur në Kashmirin Pakistanez), formojnë afro 70% të popullsisë pakistaneze prej afro 747,000. Në Bradford, një qytet industrial ne Anglinë verilindore, vlerësohet se afro tre të katërtat e popullsisë janë nga Mirpuri. Në fund të viteve 1950-të dhe fillimin e viteve 1960-të Qeveria Pakistaneze planifikoi Digën e Manglas, e cila duhej te ndertohej në zonën e Mirpurit, dhe ata u kërkuan disa mijëra banorë vendas të shpërnguleshin. Në ato kohë, Britania kishte nevojë për fuqi punëtore kryesisht për fabrikat e tyre të tekstileve gjë që hapi rrugën për migrimin e shumë mirpurëve.
Mirpurët janë akoma një grup popujsh të paarritur fare. Mes tyre në Britani ka vetëm një grusht besimtarësh. Kërkesa për lutje - Lutuni që më shumë kristianë britanikë do ta shohin nevojën pët t'i arritur mirpurët dhe se shumë do të përfshihen në lutjet për ta. Lutuni gjithashtu që punëtorët kristianë nga e gjithë bota do të ishin te gatshëm të vinin dhe t'u shërbenin atyre.
- Lutuni për ata pak punëtorë që punojnë mes kulturave të ndryshme të cilët janë duke shërbyer mes mirpunëve, që ata të kenë urtësi ta dinë se si t'i arrijnë ata me efektivitet. Lutuni që ata të shohin shpejt një përparim shpirtëror mes tyre.
- Lutuni për besimtarët e pakët mirpuri, që ata të mbrohen, dhe që të jenë në gjendje ta ndajnë ungjillin me ndjeshmërinë kulturore dhe me kuptim të thellë. Lutuni edhe për themelimin e bashkësive mirpuri me besimtarë me prejardhje myslimane.
**************************************************************** Shpjegim - Islami
* Myslimanët Sunni pretedojnë se ndjekin kryesisht Fjalën e Perëndise në Ku'ran si dhe traditat që kanë të bëjnë me Muhameditn dhe jo drejtuesit njerëzor. (Sunnt përbëjnë mbi 80% të myslimanëve në të gjithë botën). * Myslimanët Shiitë: Shiitët besojnë se Muhamedi e emëroi dhëndrin e tij, Aliun, që ta pasonte atë si drejtues i myslimanëve besnikë. Ata besojnë se drejtuesit e ligjshëm të islamit ishin pasardhës të Aliut. (Shiitët përbëjnë rreth 15% të myslimanëve në të gjithë botën). |
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 27 shtator 2007 )
|