.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 2 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Dita 14 - (26 Shtator) Printo E-mail
Republika e Gjeorgjisë

Statistika Gjeorgjiane

  • Popullsia: 4,661,473 (vlerësim i korrikut 2006)
  • Të krishterë Ortodksë 83.9%
  • Të krishterë të tjerë 5.5%
  • Myslimanë 9.9%
  • Ateistë/Agnostikë 0.7%
Janë tri popullsi kryesore myslimane në Gjeorgji: Azeris etnikë (në zonat fshatare dhe Tbilisi), myslimanët etnikëgjeorgjinë të Axharës (në jugperëndim), dhe çeçenët etnikë Kist (në verilindje). Secili prej këtyre popujve ka një histori më vete.

Islamizmi ka ende ndikim në rajon. Ka disa medrese (shkolla fetare myslimane) në Gjeorgji. Disa janë Shi'itë, të financuara prej grupeve fetare iraniane, kurse të tjerat jane Sunni dhe financohen prej grupeve turke. Gjeorgjianët janë të shqetësuar se mos ideologjia islamike së bashku me ndikimet e jashtme, mund të shkaktojë dhunë të brendshme. Çeçenët Kistë myslimanë gjithashtu kanë qenë burim për tensionin politik mes Gjeorgjisë dhe Rusisë.

Kërkesa për lutje

  • Lutuni për Azerit. Bibla dhe filmi i Jezusit janë në dispozicion ne gjuhën Azeri por Ungjilli duhet të ndahet në menyra efektive nga pikëpamja kulturore me theksin tek dishepullizimi.
  • Lutuni për Kistëtë dhe myslimanët e zones Axharia. Lutuni që Perëndia t'u japë mençuri, hir dhe mundësi kristianëve që janë duke punuar mes tyre (1 Korintasve 16:9)
  • Lutuni për kristianët. Marrdhëniet mes Kishës Orthodokse Gjeorgjiane dhe bashkësive Protestantëve nuk kanë qenë gjithmonë pozitive. Nevojitet dashuri, respekt reciprok dhe kuptim. U forcofshin kristianët në besimin, punën dhe dëshminë e tyre (Gjoni 17:17-21).
Modifikimi i fundit ( e diel , 30 shtator 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008