|
Nuristani në Afganistan - Një vend i vështirë për tu arritur Statistika të Nuristanit Popullsia: Varion nga 100,000 deri 300, 000 Më e paarritshmja nga provincat afgane, Nuristani formon shtyllen kurrizore të vargmalit Hindu-Kush në Afganistanin veri-lindor. Majet e maleve mbi 5500 metra, të mbuluara me dëborë, lidhen me anë të luginave të thella ku shtëpitë prej guri, balte dhe druri konkurrojnë për hapësirë mbi faqet e pjerrëta të maleve.
Vështirësia për t'u futur në ato zona dhe armiqësia afatgjatë me fiset fqinje pashtun e ka vazhduar izolimin e popujve të Nuristanit. Më 1895, Amiri i Kabulit e pushtoi Nuristanin, duke i detyruar njerëzit me forcën e shpatës që të ktheheshin në islamizëm. "Toka e qafirëve"(jobesimtarëve), siç njihej, u riemërua "taka e dritës qiellore". Në vitin 2007, zona është ende në nevoja të mëdha.Nuristani lindor, një vendbanim i talebanëve dhe al-Kajedës, u nënshtrohet sulmeve të shpeshta, si nga vendasit edhe nga të huajt që kërkojnë të punojnë atje. Zonat e tjera janë të ndara prej mosbesimit, gjakmarrjes, mosfaljes,banditëve dhe frikës së shpirtave. Kërkesa për Lutje - Lutuni që më shumë punëtore të futen në zonë, sidomos staf mjekësor, të gatshëm për të shërbyer në një zonë të vështirë. Lutuni që punëtorët të kenë një të kuptuar të mirë për mençuri dhe për mbrojtjen e tyre.
- Lutuni për kontakte me njerëz të paqes që gëzojnë nderim të cilët mund të hapin dyert për Lajmin e Mirë (Mateu 10:11).
- Lutuni për ëndrra dhe vizione të Jezusit që të pergatiten nuristanët për lajmin e tij.
Lutuni gjithashtu për... Luftetarët Talbanë në Afganistanë kanë nevojë për Krishtin. Ataj janë të nxitur prej gjërave të ndryshme. Gjithësesi, të gjithë kanë nevojë për ta kapur vizionin qiellor të Mbretërisë së Krishtit. E pafshin ata se vullneti i mirë i Perëndisë mund të bëhet vërtet në tokë ashtu si edhe në qiell. (Mateu 6:10). |