|
Ujgurët e Xinjiang Ne dhamë material për ujgurët dy vjet më parë te botimi i “30 Ditët”. Megjithatë, do të donim t’ju inkurajonim që të luteshit përsëri me një fokus disi të ndryshëm për këtë vit. Ujgurët janë një grup njerëzish turkic që banojnë në qytetet e lashta oazë përreth Shkretëtirës së Taklamanit e cila tani është Xinjiang në Kinë. Një popullsi prej rreth 10 milionë është e përhapur në një zonë me përmasat e këtyre shteteve së bashku: Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me afro 150 besimtarë të krishterë.
Migracioni, tregtia dhe lufta përgjatë shekujve i kanë shpërndarë ujgurët kudo nëpër Azinë Qendrore, por Xinjiang është zona qendrore e tyre. Më përpara, ujgurët ishin budistë, por Islami hyri rreth shekullit të 1të dhe që atëherë ka hedhur rrënjë të forta. Megjithatë, praktikat e këngëve mistike janë të përhapura dhe shumë njerëz shqetësohen më tepër për ndikimin e “xhindëve” (frymërave të këqija) mbi jetët e tyre, se sa për Krijuesin, Perëndinë e Abrahamit (Ibrahimit), Moisiut (Musait) dhe Jezusin (Isain). Ujgurët kanë një histori të gjatë dhe krenare për letërsinë dhe artet, sidomos muzikën, dhe një të kuptuar të qartë të identitetit të tyre kulturor. Megjithatë, pavarësisht nga periudhat e pavarësisë, gjatë shekullit të kaluar ata kanë qenë nën kontrollin e fortë – politik, ekonomik dhe shoqëror – kinez dhe u vjen shumë inat për këtë gjë. Ka tension të konsiderueshëm mes udhëheqësve kinezë dhe popullsisë ujgure, jo vetëm për shkak të qëndrimit ateist komunist ndaj islamit. Qeveria komuniste e përshkruan vetveten si “çlirimtari” ndërkohë që ujgurët e shohin qeverinë kineze si “pushtuesi”. Shumë ujgurë e dëshirojnë me pasion pavarësinë e tyre politike. Në skajin më perëndimor të Shkretëtirës së Taklamakinit ndodhet qyteti i Kashgarit, një pikë kryesore mbi Rrugën e lashtë të Mëndafshit, dhe debatohet se ai është qendra kulturore dhe fetare e kulturës ujgure. Njihet si vatra e islamit konservativ, e nacionalizmit ujgure dhe e ndjenjave separatiste. Kashgari është një qytet strategjik. Ai zotëron me krenari një nga pazaret më të mëdhenj javorë në Azinë Qendrore me dhjetëra mijëra njerëz – pothuajse që të gjithë myslimanë – të cilët vijnë për të tregtuar nga vendet përreth dhe nga Pakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani fqinjë. Kërkesa për lutje Lutuni që Perëndia t’i shkatërrojë principatat dhe fuqitë demoniake. Kërkojini Perëndisë që t’i shkatërrojë këto fortesa të lashta të frikës dhe vdekjes dhe t’i sjellë ujgurët tek ajo liri që vetëm Krishti mund ta japë. Lutuni për qytetin e Kashgarit. Lutuni për përfundimin e Shkrimeve në gjuhën ujguri dhe që njerëzit të kenë mundësi t’i marrin këto shkrime. Përkthimi i Dhjatës së Re sapo ka përfunduar, por pjesa më e madhe e Dhjatës së Vjetër mbetet ende për t’u përkthyer dhe për t’u botuar. Bibla ujgure është e paligjshme në Xinjiang. Lutuni që Perëndia të ngrejë një ushtri ndërmjetësish që të ndërhyjnë për popullin ujgur të Xinjiang. |