Materializmi - Përkufizime & Doktrina
Materializmi
si koncept i referohet; preokupimit të thjeshtë për botën materiale, si
e kundërvënë ndaj koncepteve mendore apo shpirtërore, ose teorisë se
materia fizike është gjithçka që ekziston.
Kjo teori nuk
kufizohet thjesht në gjërat materiale. Ajo pretendon se gjithçka që
ekziston në univers është materie (materiale), për të nënkuptuar se ato
nuk ka ndonjë ekzistencë të mirëfilltë shpirtërore apo mendore.
Materializmi gjithashtu mund t’i referohet një doktrine sipas së cilës
suksesi dhe progresi material janë vlerat më të larta në jetë. Kjo
doktrinë duket se është mbizotëruese në shoqërinë e sotshme
perëndimore. Materializëm mundet gjithashtu ti referohet termit,
materializëm kulturor.
Materializmi - Filozofitë dhe Botëkuptimet
Materializmi
dhe teoritë e tij mund t’i gjurmojmë mbrapa në kohë deri tek poema
“Natyra e gjërave”, shkruar në shekullin e parë para Krishtit nga
Lukreti. Vepra të tjera përkufizuese përfshijnë “Sitemi i Natyrës” nga
Paul d'Holbach, “Forca dhe materia” nga Ludwig Buchner dhe kërkimi më i
afërt bërë nga Richard Vitzthum, “Një histori afirmuese dhe përkufizim”
(1996).
Materializmi si filozofi
mbahet nga ata që thonë se ekzistenca është e shpjegueshme vetëm duke
marrë materien për bazë, pa llogaritur shpirtin apo ndërgjegjen.
Individët që bazohen në këtë bindje e shohin universin si një paisje të
madhe e mbajtur së bashku nga pjesë materie që funksionojnë sipas të
ligjeve të natyrës. Meqë materializmi mohon të gjitha konceptet e
Krijimit të Veçantë, ai mbështet në teorinë e evolucionit për të
shpjeguar vetveten, duke bërë që besimet në materializëm dhe në
evolucion të jenë të ndërvarura.
Pyetja
e parë që ky botëkuptim do të na nxiste të bënim do ishte: "Nëse çdo
gjë që ekziston është vetëm materie, nga erdhën ligjet e natyrës që e
qeverisin atë?" Zbulime të reja shkencore në fushat e kompleksitetit
biologjik, dizenjos kozmologjike, fizikës kuantike, dhe teorisë së
informacionit, i vënë këto supozime materialiste në dyshim. Një sasi e
madhe provash demonstron se universi dhe aspektet e tij materiale janë
të lidhur nga një rrjet energjie, dizenjo dhe informacioni. Ne tani
shohim shumë më tepër se materia, ne mund të shohim rezultatin e një
krijimi me ndërgjegje.
Materializmi - Çështje besimi
Materializmi,
në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin fokusin mbi "gjërat"
materiale në dallim nga ajo që është shpirtërore apo intelektuale në
natyrë. Ne jetojmë në një botë që është e rrethuar dhe e përbërë nga
materia. Si rrjedhim është e natyrshme, që ne mund të shpërqendrohemi
nga ndjekja e shpirtërores apo intelektuales për shkak të pronave apo
pasurive materiale, por këtu në mënyrë të shpeshtë ndodhin problemet.
Ne mund të jemi të fiksuar nga një dëshirë për ti arritur ato, apo
thjeshtë të frustruar nga nevoja për ti mbajtur ato.
Pyetjet që
kjo sjellje do të na shkaktonte do ishin: "A janë me të vërtetë gjërat
materiale më të rëndësishme se çdo gjë tjetër? A është suksesi material
synimi më i lartë? Nëse gjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta
në fund të fundit? Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për
materializmin, përse duhet të pë-rpiqem të jetoj një jetë morale? Përse
ka rëndësi si i trajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam
atë që dua? Përse ka rëndësiçfarë unë besoj për origjinën e jetës?"
Në
një gjyq të një gjykate për krimet, dënimi që vjen nga çdo juri kërkon
prova tej hijes së çdo dyshimi. Teoritë e tashme të materializmit duken
se janë të mjegulluara nga hije dhe dyshime. Ne nuk kishim nevojë të
dilnim në përfundimin se duhet të dalim në një pikëpamje krejt të
kundërt. Në fund të fundit, si C. S. Luis ka thënë, "Perëndia … e
pëlqen materien. Ai e bëri atë." Përkundrazi merrni në
konsi-deratë se si ajo që zgjedhim të besojmë ndikon në mënyrën se si
jetojmë, pasi siç ka thënë dhe Luisi, "besime të ndryshme mbi universin
çojnë në sjellje të ndryshme." Çfarë ne besojmë duhet të jetë ose e
vërtetë ose e rreme. Përpara se të vendosni përpozicionin që do të
mbani, ju i detyroheni vetes të vazhdoni të kërkoni të vërtetën rreth
jetës, vdekjes dhe universit.
Marre nga AllAboutGod.com Ministries
Perktheu: Eduard Lekgjika |