|
Balkh dhe Mazari Sharif. Qytete në Afganistanin Verior Provinca Balkh në Afganistanin verior ka një popullsi prej 1.6 milionë e cila mbizotërohet prej uzbekëve dhe taxhikëve, edhe pse ka minoritet të konsiderueshëm hazara dhe pashtun. Mazari është kryeqyteti i provincës me afro 240,000 banore. Në qendër të qytetit mund të vizitohet e famshmja Xhamia Ble (Rawze-e-Sharif) e cila u ndërtua në shekullin e 14 të bazuar mbi një ëndërr se Ali bin Talibi, dhëndrri dhe kushëriri i Profetit Muhamed, është varrosur atje me të vërtetë. Qyteti u pushtua nga talebanët në vitin 1998 duke shkaktuar një valë gjashtë-ditore vrasjesh të hazarasve dhe vendasve të tjerë. Madje edhe tani dëshmitarët okularë mbushen me emocion kur tregojnë se si të vdekurit shtriheshin për javë të tëra nëpër rrugë dhe kundërmimi i vdekjes varej përmbi qytet.
Kërkesat për lutje - Lutuni që shtetgtarët për në xhaminë Blu të cilët kërkojnë liri, shërim dhe mençuri do ta takojnë Jezusin personalisht.
- Lutuni për banorët e Mazari Sharif, sidomos ata të hazara, të cilët vazhdojnë të jetojnë me pasojat e traumës së fundit të viteve 1990të. Gjetshin ata jetë në Krishtin, i cili është i vetmi që mund t'ju japë paqe të brendshme dhe aftësi për të falur.
- Lutuni për besimtarët e paktë në zonë qe ata të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëdhënëse për të hapur dyer për ndikim dhe dëshmi. Lutuni sidomos që qyteti i Balkh (sot Uazirabad) do të ketë dëshmitarë kristianë.
|
|
Modifikimi i fundit ( e shtunė , 22 shtator 2007 )
|