|
Dongxiangu i Kinës Populli Dongxiang janë i katërti për nga madhësia në të dhjetë popujt myslimanë të Kinës. Fjalë për fjalë Dongxiang do të thotë “fshatrat lindore”, që të le të kuptosh se Dongxiang erdhën prej zonave tutje në perëndim. Në fakt mendohet se ata fillimisht erdhën prej popullit Sarta nga Azia Qendrore. Mes shekullit të 12të dhe 13të, Genghis Khan e pushtoi Azinë Qendrore dhe robëroi popullin mysliman Sarta – një term i cili dikur iu referohej tregtarëve myslimanë në Azinë Qendrore. Ai i ktheu ata në Kinë dhe shumë prej tyre lidhën martesa me ushtarët mongolë. Disa nga sartanët u bënë skllevër të mongolëve, kurse disa u dërguar në provincën Gansu për të banuar atje. Ata luftuan për mongolët nëpër luftra dhe punonin tokën e tyre në kohë paqeje. Pjesa më e madhe e popullit dongxiang jetojnë ende në malet e thatë shkëmborë të provincës Gansu, të tjerët gjenden në provincat Qinghai, Ningxia dhe Xinjiang në Kinën veri-perëndimore, në jug të Mongolisë dhe në veri-lindje të Tibetit.
Nëpër breza ata gjithashtu u përzien me popujt han, mongolë, hui dhe tibetianë. Për shkak të veçimit të tyre në zonën e largët të Kinës Veriperëndimore për shumë shekuj, populli dongxiang formuan gjuhën e tyre të pashkruar e cila lidhet me gjuhën mongole. Edhe pse nuk kanë një sistem shkrimi, ata kanë tradita të pasura gojore që përfshijnë legjendat, historitë, këngët folklorike, gjëegjëzat dhe fjalët e urta. Shumë prej tyre gjithashtu njohin gjuhën e folure mandarin. Megjithatë, statistikat qeveritare tregojnë se dongxiang janë më të varfrit dhe më analfabetët mes 56 minoriteteve etnike të Kinës. Shumë prej tyre kanë pasur pak më shumë se vetëm një vit arsim. Shumica e fëmijëve dongxiang e kanë të vështirë ta mësojnë gjuhën kineze. Disa agjenci ndërkombëtare ndihmash janë nxitur për të vepruar së bashku me qeverinë kineze për të nisur zgjidhjen e këtij problemi. Kohët e fundit e botua një fjalor dygjuhësh dongxiang – kinezçe dhe kjo ka sjellë një ndihmë të madhe. Populli dongxiang merret kryesisht me bujqësi. Një rol të rëndësishëm në jetën e tyre ekonomike luan mbarështimi i bagëtive, sidomos i deleve. Produktet e tyre kryesore janë patatet, gruri, misri, kërpi, kolza dhe bimë te tjera industriale. “Tre thesaret” e dongxiang” kajsitë, shalqinjtë dhe frutat e tjera gëzojnë një nam të mirë kudo nëpër Kinë. Mes popullit dongxiang ka ndoshta 200 të krishterë, por shumica e tyre janë të organizuar në grupe-shtëpi ose nëpër kisha. Statistika - Popullsia: vlerësohet në 514,000 (regjistrim i vitit 2000)
Kërkesa për lutje - Kërkojini Perëndisë të dërgojë të krishterë kinezë për të jetuar dhe për ta shpallur ungjillin mes popullit dongxiang. U krijofshin mundësitë që t’i ndihmojnë ata me projekte shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe bujqësore.
- Lutuni që Perëndia t’i hapë zemrat e dongxiang me qëllim që ata të mund të futen në mbretërinë e Tij.
- Lutuni për dishepullizim të fortë të besimtarëve të paktë dongxiang, që ata të mund të japin fryt në bashkësitë e tyre.
|