|
Myslimanet e Tunizisë Tunizia spikat për faktin që ajo rri larg lajmeve ndërkombëtare.E strehuar mes Algjerisë dhe Libisë në bregdetin jugor të Mesdheut, siguria dhe uniteti janë shenja dalluese e ketij vendi prej 10 milion banorë. Falë një policie të fortë dhe efektive, mbretërojnë paqja dhe siguria, dhe çdo vit mirëpriten miliona turistë evropianë.
Është relativisht e lehte të flasësh me tunizinët për ungjillin, edhe pse shumë veta nuk shfaqin interes për gjëra shpirtërore. Ekziston nje kishë e vogël kombëtare me një grusht drejtuesish vendas të njohur. Kisha përbëhet kryesisht prej njerëzish shumë të arsimuar të cilët janë me një frymë më perëndimore sa sa shumica e popullsisë. Frika e përndjekjes e jo vetë përndjekja është një problem kryesor për shumicën e besimtareve. Kërkesa për lutje - Lutuni për unitet dhe besim mes besimtarëve vendas.
- Lutuni për martesa të shëndetshme dhe familje të forta. Disa besimtarë të rinj e kanë shumë të vështirë të gjejnë bashkëshortë.
- Lutuni qe ata që e kanë përjetuar Krishtin në shërime, ëndrra e çlirim që t’ia përkushtojnë me te vërtetë jetën Atij. (Efesianët 5:11-20)
- Lutuni për dishepullizim efektiv të besimtarëve dhe “atyre që janë pranë besimit”(Mateu 28:20a) . Fuqia e Perendise dhe e vërteta e ardhjes së Krishtit sundofshin dhe i transformofshin jetët e të gjithë besimtarëve (Kolosianët 1:28).
- Lutuni për koordinim më efektiv dhe ndjekje të kontakteve me median (tranmetimet me satelit dhe me radion bëhen çdo ditë). Lutuni që Perëndia të punojë në ato qytete të cilët për shumë vjet nuk ka pasur dëshmitarë që banojnë në to.
- Lutuni për mençuri për dretuesit e qeverisë, sidomos në mbrojtjen e vendit nga islamikët radikalë (Romakëve 13:1-5)
|
|
Modifikimi i fundit ( e martė , 18 shtator 2007 )
|