|
Kodrat e rërës në Katar Ne mund të falenderojmë për shumë gjëra që kanë ndodhur në Katar që nga koha e fundit kur u lutëm për atë vend përmes “30-Ditëve” në vitin 1998. Për shembull, në maj të vitit 2005, përfaqësues të shumë kishave të krishtera nënshkruan një marrëveshje me qeverinë e Katarit për një kontratë 50 vjecare qeraje për një pronë të madhe në kryeqytetin e Dohës, tokë mbi të cilën ata do të ndërtojnë gjashtë kisha me shpenzimet e tyre. Gjithashtu, kushtetuta e re siguron në mënyrë të qartë lirinë e adhurimit, mbledhjes dhe takimeve publike, edhe pse ka disa kufizime.
Katari mund të jetë i mirënjohur sot në të gjthë botën si vendi i Al-Xhazirës, kanalit satelitor të lajmeve në gjuhën arabe i cili është mjaft kundërshtues. Për shekuj të tërë Katari ishte thjesht një gadishull rëre që dilte në Gjirin e Arabisë ku arabët vendas ndërtonin anije dhe e përballonin jetesën me anë të gjuetisë së perlave, peshkimit dhe endjes. Nafta u zbulua në Katar në vitin 1939 dhe deri në këtë moment nafta dhe gazi përbëjnë më shumë se 55% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto), afërsisht 85% të fitimeve nga eksporti dhe 70% të të ardhurave të qeverisë. Katari e ka përfaqësuar islamin shumë herët që në fillim të shekullit të 7të. Sot Katari ndikohet shumë prej interpretimeve të ligjit islamik në një nivel politik dhe shoqëror nga ana e lëvizjes reformuese islamike Uahabi. Uahabit besojnë se roli i tyre si lëvizje është që ta kthejnë islamizmin larg prej atyre gjërave që ata i kuptojnë si risi, superstioxitet, devijime, herezi dhe idhujtari. Kjo është një lëvizje Sunni që i kundërshton shumë prirjet e Shiitëve. Kërkesa për lutje - Familja Al-Thani e ka sunduar Katarin që nga mesi i shekullit të 19të. Lutuni që anëtarët drejtues të familjes do të dinë si ta drejtojnë kombin me mençuri. Emiri ka 3 gra dhe 15 fëmijë.
- Lutuni për projektin e ndërtimit të kishës në kryeqytetin Doha. Ka patur vonesa dhe disa media myslimane janë ankuar për projektin.
- Lutuni që nominalizmi dhe sjellja imorale e jofrymërore të pakësohet shumë në komunitetin e krishterë. Kjo është mënyra e vetme që besimtarët të mund të fitojnë respekt nga ana e myslimanëve dhe të mund të sjellin ndryshim të vërtetë në kombin e tyre.
- Disa banorë të Katarit dhe punëtorë të huaj janë duke njohur Krishtin përmes medias dhe kontakteve me besimtarët vendas. Lutuni për personat që janë duke e njohur Mesinë e ngjallur ndërsa ata rriten në besimin e tyre.
Lutuni gjithashtu për... Lutuni për gazetari të mirë dhe efektive përmes lajmeve të kanalit televiziv Al Xhazira. Bota arabe ndikohet shumë prej këtij kanali lajmesh. |
|
Modifikimi i fundit ( e hėnė , 17 shtator 2007 )
|