|
Kuvajti Besimi fetar - 85% myslimanë (Sunni 70%, Shi’a 30%) - 15 % Kristianë, Hindu dhe Parsi Kuvaiti është një komb shumë i vogël po të krahasohet me vendet që e rrethojnë si Iraku, Arabia Saudite dhe Irani. Pasuritë e naftës së Kuvaitit kanë tërhequr njerëz nga shumë anë të botës dhe tani gjysma e popullsisë së tij prej 2.5 milion banorë nuk është vendas.
100 vjet më parë, në Kuvait erdhën kristianët dhe i ndihmuan njerëzit me shërbimet mjekesore. Ndihmat pozitive kristiane ndaj shoqërisë kuvaitiane vazhdojnë edhe sot. Përveç kësaj, qeveria e Kuvaitit jo vetëm që e lejon lulëzimin e krishtërimit, por edhe siguron ambjente për adhurimin kristian. Për çdo javë, bashkesi të ndryshme që shkojnë deri në 40 000 njerëz i përdorin ambientet për të mbajtur shërbesa kristiane dhe takime të tjera. Kristianët kanë liri për të adhuruar për sa kohë që kjo nuk bëhet jashtë mureve të kishës. Kërkesa për lutje - Shumë Kuvaitianë po e njohin Zotin, kryesisht duke pare programe satelitore në television. Kristianët vendas kanë nevojë të aftësohen për të dishepullizuar, për të mësuar dhe për t’i pajisur ata që po njohin Krishtin. Lutuni që ata të bëhen imitues të Perëndisë, si fëmijë të dashur (Efesianët 5:1)
- Lutuni që Perëndia të vazhdojë të ndërtojë mes besimtarëve një mentalitet të përqendruar në Mbretërinë e Perëndisë e jo në veprimtaritë e kishave individuale (Mateu 6:33a)
- Lutuni për një udhëheqje të ngjashme me Krishtin në kishat (1 Timoteu 3:1-13)
- Lutuni që besimtarët e Kuvajtit do të shpalosin vlera të perëndishme përmes veprimtarive të tyre të biznesit me jo-besimtarët. (Kolosianet 4:5)
- Lutuni që gratë kristiane të perëndishme kuvaitiane t’u shërbejnë grave kuvaitiane dhe jo-kuvaitiane.
- Lutuni që Perëndia do ta zbulojë vetveten te brezat e rinj të kristianëve dhe jo-kristianëve. Disa kane mundësi të takojnë kristianë të tjerë të përkushtuar përmes udhëtimeve dhe studimeve të zgjatura jashtë shtetit (ndoshta paksa si burri tek Veprat e Apostujve 8:26-40)
- Falenderoni Perëndinë për autorizimet që janë dhënë për të ndërtuar më shumë kisha.
- Në vitin 1951 shumë librari të krishtera u mbyllën. Do të ishte ndihmë e madhe, nëse do të lejohej sërish hapja e librarive të krishtera.
Lutuni gjithashtu për: Kuvaitianët shqetësohen shumë për atë që po ndodh përtej kufirit në Irakun fqinjë. Lutuni për urtësi dhe guxim për autoritetet Kuvaitiane lidhur me situatën. |
|
Modifikimi i fundit ( e hėnė , 17 shtator 2007 )
|