Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit
1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi
një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në
ardhjen e dytë të Krishtit.
Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll
(Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale përgjatë
1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës
së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit
(Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e
Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si
president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe,
Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të
cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot,
organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së
Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra
në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).
Dëshmitarët e Jehovait: Teologjia Themelore
Teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë nuanca delikate (dhe disa
jo aq delikate). Këto janë themelet e doktrinës së Kullës së Rojës:
Perëndia është një qënie unike, pra nuk është Trini. Perëndia nuk është
i gjithëditur apo i kudogjendur. (Njëherë e njëkohë, BKRShT-ja shpalli
që Perëndia e sundonte universin nga diku në sistemin yjor të Pleiadës
(Pleiades) por qysh prej disa kohësh ata kanë hequr dorë nga ky mësim).
Krijesa e parë e Perëndisë ishte Kryeëngjëlli Mikael (Michael the
Archangel), nëpërmjet të cilit më vonë Perëndia krijoi “gjithçka
tjetër”, si p.sh. universin, tokën, dhe njerëzimin. Proçesi krijues i
Perëndisë zgjati saktësisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha për një
shpëtimtar që të lindej, Kryeëngjëlli Mikael u bë njeri, në formën e
Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamëkatshëm dhe i mbante të
gjitha ligjet e Perëndisë. Ai vdiq në një “trung torturash,” në të
cilin ai mbajti të gjitha mëkatet e njerëzimit, përveç atyre të Adamit.
Jezusi u ngrit nga të vdekurit në frymë, pra jo në formë trupore.
Dëshmitarët e Jehovait të cilët e ndjekin organizatën e Perëndisë në
tokë (BKRShT) me besnikëri, do të shpëtohen nga asgjesimi i përjetshëm
dhe do të jetojën përjetësisht në Parajsën në Tokë. Qielli (parajsa në
qiell) është e rezervuar për një grup të veçantë prej 144,000
Dëshmitarësh të Jehovait, të cilët janë përcaktuar si “të rilindur” nga
BKRShT-ja dhe që lejohen që të marrin kungimin vjetor. Zakonisht,
Dëshmitarët e Jehovait ndjekin rreth 3 deri në 5 takime në javë, ku
mësojnë nga literaturat e BKRShT-së. Pjestarët e ri mbasi i kanë
studjuar materialet për të paktën gjashtë muaj, i përgjigjen një serie
pyetjesh përpara një paneli pleqsh (drejtuesh të respektuar), dhe mbas
aprovimit, ata pagëzohen në organizatë (d.m.th. bëhen pjesë e
organizatës). Pastaj atyre u kërkohet që mbajnë një veshje dhe sjellje
modeste, të mos votojnë gjatë kohës së votimeve, të mos ta përshëndesin
dhe këndojnë këngën e flamurit, të ta bëjnë ushtrinë, dhe që të mos ti
festojnë ditëlindjet dhe Krishtlindjen. Çdo antar është i kërkuar që të
përmbushi një kohë të caktuar (zakonisht disa orë në javë) gjatë të
cilës duhet të shpërndajë literaturën e BKRShT-it dhe të mbledhi
dhurata financiare për kryeqëndrën e BKRShT-it në Nju Jork. Nëse një
Dëshmitar i Jehovait e le organizatën, ai apo ajo si rezultat mohoet në
të gjitha mënyrat. Jashtë organizatës së BKRShT-it, “Krishterimi”
konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi në përgjithësi konsiderohet si
i rënë nga besimi, dhe i mbushur me pastorë të cilët janë antikrishta,
në kisha të cilat drejtohen nga Satani, dhe që mbështesin qeveritë
tokësore.
Dëshmitarët e Jehovait: Doktrina e Kullës së Rojës në krahasim me Doktrinën e Krishterë
Dëshmitarët e Jehovait dhe teologjia e Krishterë kanë disa ngjasi
themelore. Përgjithësisht, ato të dyja mësojnë që Perëndia është
Krijuesi i gjithçkaje, në kundërshtim me evolucionin natyror, dhe që të
dyja i përmbahen besimit që Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të
shkatërruar Satanin dhe për të vendosur mbretërinë e përjetshme të
Perëndisë. Sidoqoftë, ky është fundi i ngjasive të përgjithshme midis
këtyre dy teologjive. E vërteta është që teologjia e Dëshmitarëve të
Jehovait dhe ajo e të Krishterëve ungjillorë ka shumë ndryshime, nga të
cilat më e rëndësishmja është ajo në lidhje me personin dhe natyrën e
Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit është pika kryesore e të gjithë
Biblës. Shkrimet me shumë qartësi na mësojnë që Jezus Krishti është
Perëndia. Dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me Jezus
Krishtin i kundërshtojnë qartësisht mësimet e Biblës. Shumë pasazhe
biblike na tregojnë që Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perëndi,
mori formën fizike (trupore) të një shërbëtori të përulur në mënyrë që
Ai të vdiste në kryq në vendin tonë.
Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i konsideron 66 librat e
“Përkthimit të Botës së Re” të Shkrimeve të Shenjta (PBR) si e vetmja e
vërtetë e frymëzuara Fjalë e Perëndisë. PBR-ja është e prodhuar dhe e
publikuar nga një komitet “anonim” i BKRShT-së. PBR-ja (Përkthimi i
Botës së Re) konsiderohet prej tyre si përkthimi i vetëm dhe më i mirë
i Biblës, pasi “përkthyesit iu përmbajtën shumë afër asaj që gjendet në
gjuhët origjinale të Biblës.” Si shtesë, “trupi drejtues” i BKRShT-së
konsiderohet kanali i vetëm i vërtetë i Perëndisë për interpretimin e
saktë të Biblës. Si rezultat, doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait
kërkon që ne “të bashkohemi me kanalin e Perëndisë – organizatën e tij”
në mënyrë që të jemi ndjekës të vërtetë të Perëndisë. Kjo nënkupton që
nuk ka shpëtim tjetër jashtë BKRShT-së (organizatës). Doktrina e
Krishterë thotë që Bibla është me të vërtetë e përbërë nga 66 libra të
Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re, dhe që ajo është me të vërtetë Fjala
e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë. Por, PBR-ja (Përkthimi i
Botës së Re) nuk është një përkthim i ligjshëm, pasi ai reflekton
teologjine e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe sidomos anshmërinë e tyre
kundra hyjnisë së Jezus Krishtit dhe doktrinës së Krishterë të Trinisë.
P.sh., Gjoni 1:1 në PBR-në lexon kështu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte
perëndi.” Por të gjithë përkthimet e ligjshme të Biblës thonë, “dhe
Fjala [Jezusi] ishte Perëndi.”
Dëshmitarët e Jehovait: Përgjigja e Duhur
Përsa i përket pretendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që PBR-së është
i vetmi interpretim i saktë i Biblës, përgjigja e Krishterë është që
asnjë drejtues fetar apo organizatë fetare nuk mund të ketë kontroll
apo zotërim ekskluziv të interpretimit të Biblës. Nëpërmjet Frymës së
Shenjtë të gjithë të Krishterët janë në gjendje që të interpretojnë dhe
kuptojnë Biblën e Shenjtë. Dhe përsa i përket pretendimit të
Dëshmitarëve të Jehovait që BKRShT-ja është e vetmja rrugë shpëtimi për
tek Perëndia, përgjigja e Krishterë është që të gjithë ata njerëz të
cilët e kanë pranuar dhuratën e lirë të Jezus Krishtit, si Zotin dhe
Shpëtimtarin e tyre, shpëtohen. Shpëtimi është “me anë të hirit
nëpërmjet besimit” në Jezus Krishtin (Efesianëve 2:8-9). Dhe asnjë sasi
veprash apo antarësimi në ndonjë grup fetar nuk kërkohen për të filluar
jetën e përjetshme me Perëndinë.
Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out!
http://www.jehovah-witness.com/
Përtheu: Elvis Plaku