|
Rajoni i Deltës së Nilit Delta e Nilit është një krahinë bujqësore mjaft pjellore në Egjipt, e cila shtrihet nga skaji verior i Kajros deri në Detin Mesdhe. Tre qytete kryesore të cilët shënojnë kufinjtë e rajonit të Deltës së Nilit, por që nuk përfshihen në të, janë Kajro, Aleksandria dhe Part Saidi. Si një nga zonat më të populluara të Lindjes së Mesme dhe Egjiptit, Delta përmban afro 32 milionë banore që jetojne në disa qytete të medhenj dhe në mijera fshatra. Rajoni perfshin njëzet qyetete, secili prej tyre me një popullsi mes 90, 000 dhe 500, 000 banorë. Popullsia lokale rritet me afro 500 000 banorë në vit. Pjesa më e madhe e banorëve të Deltës janë myslimanë. Megjithatë ka një minioritet të rëndësishëm (afro 3%) që identifikohen me Kishën Koptike, e cila shënon fillimet e saj që nga koha e Mark Ungjilltarit, shkrimtarit të Ungjillit.
Kërkesat për lutje - Lutuni për guxim për të gjithë besimtarët (të tanishëm dhe besimtarët e rinj) ku si rezultati i këtij guximi Ungjilli të ndahet mijëra herë në ditë.
- Delta është e mbushur me një atmosferë shpirtërore të frikës, përshtjellimit, fanatizmit dhe magjisë. Lutunë që njerëzit të kenë mundësi ta njohin Jezusin e vërtetë, pavarësisht nga ndonjë gjë që mund t’u jetë mësuar gabim.
- Lutuni për familje të tëra të vijnë në Krishtin dhe që ata t’ia përkushtojnë Zotit shtëpitë dhe zemrat e tyre.
- Lutuni që njerëzit të dëgjojnë stacione kristiane në radio dhe të shohin stacione kristiane në satelit, të cilat mund të ndiqen në Deltë.
Lutuni gjithashtu për :Egjiptianët e shumtë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë prej tyre janë kristianë. Lutuni qe ata të forcohen në besimin e tyre dhe të jenë dëshmitarë efektivë ndaj egjiptasve myslimanë dhe ndaj të tjerëve. Është e mahnitshme të mendosh se edhe në Ditën e Rrëshajave pati egjiptianë të cilët besuan në Mesinë. (Veprat e Apostujve 2). |
|
Modifikimi i fundit ( e diel , 16 shtator 2007 )
|