Kisha e Mormonëve përdor Biblën dhe Librin e Mormonit si autoritetet e
tyre primare (kryesore). Gjithashtu, Mormonët e pranonjnë librin
“Doktrinat dhe Besëlidhjet” dhe “Perla me Vlerë të Madhe” si hyjnisht
autoritare. Kisha e Krishterë përdor vetëm Biblën si autoritetin e saj
nga Perëndia. Jozef Smithi (Jozeph Smith) nuk njihet si profet.
Çfarë Besojnë Mormonët: Natyra e Perëndisë
Kisha Mormone e shikon Perëndinë si Qënien Supreme të universit, por
sipas tyre ai e fitoi këtë pozitë mbas një kohe të gjatë. Pra ai u bë
Qënia Supreme në mënyrë graduale duke jetuar një jetë përkryermërisht
të drejtë. Gjithashtu, Mormonizmi mëson që Perëndia Atë ka një trup
prej mishi dhe kockash. Kurse kisha e Krishterë e shpall Perëndinë si
përjetësisht dhe pambarimisht suprem. Ai është i njejti sot dhe
gjithmonë. Ai është një Qënie frymore.
Çfarë Besojnë Mormonët: Natyra Njerore
Kisha Mormone pohon që të gjithë qëniet njerzore ekzistojnë si qënie
frymore përpara se të linden në botë. Lindja fizike i jep trup këtyre
frymërave, dhe mundësinë për të pasur zgjedhjen e vullnetit të lirë.
Bota fizike përfaqëson një periudhë prove. Mëyra se si dikush jeton në
tokë përcakton statusin e tij apo të saj në jetën tjetër. Nëse detyrat
e jetës fizike përmbushen me një standart të pranueshëm, duke përfshirë
përmbushjen e detyrimeve në tempullin Mormon, ai person mund të bëhet
perëndi në jetën tjetër dhe si rezultat mund të prodhojë “fëmijë
frymor” për të populluar një planet të tijin (në të njejtën mënyrë që
Perëndia populloi tokën). Kisha e Krishterë mëson që njerëzit nuk
ekzistojnë si frymëra përpara se të linden në botë. Njerëzit nuk mund
të arrijnë perëndishmërinë ose të popullojnë botëra të tjera me “fëmijë
frymorë.”
Çfarë Besojnë Mormonët: Natyra e Jezus Krishtit
Kisha Mormone e shikon Jezusin, Satanin, dhe ne, si vëllezër frymorë
dhe bij të Perëndisë. Satani dhe Jezusi “luftuan” për privilegjin e
marrjes së formës (mishit) njerzore në mënyrë që të bëheshin shpengues
i botës. Jezusi e fitoi betejën, dhe fryma e Jezusit mori një trup
nëpërmjet Marisë. Karakteri dhe jeta e Jezusit mund të fitohet dhe
merret nga çdokush i cili është në gjendje që të jetojë me një nivel të
atillë drejtësie. Kisha e Krishterë mëson që Jezus Krishti ka ekzistuar
përjetësisht si Biri i Perëndisë, “personi” i dytë i Trinisë. Jezusi
morri një trup njerzor rreth 2000 vjet më parë dhe u lind në botë
nëpërmjet virgjëreshës Mari. Ai u kryqëzua mbi një kryq Romak për
mëkatet tona, dhe u ngrit nga të vdekurit tre ditë më vonë për të
vendosur hyjninë e Tij.
Çfarë Besojnë Mormonët: Si e Fitojmë Shpëtimin
Kisha Mormone mëson që Jezus Krishti e mundi vdekjen dhe i garantoi
ringjalljen fizike të gjithë njerzimit. Por, vdekja shpirtërore mund të
shmanget nëpërmjet bindjes personale ndaj urdhëresave të Perëndisë.
Falja e mëkateve kërkon pagëzimin nga një prift i aprovuar Mormon.
Praktika e pagëzimit për të vdekurit është një shtesë apo vijim i kësaj
bindje, në të cilën Mormonët pagëzohen në vend të atyre të cilët kanë
vdekur pa patur një pagëzim të duhur. Kisha e Krishterë mëson që ne nuk
jemi në gjendje që të jetojmë një jetë me drejtësi e cila përmbush
standartet e shenjta të Perëndisë. Prandaj, ne vendosim një mardhënie
besimi me Perëndinë në veprën e Krishtit në kryq, dhe jo nëpërmjet
veprave tona. Pagëzimi dhe veprat e mira janë akte bindje ndaj
Perëndisë, dhe jo mënyra se si ne fitojmë jetën e përjetshme.
Çfarë Besojnë Mormonët: Jeta Pas Vdekjes
Kisha Mormone mëson që megjithëse ka një dënim të përkohshëm për ata që
janë më të ligët, Jezus Krishti do të vendosi një mbretëri të re me tre
nivele: mbretëria qiellore, mbretëria tokësore, dhe mbretëria
telestiale. Kisha e Krishterë mëson që ka vetëm dy destinacione të
mundshme pas vdekjes, parajsë ose ferr. Këto vende janë finale, qoftë
në apektin fizik si dhe atë frymor.
Përktheu dhe përshtati: Elvis Plaku