|
Islami është feja shtetërore e Arabisë Saudite. Rrëfimi islamik i besimit është i shkruar edhe në flamurin e tyre. Në Riad në xhaminë më të madhe të qytetit, Al Rajhi, mijëra myslimanë luten duke përsëritur lutjet 3 herë, lexojnë pjesë nga Kurani. Lutja islamike përbëhet nga shfaqja e respektit ndaj Perëndisë. Për myslimanët qëllimi i lutjes është ta kujtojnë formalisht Allahun dhe të shfaqin përkushtimin ndaj Tij. Komunikimi është i njëanshëm. Asnjë mysliman nuk pret që ndonjëherë që Perëndia ti flasë atij. Ky është një ndryshim i thellë mes lutjes islamike dhe asaj kristiane. Jezusi nuk i inkurajoi besimtarët që të përdorin përsëritje pa kuptim dhe fjalë të shumta me qëllim që të dëgjoheshin. (Mateu 6:6-7)
Kërkesa për Lutje - Lutuni për qytetin e Riadit. Ndonëse jo të gjithë 4.5 milion banorët e Riadit luten 5 herë në ditë, një përqindje e madhe janë të rregullt në lutjet e tyre. Le të kenë të gjithë ata një uri gjithnjë në rritje për ta njohur Perëndinë e gjallë dhe për te qenë në komunikim real me Të. (Jeremia 31:34 dje gjoni 17:3)
- Një numër i rëndësishëm kristianësh të huaj jetojnë në Riad. Shumë prej tyre janë shërbëtorë dhe punëtorë me prejardhje aziatike. Lutuni që ata do të jenë në gjendje të jenë dëshmitarë për Krishtin ashtu si Jozefi dhe Danieli të cilët shërbyen në vende mjaft larg prej shtëpive të tyre (Zanafilla 39-41 dhe Danieli 1-2)
- Shumë myslimanë janë sidomos të ndjeshëm ndaj ëndrrave. Lutuni për zbulesa të Mesisë së ringjallur.
|
|
Modifikimi i fundit ( e diel , 16 shtator 2007 )
|