|
Përgatitje për lutje në Bejrut KËRKESA PËR LUTJE - Myslimanët e Bejrutit e pastrojnë vetveten nga ana e jashtme për lutje por shumë veta zbulojnë se padrejtësitë, lëndimet dhe tundimet mbushin mendjet e tyre. Gjetja e paqes së vertetë me Perëndinë mund ti lironte ata për t’i falur dhe për t’i dashur të tjerët. Lutuni që ata të gjejnë Perëndinë qe fal dhe pastron me të vërtetë (Mateu 18:23-35, Romakët 5:1-5)
- Lutuni qe Kisha në Liban do të jetë “kripë e dritë”më qytet dhe se Perëndia do të përlëvdohet në gjithçka që thuhet dhe bëhet. Mes libanezëve ka shumë Kristianë “kulturorë”të cilët nuk praktikojnë besimin e tyre. (Mateu 5:14-16; Romakët 12:1-2)
- Perëndia ka qëllimet dhe planet e tij për Izraelin, por megjithatë për myslimanët e Libanit (dhe shpesh edhe për kristianët) është shumë e vështirë ta kuptojnë sesi ta duan ose ta vlerësojnë Izraelin. Lutuni që Perëndia i cili i do arabët , edhe judenjtë përmes kryqit, ta zbulojë plotësisht vetveten. (Efesianët 3:6)
Në këtë rajon lutuni gjithashtu edhe për: Lutni për jetimët në Irak. Me mijëra persona i kanë humbur prindërit e tyre gjatë këtyre katër vjet e gjysëm sulmesh të armatosura në Irak. Le të mos ngurtësohemi ndaj dhimbjes së të tjerëve. Perëndia i kujton vejushat dhe jetimët. (Jakobi 1:27)
|
|
Modifikimi i fundit ( e diel , 16 shtator 2007 )
|