.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Apologjia arrow Besimi-Shkenca arrow Evolucioni apo krijimi?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 39 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Evolucioni apo krijimi? Printo E-mail
Te gjitheve na eshte mesuar ne shkolle, ne lenden e biologjise, se te gjitha gjallesat kane ardhur ne ekzistence nepermjet nje procesi te ngadalshem dhe shume te gjate transformimi te vetvetishem nga nje gjallese me e thjeshte ne nje me te komplikuar.

Gjate ketij procesi, te cilit i jane dashur miliona vjet kohe qe te ndodhe, nga lendet inorganike jane formuar lendet organike, nga keto jane formuar bakteret, pastaj shumeqelizoret, pastaj peshqit, zvarraniket, gjitaret dhe ne fund njeriu.

Gjallesat me te forta kane mposhtur dhe shfarosur ato me te dobetat dhe kane mbizoteruar ne Toke derisa gjallesa me te forta se ato kane dale dhe i kane zhdukur. Gjithçka ka evoluar vetvetiu, pa nevojen e nje nderhyrjeje nga jashte (pra, pa pasur nevoje per nje Zot), dhe ne njerezit ne fakt jemi kafshe me te evoluara se te tjerat. Kjo ide quhet teoria e evolucionit.

Por jo te gjithe njerezit besojne se origjina e njeriut eshte tille. Shume njerez mendojne se ne jemi krijuar nga nje Perendi, i cili ka krijuar token, universin, bimet, kafshet dhe ne fund njeriun. Ata besojne se, sikurse tregohet ne Bibel, qe njeriu eshte krijuar sipas shembelltyres se Krijuesit, me mendje, ndjenja, deshira, aftesi per te njohur Ate dhe me nje shpirt qe nuk vdes bashke me trupin, por qe eshte i perhershem. Shume shkencetare kane studiuar faktet shkencore qe mbeshtesin kete ide te origjines se njeriut dhe, duke u mbeshtetur ne ate qe thuhet ne Bibel per krijimin e botes, si dhe ne te dhenat shkencore, kane ndertuar ate qe quhet teoria e krijimit.

Neper shkolla mesohet si e vertete teoria e evolucionit por, ne fakt, a eshte e vertete kjo teori? Dikush mund te thote: “Po ç’na duhet neve te dime nese teoria e evolucionit eshte e vertete apo jo.” Ne fakt, ajo qe besojme se jemi, percakton ne menyre te fuqishme sjelljen tone. Nese besojme se jemi sterniper te majmunit, si te tille do ta konsiderojme veten dhe te tjeret. Nese besojme se jemi krijuar nga nje Zot, do te veprojme shume ndryshe. Pyetja se nga kemi ardhur, eshte ndoshta pyetja me e rendesishme qe i ben vetes çdo njeri. Nga pergjigjja qe do t’i japim kesaj pyetjeje do te varet jo vetem menyra se si do jetojme jeten ketu ne toke, por do te varet edhe vendndodhja jone pas kesaj jete.

Cila eshte e verteta? Nga kemi ardhur?
Perpara se te shohim faktet, duhet t’i ruhemi ndonje ngaterrese. Ky debat nuk eshte midis shkences dhe fese. Jo! Ky eshte nje debat midis dy teorive. Cila mbeshtetet nga shkenca, cila eshte e sakta? Ne fakt, teoria e evolucionit nuk eshte nje fakt shkencor i vertetuar, nuk eshte nje ligj shkencor si ligjet e Njutonit apo si ligji i gravitetit. Po te ishte vertetuar, do te quhej ligji i evolucionit, por, meqe nuk eshte vertetuar, megjithese ka mbi 150 vjet qe behen studime, quhet teori. Debati yne nuk eshte: feja apo shkenca, debati yne eshte: e verteta apo genjeshtra; jemi krijuar nga Perendia apo jemi produkt i rastesise?

Per te percaktuar se cila prej ketyre dy pikepamjeve eshte e vertete, do te shohim dy kritere. Nje kriter eshte: Çfare thone zbulimet shkencore, cilen pikepamje mbeshtesin? Kriteri tjeter eshte: Çfare pasojash sjell secila teori?

Ç’do te thote kjo e fundit, “pasojat”? Shume njerez nuk kane pergatitjen e nevojshme teknike dhe shkencore per t’i krahasuar keto dy teori. Duhen shume njohuri ne biologji, antropologji, gjenetike etj. per te kuptuar qarte argumentet shkencore. Atehere, ne menyre empirike, nga pervoja jone, shohim pasojat dhe, duke e provuar nje gje themi nese eshte e sakte apo jo. P.sh., une nuk i njoh dot shume peme, nuk e di si i kane gjethet dhe trungun molla, dardha, qershia etj., por di shume mire ta dalloj frytin kur e shoh, madje, kur e provoj edhe shijen, di te them shume mire çfare lloj peme eshte dhe nese i ka frytet e mira apo jo. Jezus Krishti ka thene: “Ju do t’i njihni nga frytet e tyre”.

Cilat jane frytet e evolucionit?
Ose, me sakte, cilat jane frytet e refuzimit te Krijuesit? Ne fakt, evolucioni s’eshte gje tjeter veçse mburoja shkencore e botekuptimit ateist.

Po frytet e besimit se jemi krijuar nga nje Zot?
Le t’i krahasojme me poshte:

Ligji:
Perderisa nuk ka Zot, kush i cakton ligjet? Perse duhet t’u bindemi ligjeve qe i kane bere njerez si une. Perse te mos bej ate qe me leverdis, ate qe me pelqen.
Perderisa jemi krijesa te Perendise, Ai eshte me i madh se ne, ka te drejte te vere rregulla per ne. Ne e dime se, nese Perendia thote te mos e beni ose ta beni diçka, e ka per te miren tone. Ai eshte prindi yne qe kujdeset per ne, qe te mos bejme gabime dhe te demtojme veten dhe te tjeret.

Morali
(tradhetia bashkeshortore, homoseksualiteti, pornografia etj.): Perderisa s’ka Perendi, kur te vdesim, do kthehemi ne pluhur te gjithe, keshtu qe, o burra te bejme qejf sa te mundemi dhe si te mundemi, se vetem nje jete kemi.

Standardet morale
(besnikeria bashkeshortore, pastertia seksuale etj.): Perendia eshte i drejte dhe do te denoje çdo veprim te ulet. Jeta nuk mbaron ketu. Shpirti do te dale para Perendise dhe do te gjykohet per gjerat qe ka bere ose nuk ka bere.

Racizmi:
Ne baze te evolucionit, rracat jane shkalle te ndryshme te evolucionit te majmunit drejt njeriut. Evolucioni thote se menyra e zhvillimit te gjallesave eshte nepermjet seleksionimit natyror: ato me te fortat shfarosin me te dobetat. Hitleri eshte ndoshta zbatuesi me i mire i teorise se evolucionit ne politike dhe ne marredheniet midis rracave.

Bibla thote se te gjithe njerezit jane krijuar nga Perendia, te gjithe jane pasardhes te Adamit dhe Eves, pavaresisht nga ngjyra e lekures dhe shkalla e zhvillimit apo degjenerimit shoqeror e moral.



Shenim: Ky artikull eshte ofruar nga Faqja "Jam Dakort".
 

Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 12 shtator 2007 )
Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008