.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Meditime arrow Shprese Pertej Varrit...
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 48 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Shprese Pertej Varrit... Printo E-mail
Ringjallja e KrishtitNë përfundim të fjalimit të tij të famshëm mbi ringjalljen e Krishtit, apostulli Pal bën një pyetje retorike, "Ku, o vdekje është gjëmba jote? Ku është fitorja jote?" Duke iu referuar ringjalljes, përgjigja është e qartë. Vdekja u mposht - duke përdorur fjalët e Palit, "u përpi në jetë."
 
Billi Graham tregonte për një takim me kancelarin gjerman Konrad Adenauer, ish kryebashkiak i qytetit Keln, që pat qenë i burgosur nga Hitleri për kundërshtimin ndaj regjimit nazist, dhe më pas kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë Perëndimore.

Adenauer e meriton vërtet titullin "burrë shteti" pasi ai mblodhi copat e thyera të vendit dhe ndihmoi në rindërtimin e tij në një bote të frakturuar. Në këtë ndodhi, ai vështroi ungjilltarin në sy dhe i tha, "Z. Graham, a besoni në ringjalljen e Jezu Krishtit prej së vdekuri?" Grahami, disi i habitur nga pyetja iu përgjigj, "Sigurisht që po." Kancelari Adenauer iu përgjigj, "Z. Graham, përtej ringjalljes së Jezuit, unë nuk di për ndonjë shpresë tjetër në këtë botë."

Unë personalisht e kam përjetuar këtë ndjenjë të jehojë në dy kombe të tjera që po kalonin ndryshime drastike. Isha ulur në një tavolinë me gjashtë gjeneralë rusë dhe ata po pohonin te njejten gje: se nuk kishte asnjë shpresë tjetër për vendin e tyre përtej Zotit. Dhe ndërsa mbarova një leksion në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, hartuesit e akordit të paqes shprehen te njëjtën gje njëzëri. Unë besoj se kancelari Adenauer dhe të tjerët kishin padyshim te drejte. Është ringjallja e Jezuit që sjell shprese në botën tonë të rënë dhe ne jeten e cdo individi. 

Filozofi Uollter Kaufman shkroi një libër me titullin ironik “Besimi i një heretiku”. Duke shpjeguar parëndësinë tonë kozmike, ai përfundonte: "Ajo që dua të bëj dhe kete ua këshilloj edhe të tjerëve, është që të nxjerr maksimumin nga jeta: përpiquni me gjithë mundin tuaj dhe jetoni jetën, dhe nëse është e mundur, vdisni me fisnikëri." 

Më lejoni të them, miqtë e mi, se të na thuhet që të vdesim me fisnikëri, sic thote Kaufman, kur nuk ka shpresë përtej varrit, është dicka qesharake në rastin më të mirë. Krahasoni “banalitetin” e Kaufmanit me fjalët e Krishtit: "Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në mua do të jetojë." Këto fjalë të thella, thëne Martës, motrës së Llazarit, u vertetuan kohe më vonë, kur Jezui e ringjalli Llazarin prej së vdekuri.
 
Ringjallja e Krishtit jo vetëm që kënaq dëshirën tonë për jetë pas varrit dhe na jep plotësine e jetës, por gjithashtu justifikon këtë dëshirë të zjarrtë, duke na dhënë, siç thote nje himni i madh, "fuqi për sot, dhe shpresë të shndritshme për nesër." 

Perktheu: Eduard Lekgjika

Ravi Zacharias
Marrë nga www.rzim.org
Modifikimi i fundit ( e martė , 12 shkurt 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008