Jo! Shkenca mbeshtetet mbi vezhgime dhe riperseritje. Mrekulli si p.sh., misherimi dhe ringjallja jane te nje natyre e cila nuk ka te ngjare (ato nuk jane dukuri te zakonshme te natyres qe shkenca mund ti studioj sipas metodave te saj te riperseritjes). Pra, askush nuk mundet qe t’i riprodhoje ose t’i riperseris keto ngjarje ne nje laborator per t’i studiuar. Per kete arsye shkenca nuk mundet qe te jete gjykuesja apo juria, per faktin nese keto ngjarje kane ndodhur me te vertete ose jo.
Ne rradhe te pare, na duhet qe te pranojme qe metoda shkecore eshte e dobishme per te studjuar natyren por jo mbi-natyren. Sikurse yjet e futbollit flasin jashte ekspertizes se tyre kur dalin neper reklama televizive dhe na tregojne se çfare brisku rroje duhet qe te blejme, ashtu edhe shkencetaret flasin jashte fushes se tyre kur i adresohen çeshtjeve teologjike si mrekullite apo ringjalljen (e Krishtit). Ne te vertete, ka arsye te mira per te besuar ne mrekullite e Bibles. Nje faktor i rendesishem lidhur me kete çeshtje eshe vete koha e shkurter qe kaloi midis sherbeses se mrekullueshme te Jezusit dhe publikimit te ungjijve. Kjo kohe e shkurter e bente te pamundur zhvillimin e legjendave me mrekulli. Pasi, shume nga deshmitaret okulare te mrekullive te Jezusit do te ishin ende gjalle per te hedhur poshte çdo paraqitje te ndonje mrekullie te rreme (shiko 1 Kor 15:6). Gjithashtu, duhet qe te mirenjohim karakterin e ndershem e burrave te cilet deshmuan per keto mrekulli ( si p.sh. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni). Burra te tille nuk ishin te prirur per te deshmuar ne menyre te rreme, pasi ata ishin gati qe te jepnin jetet e tyre vetem per te mos mohuar besimin e tyre (tradita e kishes dhe historia deshmojne qe shumica prej dishepujve te Jezusit e humben jeten e tyre per shkak se nuk e mohuan deshmine e tyre per te). Gjithashtu, gjate asaj kohe kishte edhe deshmitare te cilet mund ti quajme kundershtare te mrekullive te Krishtit. Kur Jezusi e ringjalli Llazarin nga te vdekurit, askush prej krereve te prifterinjve apo farisenjte nuk e kundershtuan mrekulline (Gjoni 11:45-48) (nese ata do te ishin ne gjendje qe ta kundershtonin ate, atehere do ta kishin bere shume shpejt). Sepse, ata kishin me teper si qellim qe ta ndalonin Jezusin per fare (vargjet 47-48). Per shkak se kishte kaq shume kundershtare te cilet e ndiqnin dhe e vezhgonin Jezusin gjithmone, fabrikimi i historive te mrekullive ne sherbesen e Tij do te ishte e pamundur ne ate kohe. Une besoj qe natyra dhe Shkrimi, nese interpretohen me drejtesi, nuk bien ne konflikt. Perendia ka komunikuar me njerezimin si nepermjet zbuleses se tij te pergjithshme (natyres, ose universit te dukshem) dhe nepermjet zubleses se tij te veçante (Bibles). Meqenese te dyja keto zbulesa vijne nga Perendia – dhe meqenese Perendia nuk e kundershton vetveten e Tij – neve na duhet qe te konkludojme qe te dyja keto zbulesa jane dakort me njera-tjetren. Nderkohe qe mund te kete konflikte midis interpretimit tone ne lidhje me universin e dukshem me interpretimin tone te Bibles, perfundimisht nuk gjenden kontradita te papajtueshme. Ne mund te themi se shkenca eshte nje interpretim i gabuar njerezor i universit te dukshem dhe teologjia eshte nje interpretim i gabuar njerezor i Shkrimeve. Nese nje njeri profan (shekullar) e kundeshton idene qe shkenca mund te gabohet, kujtojini atij ate ç’fare ka provuar historiani i shkencave Thomas Kuhn ne librin e tij ”Struktura e revolucioneve shkencore” (The structure of scientific revolutions) – Qe, shkenca eshte gjithnje ne nje gjendje ndryshimi konstant. Zbulimet e reja kane shkaktuar gjithnje qe shembujt e meparshem shkencore te hidhen poshte ne favor te paradigmave te reja. Ky eshte kuptimi: nuk eshte natyra dhe Shkrimi qe bien ne kundershtim; por eshte shkenca (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Natyren) dhe teologjia (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Shkrimet) te cilat ndonjehere bien ne mosmarreveshje. Per kete arsye njeriu shekullar nuk mundet qe thjesht te heq nga mendja pjese te Bibles, sepse "shkenca dhe Bibla ne dukje bien ne kundershtim". Perktheu: Marient Dimushi Marre nga libri The Complete Book of Bible Answers, i Ron Rhodes. Does Science disprove the miracles of the Bible? |