.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Artikuj me interes arrow Vdekja e 3 besimtareve ne Turqi dhe qendrimi yne si te krishtere
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 16 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Vdekja e 3 besimtareve ne Turqi dhe qendrimi yne si te krishtere Printo E-mail
Ne prill te vitit 2007, e gjithe bota e krishtere u trondit thelle nga vdekja e tmerrshme e tre besimtareve te krishtere qe sherbenin ne Malatja, nje qytet rreth 300 milje ne lindje te Antiokut ne Turqi; vendi ku besimtaret e Krishtit u quajten per here te pare “te krishtere” (Veprat 11:26). Masakrimi i besimtareve te krishtere u krye nga nje grup te rinjsh te cilet, sipas raporteve te policise, kishin kohe qe pergatiteshin per t’i goditur keta besimtare, ne emer te besimit te tyre.

Raportet policore, por edhe vete rrefimi i deshmitareve, ishin rrenqethese dhe gati te pabesueshme. Detajet e tmerrshme te torturave te kryera ndaj tyre per disa ore me rradhe dhe me pas vrasja e tyre, eshte nje tregues i frikshem i urrejtjes dhe pasionit diabolik me te cilin keta te rinj permbushen aktin e tyre final te besimit.

Ne nje rast te tille fjalet mund te jene te teperta dhe te panevojshme, por ajo qe mbetet eshte fakti se kjo ngjarje ishte ne nje fare menyre kulmi i vazhdes se sulmeve, kercenimeve dhe presionit te vazhdueshem qe po ushtrohet mbi gjithe te krishteret ne Turqi.

 
Historia e tmerrshme...

Te merkuren me date18 prill 2007, misionari gjerman 46 vjecar dhe babai i tre femijeve – Tilman Geske –  po behej gati per te shkuar ne zyre. Para se te nisej, ai i tha “mirupafshim” gruas se tij dhe me pas perqafoi te birin, i cili fiksoi mire ne kujtese fjalet e fundit te te atit: “Mirupafshim. Te dua.”

Tilman kishte marre me qera nje hapesire ne zyrat e Shtepise Botuese “Zirve Publishing”, ku edhe po pergatiste shenimet per Biblen e re te Studimit ne Turqisht. Zyrat e “Zirve Publishing” ishin gjithashtu vendodhja e zyres se Kishes Ungjillore Malatja. Shtepia botuese Zirve, eshte nje sherbese e kishes qe merrej me printimin dhe shperndarjen e materialeve te krishtera ne krahinen e Malatjas dhe ne qytetet e tjera ne Turqine lindore.

Ne nje pjese tjeter te qytetit, pastori 35 vjecar, Necati Aydin, babai i dy femijeve, i tha gjithashtu mirupafshim gruas, ndersa largohej per ne zyre. Misionari dhe pastori u takuan ate mengjes per nje kohe lutje dhe studimi bible.  Sebashku me Tilmanin dhe Nacarin u bashkua edhe Ugur Yuksel, i cili kishte ardhur enkas per te marre pjese ne studimin biblik te mengjesit.

Asnjeri prej ketyre burrave qe kishin ardhur ate mengjes nuk e dinte se ajo qe i priste ishte prova dhe vertetimi me i madh i besimit te tyre. Askush nuk e priste qe besimi i tyre te perfundonte me hyrjen ne lavdi, per te marre kuroren e drejtesise nga Krishti dhe nderin e te gjithe shenjtoreve qe i prisnin ne pranine e Zotit.

 Ne anen tjeter te qytetit, 10 te rinj, te gjithe nen moshen 20 vjec, bene pergatitjet perfundimtare per vepren me te larte te besimit te tyre. Ata vune ne jete dashurine e tyre per Allahun dhe urrejtjen per jobesimtaret, te cilet i shihnin si percmues te Islamit.

Te djelen e Pashkes, pese prej ketyre djemeve kishin marre pjese ne sherbesen ungjillore te organizuar nga Pastor Necati dhe bashkepunetoret e tij ne dhomen e konferencave te nje hoteli ne qytet. Por askush nuk e di se cfare kishte ndodhur ne zemrat e tyre ndersa degjonin ungjillin. A ishin prekur ata nga Fryma e Shenjte? A ishin bindur ata per mekat? A e degjuan ungjillin me zemrat e tyre? Tashme, ajo qe dime me siguri, eshte vetem fillimi i historise se tyre.

 Keta te rinj, njeri prej te cileve ishte i biri i kryebashkiakut te provinces se Malatjas, ishin pjese e nje “tarikati”, qe eshte nje “grup besimtaresh te devotshem” te Islamit. Anetaresia ne nje “tarikat” konsiderohet si dicka shume e respektueshme. Ne fakt thuhet se askush nuk mund te futet ne administraten vendore pa qene me pare anetar i nje tarikati. Nderkohe, keta te rinj jetonin te gjithe ne te njejtin konvikt studentor ku edhe po pergatiteshin per provimet e pranimit ne universitet.

 Ate mengjes, te rinjte ishin armatosur me pistoleta, thika buke, litare dhe peshqire; gati per vepren e tyre perfundimtare ne sherbim te Allahut. Ata e dinin qe do kishte shume gjak. Prandaj dhe kishin mberritur ne kohe per studimin biblik, i cili zhvillohej rreth ores 10 te mengjesit.

 Sipas raporteve, te rinjte kishin mberritur tek zyrat e shtepise botuese pak para fillimit te studimit biblik. Sulmi ndaj besimtareve kishte filluar menjehere pasi Pastor Necati kishte lexuar nje kapitull nga Bibla. Me pas djemte i kishin sulmuar duke i lidhur ata duar e kembe neper karrige. Nderkohe e gjithe ngjarja filmohej me celulare nga vete djemte. Me tej ata vazhduan t’i torturonin besimtaret e krishtere per pothuajse 3 ore te tmerrshme.

Detajet e torturave qe u shkaktuan vdekjen e tmerrshme ishin me te vertete rrenqethese. Plaget nga goditjet me thika ishin te shumta dhe trupat e tyre ishin masakruar si me keq.

 
Persekutimi i te krishtereve neper bote

Kisha e Krishtit eshte themeluar mbi sakrificen e atyre qe ishin te gatshem t’i nenshtoheshin persekutimit per ceshtjen e Krishtit, madje deri ne vdekje. Nderkohe, vete fjala “martir” – dikush qe sakrifikohet per nje kauze te caktuar, vjen nga fjala e lashte greke “marturion” dhe ka kuptimin “deshmitar”.

Kjo e vertete e perhershme harrohet shpesh nga ne si besimtaret te krishtere dhe ngjarje si kjo e fundit besoj na ndihmojne te kthjellohemi per faktin se besimtaret e krishtere vazhdojne te persekutohen neper bote. Ungjilli i Krishtit ka qene dhe do te jete gjithmone nje pike e forte kontrasti me boten ne te cilen jetojme.

 
Qendrimi i krishtere

Por cfare qendrimi duhet te mbajne ne si besimtare kur degjojme histori te tilla?

Ne rradhe te pare qendrimi yne si te krishtere duhet te jete i njejte me qendim e gruas se njerit prej viktimave, e cila ne menyren e saj percoi te njejtin qendrim qe Jezusi kishte ne kryq kur tha: “O Ate, fali ata sepse nuk dine c'bejne” (Luka 23:34).

Se dyti, kjo ngjarje duhet te sherbeje si nje thirrje per t’u lutur seriozisht per kishen e cila persekutohet vazhdimisht ne ane te ndryshme te botes, qe Perendia te lartesoje me tej emrin dhe ungjillin e Tij.

Se treti, ne vete duhet ta marrim seriozisht deshmine tone per ungjillin e Krishtit. Thirrja e Perendise per te deshmuar per te verteten e ungjillit nuk eshte nje e drejte ekskluzive e pastorit, apo e misionareve!!! Secili prej nesh eshte i thirrur qe te deshmoje per Krishtin, qofte edhe nese duhet te perballemi me veshtiresi, sfida apo persekutime te vazhdueshme.

{moscomment}

Modifikimi i fundit ( e martė , 04 shtator 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008