|
1. Jezusi thotë: Ai që është pa mëkat le ta hedhë gurin i pari. Jezusi, qe është i vetmi person i pa mëkat nuk hedh asnjë gur, por përkundrazi tregohet i mëshirshëm. Perëndia e ka dërguar birin e Tij në këtë Botë për ta shpëtuar atë. Për këtë arsye Jezusi quhet shpëtimtar.
Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën. Gjoni 12:47 Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari. Mateu 9:36 2. Perëndia i do të gjithë njerëzit.
“Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën. Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?”. Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe. Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!”. Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe. Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes. Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: “O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?”. Dhe ajo u përgjigj: “Askush, Zot“. Atëherë Jezusi i tha: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më!“ Gjoni 8:4-11 3. Rënia në mëkat: Katastrofa më e madhe në Botë. Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan. Romakëve 5:12 Ne po jetojmë pasojat e mëkatit: - Vetmi dhe depresion
- Frike dhe ankth
- Sëmundje fizike dhe psikike
- Pasiguri
- Dhune dhe luftëra
- Ndotja e ambientit
- Dhimbje dhe vdekje
Marrëdhënia jone me Perëndinë, me njëri-tjetrin dhe me krijesën u prish.
4. Plani i Perëndisë për të na shpëtuar: KRYQI Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Romakëve 5:8 Jezusi fitoj mbi vdekjen Ai vdiq ne kryq për ty Ai u ringjall nga të vdekurit Ai ndreqi marrëdhënien tone me Perëndinë Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Isaia 53:4-5 5. Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen. Shpëtimi është Dhurata që Perëndia ka për ty.
Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Romakëve 10:9 Vetëm në shoqërinë e Jezusit...
- mund te gjesh qëllimin dhe kuptimin e jetës
- mund të gjesh ndihme për nevojat e tua me të thella.
- mund te gjesh paqe dhe harmoni
- mund të zbulosh personalitetin dhe dhuntitë tënde unike
- mund të jesh në qendër të vëmendjes
- mund te kesh siguri dhe jetë të përjetshme
Nëse ti e pranon atë ç’ka Jezusi ka bërë për ty, lutu keshtu:
Jezus, faleminderit që ti vdiqe për mëkatin tim dhe që unë tashmë jam i falur. Unë pranoj cdo të mire që ke bërë për mua. Eja në zemrën time. Amen! 6. Në Jezusin fillon jeta e re!
Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. 2 e Korintasve 5:17 Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. Gjoni 14:6 Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falënderim. Kolosianëve 2:6-7 Kur të shikosh gurin dhe kryqin, kujtohu se Jezusi të do. Ai ka një plan për jetën tënde dhe forca shtytëse e kesaj jete te re eshte dashurina. Tek Jezusi ka shpëtim, falje, çlirim, shërim dhe shpengim. Pergatiti: Marient Dimushi |