|
Anija LOGOS ofron nje sherbese te mirefillte per te gjithe vizitoret e saj. Eshte nje mundesi e mire per tu njohur me nje shumellojshmeri kulturash dhe aktivitetesh. Ne te do te paraqiten mbi 4,000 tituj librash me interes per te gjitha grupmoshat dhe nga fusha te ndryshme. Kjo sherbese ofrohet nga nje ekuipazh i perbere kryesisht nga te rinj te ardhur nga 45 vende te ndryshme te botes.
Anija LOGOS II do te jete e ankoruar ne portin e Durresit nga data 11-23 Maj dhe eshte e hapur per kedo qe deshiron te vizitoje ambientet e saj, si dhe te marre pjese ne aktivitetet e ndryshme te planifikuara nga ekuipazhi i kesaj anije. Hyrja per ne anije do te kushtoje vetem 50 Leke te reja, ndersa per femijet nen 16 vjec qe jane te shoqeruar nga te rriturit, hyrja do te jete e lire. Orari i hapjes do jete ky: Te Dielen dhe te Henen 14:00 – 22:00 Te Marten deri te Shtunen 10:00 – 20:00 Pervec mundesise per te vizituar ambientet e anijes dhe per te blere libra, stafi i ekuipazhit ka organizuar edhe disa aktivitete te tjera ne dite te caktuara qe jane si me poshte: - 12 Maj – Mbremja Latine ne ora 19:00. Nje program i veçante kulturor Latin ne nje ambient plot ngjyra! (pagesa 150 Lek).
- 13 dhe 20 maj – Family Day ne oren 16:00-20. Jeni te ftuar me familjen dhe miqte tuaj per nje te diel te veçante ne bordin e LOGOS II.
- 15 Maj – Oasis ne oren 19:00. Konferenca e misionareve.
- 16 Maj – Konferenca e Pastoreve ne oren 19:00. Si te kërkosh udhëheqje ne kohe ndryshimi. (pagesa 150 Lek).
- 18 Maj – Konferenca e Gruas ne oren 18:00. (pagesa 150 Lek).
- 19 Maj – P.N LOGOS II ne oren 18:00 tek Bulevadi Kryesor & Mbremja Nderkombetare. Parada Nderkombetare e LOGOS II. Ju ftojme te ndiqni paraden e ekuipazhit te anijes me 45 kombesi te ndryshme pergjate Bulevardit Kryesor te Durresit, deri tek Pallati i Kultures ku do te zhvillohet Mbremja Nderkombetare.
-------------------------------------------------------------------------------------- Shenim: Nese deshironi te informoheni rregullisht per aktivitete dhe njoftime te tilla, atehere ju sugjerojme te abonoheni tek Buletini.albKristian.com duke klikuar ketu |