.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Meditime arrow Lutja te afron me ata per te cilet lutesh, ajo te rrit!
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 77 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Lutja te afron me ata per te cilet lutesh, ajo te rrit! Printo E-mail
Kur lutesh rregullisht per dike, kjo te ben ta kuptosh me teper dhe te ndiesh me afer atij personi. Thjesht fakti qe mendimet e tua per te shkojne perpara Zotit ne lutje, te ben ty vete ta rivleresosh dhe ta marresh ne konsiderate qendrimin tend dhe sjelljen tende ndaj tij.

Mendimet e tua per te fillojne te transformohen dhe sa me teper  kerkon vullnetin e Perendise per jeten e tij, aq me teper arrin te kuptosh dhe ta vleresosh personin per te cilin po lutesh.

Sa me i madh te jete perkushtimi yt ne lutje, aq me prane e ndjen personin per te cilin po lutesh, dhe vullneti i Perendise per jeten e tyre fillon te te shpaloset edhe me qarte. Kjo nuk eshte aspak cudi, pasi ashtu sic lutja ka aftesine te te afroje me Perendine, ajo ka aftesi te te afroje edhe me personin per te cilin lutesh.

Lutja per te tjeret eshte thelbesore nese deshira dhe vullneti yt eshte te investosh ne jeten e njerezve qe te rrethojne.

Sa me teper te lutesh per koleget ne pune, apo shoket dhe shoqet e klases, aq me teper je ne gjendje t’i kuptosh ata dhe te solidarizohesh me problemet dhe veshtiresite me te cilat ata  po perballen. Pervec kesaj, nepermjet lutjes ti je ne gjendje te nderhysh perpara Perendise per te sjelle ndryshime ne jeten e tyre dhe si rezultat i lutjes, vete qendrimin yt ndaj tyre ka per te ndryshuar.

Lutja ka aftesine e mrekullueshme qe te te beje te njohur mendimet dhe deshirat e Perendise. Sa me teper ta dorezosh vetveten dhe te tjeret ne lutje perpara Perendise, aq me teper gjera te reja zbulon per Perendine, te tjeret dhe vetveten. Dhe pervec kesaj; kur kerkon te investosh ne jeten e njerezve qe te rrethojne, lutja ben qe jetet e tyre te bekohen, nderkohe qe ti vete rritesh e forcohesh edhe me tej ne Perendine.

Lutja na afron me te tjeret njesoj sic na afron me Perendine. Lutja per te tjeret eshte shprehje konkrete dhe tregues i vullnetit tone per te investuar tek njerezit ne nje menyre qe eshte ne perputhje me vullnetin e Perendise per secilin prej nesh.

Autor: Elvis Plaku 

--------------------------------------------------------------------------

Shenim: Per t'u informuar mbi shkrimet dhe materialet me te fundit ne albKristian.com ju ftojme te abonoheni tek Buletini.albKristian.com 

Modifikimi i fundit ( e shtunė , 01 shtator 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008