Sondazhi per krijimin e nje Librarie online me libra te krishtere
Prej disa kohesh tashme stafi i albKristian.com ka qene duke konsideruar idene dhe mundesine e hapjes se nje librarie te krishtere online ku mund te shiten libra dhe produkte te tjera te krishtera ne shqip.
Kjo ide ka lindur jo thjesht si nje mundesi gjenerimi fondesh per te mbeshtetur punen e albKristian.com, por mbi te gjitha per te nxitur leximin e librave te krishtere nga vete besimtaret dhe te gjithe njerezit e tjere te interesuar.
Fakti mbetet qe sot per sot besimtaret e krishtere lexojne shume pak libra dhe materiale te krishtera. Shumica kufizohen ne pamfletet e vogla, ne predikimin e te djeles apo studimin biblik qe mund te behet gjate javes. Por sa jane vertete ata qe lexojne i perkushtohen studimit dhe leximit te rregullt? Edhe ata qe lexojne rregullisht, kufizohen tek leximi i Bibles dhe rralle i librave. (sidomos ne Shqiperi).
Ne keni deshire te kuptojme nese mundesia e porositjes se librave dhe materialeve te krishtera nepermjet internetit eshte me interes per ju. Per kete arsye ju ftojme te votoni ne sondazhin qe kemi publikuar tek www.albKristian.com ose shkoni direkte tek Sondazhi duke klikuar ketu: Sondazhi (votoni ne krah te djathte).
Gjithashtu, mirepresim cdo sugjerim, ide, apo mendim qe mund te keni ne lidhje me kete projekt. Ju lutem na shkruani tek
Perzemersisht,
Stafi i albKristian.com
P.S. Ju lutem nese keni mundesi shperndajeni kete mesazh tek miqte tuaj te krishtere.