.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Jeta e Krishtere arrow Tema e Vuajtjes dhe trajtimi qe i behet asaj tek libri i Jobit
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 30 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Eruion
Logohuni
Tema e Vuajtjes dhe trajtimi qe i behet asaj tek libri i Jobit Printo E-mail
Jobi ishte një njeri i drejtë. Ai e kishte frikë Perëndinë dhe i largohej së keqes (Jobi 1:1, 8; 2:3). Por Satani deklaroi se Jobi i shërbente Perëndisë vetëm për shkak të bekimeve. Jobi kishte shumë fëmijë dhe pasuri të madhe. Perëndia e lejoi Satanin që ta vinte në provë zemrën e Jobit. Jobi humbi fëmijët e tij dhe gjithçka që kishte. Por ai i qëndroi besnik Perëndisë.

Jobi besonte se Perëndia, i cili kishte dhënë falas, kishte gjithashtu të drejtën për të marrë. Në një provë të dytë, Perëndia e lejoi Satanin që të sulmonte shëndetin e Jobit.

Madje edhe gruaja e Jobit i sugjeroi atij që ta mallkonte Perëndinë dhe të vdiste (Jobi 2:9-10). Por megjithatë, Jobi nuk e fajësoi Perëndinë. Ai ishte njeri me një besim të madh, me durim dhe këmbënguljeje të jashtëzakonshme (Jakobi 5:10-11).

Libri i Jobit lufton me një pyetje të vjetër. Nëse Perëndia është i drejtë dhe i dashur, përse lejon Ai që të vuajë i drejti? Autori i librit të Jobit na jep disa përgjigje mbi këtë pyetje.

  • Vullneti i Perëndisë nuk bëhet plotësisht në tokë ashtu siç bëhet në qiell. Shumë gjëra të këqija që ndodhin mbi tokë nuk i përkasin planit të Perëndisë. Më saktë, ato janë vullneti i një djalli mizor. “Por Zoti është besnik, dhe ai do t’ju forcojë dhe do t’ju ruajë nga i ligu” (2 The. 3:3). Perëndia e kufizon fuqinë e Satanit dhe do t’i shkurtojë ditët e tij (Mat. 24:22; Zbu. 12:12).
  • Herë pas here Perëndia e lejon Satanin që ta sprovojë të drejtin. Këto sprova e pastrojnë besimin, ashtu si rafinohet ari në zjarr (Jobi 23:10; 1 e Pje. 1:6-7). Provat e bëjnë akoma edhe më të të mirë një njeri. Jobi u rrit në besim dhe përulësi (Jobi 42:1-10).
  • Perëndia është besnik dhe i mëshirshëm. Herë pas here rruga mund të jetë e errët dhe me gropa. Por në fund, ashtu siç mësoi Jobi, Perëndia është plot dhembshuri (Jobi 42:7-17; Jakobi 5:11).

Prandaj libri i Jobit na mëson të kuptojmë arsyen pse Perëndia lejon që gjërat e këqija t’i ndodhin njerëzve të mirë.

Parimet për sot nga Libri i Jobit

1. Perëndia lejon që njerëzit të kalojnë nëpër sprova për të provuar dhe rritur besimin e tyre.

2. Ndonjëherë ne kemi nevojë për llojin e të menduarit si/ashtu edhe. Si Perëndia ashtu edhe Jobi kishin të drejtë. Ndryshe nga kjo, Jobi dhe miqtë e tij përdorën mënyrën e të menduarit ose/ose. Ata menduan: “Ose Perëndia është i drejtë, ose Jobi është i drejtë”. Jobi donte të dënonte Perëndinë për të shfajësuar vetveten (Jobi 40:8). Por si Perëndia ashtu edhe Jobi ishin të drejtë. Ka një kohë edhe për të menduarin ose/ose. Por shumë herë, njerëzit gabojnë duke zgjedhur një gjë dhe duke refuzuar një tjetër, kur ndërkohë që të dyja ato janë të mira. Për shembull, besimtarët duhet të ndjekin Moisiun apo Jezusin? Ishte e drejtë që besimtarët judenj të ndiqnin disa zakone të Moisiut. Por është gjithashtu e drejtë që johebrenjtë të mos ndjekin zakonet e Moisiut apo ato judease (Veprat 15).

3. Ne nuk duhet të dalim në përfundimin se të gjitha sëmundjet dhe problemet vijnë për shkak të mëkatit (Gjoni 9:1-3).

4. Njerëzit duhet të jenë të përulur dhe të mos e vënë në dyshim drejtësinë e Perëndisë. Ne nuk mundemi të shohim pamjen e plotë. Ne jemi të kufizuar në kuptimin e planeve dhe qëllimeve të mençura të Perëndisë.

5. Ndryshe nga miqtë e Jobit, ne nuk duhet të akuzojmë ata që vuajnë. Por ne duhet të tregojmë dhembshuri dhe të lutemi për mëshirën e Perëndisë.

6. Ashtu si Jobi, ne duhet të kemi durim kur vuajmë (Jakobi 5:7-11).

Modifikimi i fundit ( e shtunė , 03 mars 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008