|
4. Ne Besojme Kredoja Jone |
|
|
|
albKristian.com është një shërbesë ndërkonfesionale, por thelbësisht ungjillore.
- Bibla: Ne besojmë në Biblën si Fjala e frymëzuar e Perëndisë, e vetme, e padështueshme, dhe autoritare për besimtarët në besim dhe praktikë.
- Perëndia: Ne besojmë në një Perëndi të vetëm, Krijuesin e universit, i cili ekziston përjetësisht si Trini: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
- Jezus Krishti: Ne besojmë në hyjninë e Jezu Krishtit, në lindjen e Tij nga një e virgjër, në jetën e Tij pa mëkat, në mrekullitë e Tij, në vdekjen e Tij zëvendësuese dhe shpenguese (shpëtuese) nëpërmjet gjakut të Tij të derdhur, në ringjalljen e Tij trupore, në ngritjen e Tij në krahun e djathtë të Atit, dhe në kthimin e Tij për së dyti me fuqi dhe lavdi.
- Fryma e Shenjtë: Ne besojmë në shërbesën e vazhdueshme të Frymës së Shenjtë nëpërmjet të cilës besimtari është në gjendje që të jetojë një jetë të perëndishme.
- Shpëtimi: Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të beshosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
- Ringjallja: Ne besojmë në ringjalljen e të shpëtuarve dhe të humburve në ditën e fundit – të shpëtuarit në ringjalljen e jetës dhe të humburit në ringjalljen e ndëshkimit.
- Besimtarët: Ne besojmë në unitetin frymor të besimtarëve kudo si pjesë e trupit të Jezu Krishtit.
Ne mbështesim gjithashtu Besëlidhjen (Marrëveshja) e Lozanës. |
|
Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 09 janar 2008 )
|