|
3. Synimet dhe Objektivat kryesore |
|
|
|
Synimeve e sherbeses sone nepermjet ketij Portali jane:
Apologjia - (mbrojtja e besimit) është një prej arsyeve kryesore e cila na nxiti gjatë krijimit të këtyre faqeve elektonike në internet. Në kohërat dhe botën që jetojmë, neve si besimtarë të krishterë na duhet që të përballohemi me shumë fe, besime, ideologji dhe filozofi të ndryshme të cilat mësojnë dhe praktikojnë gjëra që bien në kundërshtim me principet biblike dhe botëkuptimin e krishterë.Gjithashtu, shumë besimtarë kanë pyetje dhe nevojë për të mësuar më shumë mbi bazat e besimit të krishterë. Prandaj është synimi dhe privilegji ynë që ta shpallim dhe mbrojmë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, duke u përpjekur vazhdimisht që t’u përgjigjemi atyre që na pyesin në lidhje me shpresën që kemi (1 Pjetër 3:15)!
Deshmimi – si të besimtarë të krishterë është përgjegjësia dhe privilegji ynë që të dëshmojmë në lidhje me Jezus Krishtin dhe shpëtimin e Perëndisë nëpërmjet Tij. Perëndia erdhi në tokë që të ofronte Birin e Tij si një flijim vullnetar për të paguar për mëkatet tona, dhe që nëpërmjet Tij kushdo që beson në të, të mos humbasë por të ketë jetë të përjetshme. Prandaj, është synimi ynë që nëpërmjet këtyre faqeve të bëjmë një prezantim të denjë dhe cilësor të ungjillit dhe besimit të krishterë në përgjithësi. (Gjoni 3:16; Romakëve 1:16).
Dishepullizimi (Trajnimi & Ndërtimi) – Jezusi na urdhëroi që të shkojmë dhe të bëjmë dishepuj nga të gjithë popujt e kombet, dhe t’u mësojmë atyre të zbatojnë ato që Ai na ka urdhëruar. Si rrjedhojë ne dëshirojmë që t'ju ofrojmë materiale dhe mësime të ndryshme biblike për të ndihmuar në rritjen e besimtarëve si ndjekës të Jezus Krishtit (Mateu 28:19-20; Gjoni 14:15; Marku 12:30; Romakëve 12:1-2).
Inkurajimi dhe Nxitja – si ndjekës të Jezus Krishtit ne të krishterët kemi detyra dhe përgjegjësi të cilat bien mbi shpatullat e secilit prej nesh. Por njëkohësisht ne jemi mëse në dijeni që askush nuk është në gjendje që t’i kryejë ato pa pasur një farë inkurajimi dhe nxitje të vazhdueshme. Prandaj, është pjesë e qëllimeve tona që ti inkrurajojmë dhe nxisim besimtarët e krishterë nëpërmjet këtyre faqeve. (Marku 12:30; Romakëve 1:16; Romakëve 12:1-2).
Bashkepunimi dhe Partneriteti – suksesi dhe vazhdimësia e kësaj shërbese mund të vijnë vetëm si rezultat i bashkëpunimit dhe partneriteteve që krijohen midis besimtarëve. Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar që të krijojmë mundësi bashkëpunimi dhe partneriteti midis besimtarëve me njëri-tjetrin, si dhe me ne për punën që bëjmë.
Informimi dhe Edukimi – ky aspek i faqeve tona përfshin jo vetëm ofrimin e materialeve dhe shërbimeve të krishtera, por edhe të atyre shërbimeve të cilat nuk kanë një karakter plotësisht biblik në vetvete, por që janë shumë të rëndësishme për mirëinformimin dhe edukimin e shqiptarëve në përgjithësi dhe të besimtarëve në veçanti. Prandaj, ju do të gjeni në faqet tona shërbime dhe informacione të tjera të ndryshme kulturore, historike, etj. |
|
Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 09 janar 2008 )
|