.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Kush Jemi arrow 2. Historik i shkurter
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 40 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
2. Historik i shkurter Printo E-mail
Kjo Shërbesë i pati fillimet e veta në shtator të 2001-it me hapjen e një faqe personale në internet që quhet “Albania for Christ” (http://geocities.com/albaniaforchrist/).

Kjo faqe është në anglisht dhe fillimisht përmbante informacione personale, por shumë shpejt dëshira dhe prirja për t’u ofruar vizitorëve të saj më tepër informacione dhe materiale të vlefshme e transformoi atë në një rezervuar artikujsh dhe materialesh të ndryshme për shqiptarët në përgjithësi dhe të krishterët në veçanti.

Ishte po gjatë kësaj periudhe dhe punës me faqen e parë në anglisht që dëshira për ta përmirësuar këtë shërbim na nxiti të fillonim planifikimin për krijimin e një Faqe të re e cila do të ishte jo vetëm më e gjerë në funksionin dhe materialet që ofronte, por mbi të gjitha më profesionale dhe cilësore. Synimi ynë ishte që të krijonim disa faqe cilësore të cilat mund ti përshtateshin më mirë nevojave të shqiptarëve nëpërmjet internetit.

U desh rreth një vit i mbushur me planifikime, prova, testime, studim dhe përgatitje të cilat rezultuan në krijimin e albKristian.com – Faqe të Krishtera Shqiptare, në 30 Gusht të 2002-it. Që nga ajo kohë albKristian.com ka parë një zgjerim dhe një rritje të vazhdueshme në numrin e materialeve dhe shërbimeve që ofrojmë. Ndërkohë edhe numri i vizitorëve ka ardhur në rritje dhe tashmë ata arrijnë në mesatarisht mbi 200 vizitorë në ditë.

Puna për përmirësimin dhe zgjerimin e albKristian.com nuk mbaron ...! Përkundrazi, grupi i punës është duke punuar dhe planifikuar për implementimin e projekteve dhe ideve të reja si dhe  përmirësimin e përmbajtjes ekzistuese. 

Modifikimi i fundit ( e enjte , 31 janar 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Nese deshironi te jepni nje Donacion per kete sherbese, atehere klikoni butonin e meposhtem,
por me pare zgjidhni monedhen qe deshironi
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008