|
1. Cfare eshte albKristian.com |
|
|
|
“albKristian.com – Portali i Krishterë Shqiptar” është një shërbesë e krishterë nëpërmjet internetit. Synimi ynë është që me anë të këtij Portali t’i ofrojmë, çdo shqiptari, kudo që është, një burim të vlefshëm informacionesh, artikujsh, materialesh dhe shërbimesh nga një perspektivë e krishterë.
I gjithë Portali është rezultat i përpjekjeve dhe i kontributit të disa besimtarëve të krishterë shqiptarë (si edhe të huaj), me banim në vende të ndryshme të botës si p.sh. Shqipëri, Suedi, Australi dhe Amerikë. Shërbesa jonë buron nga bindjet tona si besimtarë të krishterë dhe informohet nga vetë nevojat shpirtërore, morale, dhe mendore të shqiptarëve. Frymëzimi kryesor për punën që bëjmë vjen nga vetë Jezusi, i cili nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer. (Mateu 20:28; Marku 10:45) albKristian.com njihet ndryshe si Shërbesa ‘Shqiptarët për Krishtin’! Motoja jonë është: “T’ju shërbejmë shqiptarëve për Krishtin”! |
|
Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 09 janar 2008 )
|