.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow 31 Janar 2007 - Dita Nderkombetare e Lutjes dhe e Agjerimit per Kosoven
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 99 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 169
Lajme: 361
Linke: 34
Vizitorė: 547369
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
31 Janar 2007 - Dita Nderkombetare e Lutjes dhe e Agjerimit per Kosoven Printo E-mail
Si filloi?
Para 8 vjetesh kur situata ne Kosove ishte gjithçka tjeter perveç paqesore dhe e qete, ne ato kohe te masakrave te tmerrshme, dhunes, vrasjeve dhe shtypjes, kisha edhe pse e vogel arriti te dergoje shume imelle tek udheheqes kishash dhe udheheqes politike duke iu kerkuar atyre qe data 31 Janar te jete dita e pendimit ne emer te ketij kombi dhe te luten per nderhyrjen e Perendise ne katastrofen qe po ndodhte...
Disa nga ju keni marre imellin dhe i jeni pergjigjur thirrjes. Ne kemi qene aq shume te ngazellyer per te pare se Kosova ishte vendosur ne zemrat e shume njerezve besnike te cilet u pergjigjen me ndermjetesim dhe lutjet e tyre ne fillim jo vetem se e ngriten Kosoven para Perendise ato kohe por po ashtu pame qe permes lutjeve te tyre Perendia u dha shume njerezve pasion per te vazhduar qe te luten per kete vend. Ndonese lufta vazhdoi per disa muaj pas dites se pare te lutjes dhe agjerimit ne pame se si Perendia iu pergjigj lutjeve te shumta qe i ishin bere Atij, dhe Perendia kishte mbrojtur kishen e Tij ne menyre te mrekullueshme.

Shume gjera kane ndodhur ne Kosove gjate tete viteve te shkuara, dhe ne kemi pare si Perendia ka perdoruar lutjet e popullit te Tij per te sjelle ndryshime. Megjithate ende ka nevoje te madhe per te kembengulur per lutje pasi qe ka shume gjera qe jane shqetesuese per trupin e Krishtit, duke shpresuar se do te terheqe edhe vemendjen tuaj dhe qe do te motivoje edhe shume te tjere per t’u lutur.

Prandaj edhe nje here duam t’ju bejme thirrje qe te gjitheve qe me 31 Janar (e qe eshte dita nderkombetare e lutjes dhe agjerimit per Kosoven), sikur edhe vitet e kaluara, t’i perqendroni  lutjet tuaja per Kosoven dhe per te shperndare fjalen tek te miqte, grupet tuaja te lutjes dhe kishat tuaja per kete dite dhe gjate kesaj dite.

Situata e tanishme:
Perveç situates se pasigurt politike perreth nesh shoqeria kosovare gjendet nen kushte teper te veshtira ekonomike. Ekonomia ne te cilen po hyjme ne vitin 2007 eshte ne fakt me e veshtire sesa ajo e viteve 2005-2006. Rreth 17% e kosovareve jetojne ne kushte te varferise se skajshme; rreth 35% duke mbijetuar me me pak se $ 1 ne dite. Niveli i papunesise qendron rreth 70% qe nenkupton se shumica e njerezve jetojne nga te hollat qe iu dergohen nga te afermit e tyre qe jetojne jashte vendit. Nen keto kushte krimi dhe prostitucioni po lulezojne ne Kosove. Nderkohe zona te tera te fshatrave po shkyçen nga furnizimi me rryme per shkak te mospageses se faturave, perderisa edhe ata qe kane mundesi t’i paguajne shkyçen nga rrjeti i rrymes dhe ujit per çdo dite.

Kerkesat e Lutjes:

  • Ju lutemi lutuni per paqe ne zemrat e njerezve sikurse edhe ne komunitetet tona, dhe qe ky vit ne vijim do te shenohet si vit i stabilitetit.
  • Lutuni per shpetimin e kosovareve dhe qe te qendrojne ne besimin e tyre pa frike.
  • Lutuni qe Perendia vazhdimisht do te na mbushe me shpresen dhe sigurine e Tij, qe planet e Tij per Kosoven te jene per nje te ardhme te mire dhe jo per te keqen.
  •  Lutuni per udheheqesit kombetar, per presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku dhe udheheqes te tjere te rendesishem kosovare, sikurse edhe per Joachim Rucker dhe udheheqes te tjere te Kombeve te Bashkuara ne Kosove.
  • Lutuni per unitetin dhe bashkepunim te mire te kishave ne Kosove. Kujtojeni edhe KPUK (Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves) si nje vegel per bashkimin e 39 kishave te Kosoves.

Per Kishen e Kosoves
Ne Kosove sot jane 39 kisha apo kisha ne mbjellje. Derisa lutemi per kombin tone ne duhet te mbajme ne mend qe nga kisha duhet te rrjedhe jeta e cila do te ndikoje shoqerine jashte trupit te Krishtit.

Jeta, shpresa dhe besimi duhet te fillojne brenda nesh dhe te rrjedhin jashte nesh. Perendia ka bere aq shume brenda kishes kosovare gjate tete viteve te kaluara, duke na rritur ne pjekuri dhe ne numer. Megjithate, ka ende shume çfare ne deshirojme qe te ndodhe – transformim dhe shumezim. Ne me deshire te zjarrte duam te shohim Perendine qe do te dergoje shi ne token e thate, per te dhene fryte ne vendet shterpe dhe duke pare qe te çarat do te zhduken sikur edhe kur toka bashkohet pasi qe ka pire ujin.

Ju lutemi lutuni per Kishen qe te kete nje vizion te qarte dhe te shohim Kosoven qe transformohet nga brendia e Trupit dhe jashte.

Faleminderit per partneritetin tuaj bashke me ne per t’u lutur per kete vend. Ju lutem na njoftoni nese po organizoni ndonje takim lutjeje ose nese do te deshironit me shume informata ose burime. Le t’i besojme bashke Perendise qe Ai eshte do te perdore lutjet tona te 31 Janarit per te bere gjera te mrekullueshme ketu te cilat as qe do t’i besonin edhe sikur dikush do te na tregonte! Mezi presim te ndajme me shume me ju per ate qe Ai po punon ne mes nesh dhe per te degjuar nga ju per çfaredo qe Perendia ju flet juve per Kosoven derisa prisni ne Perendine per te ndare zemren e Tij dhe derisa Ai drejton ndermjetesimin tuaj.

Modifikimi i fundit ( e shtunė , 27 janar 2007 )
< Mbrapa
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008