|
Jezusi është Perëndia në mish. Ai nuk ekziston si gjysëm-njeri dhe gjysëm-Perëndi. Ai është plotësisht njeri dhe plotësisht Perëndi. Kur u mishërua, Ai i shtoi natyrës së Tij hyjnore natyrën njerëzore. Pra, Ai ka dy natyra: hyjnore dhe njerëzore.
Ai është Perëndia dhe njeriu në të njëjtën kohë. Ai nuk është thjesht një njeri “që kishte Perëndinë brenda”, ose thjesht një njeri që “manifestoi principin e Perëndisë”. Ai është Perëndia vetë dhe personi i dytë i Trinisë. “Ai është shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij dhe i mban të gjitha me fuqinë e Fjalës së Tij “(Hebrenjve 1:3 – e perifrazuar).
Të dy natyrat e Jezusit nuk janë “të përziera sëbashku” dhe as të kombinuara në një natyrë njeri-perëndi. Ato janë të ndara, por bashkëveprojnë si një e përbashkët. Teologët e quajnë këtë ‘Bashkimi Hypostatik’. Tabela e mëposhtme do t’ju ndihmojë të shihni të dy natyrat e Jezusit “në veprim”: Perëndia | Njeriu | Ai u adhurua (Mat. 2:2,11; 14:33). | Ai e adhuroi Atin (Gjoni 17). | Ai u quajt Perëndi (Gjoni 20:28; Heb. 1:8). | Ai u quajt njeri (Mark 15:39; Gjoni 19:5; Luka 5:24). | Ai u quajt Biri i Perëndisë (Mark 1:1; Mateu 14:33). | Ai u quajt Bir i Njeriu (Gjoni 9:35-37; 5:27). | Atij iu drejtuan lutje (Vep. 7:59). | Ai iu lut Atit (Gjoni 17). | Ai nuk ka mëkat (1 Pjet. 2:22; Heb. 4:15). | Ai u tundua (Mat. 4:1). | Ai jep jetë të përjetshme (Gjoni 10:28). | Ai vdiq (Rom. 5:8). | Tek Ai banon gjithë plotësia e Hyjnisë (Kol. 2:9) | Ai ka një trup me mish e kocka (Luka 24:39). |
Një nga gabimet më të shpeshta që kultet jo të krishtera bëjnë, ka të bëj me moskuptimin e dy natyrave të Krishtit. Për shembull, dëshmitarët e Jehovait fokusohen në natyrën njerëzore të Krishtit dhe e injorojnë natyrën e Tij hyjnore. Dhe mormonët sëbashku me myslimanët, bëjnë të njejtin gabim, përsa i përket natyrave të Tij. Për të kuptuar Jezusin, dhe si rezultat, të gjitha doktrinat e tjera që kanë të bëjn me Të, duhet që të kuptojnë dhe të përkufizojmë dy natyrat e Tij siç duhet. Bibla dëshmon për Jezusin (Gjoni 5:39), profetët profetizuan për Të (Vep. 10:43), Ati dëshmoi për Të (Gjoni 5:37; 8:18),Fryma e Shenjtë dëshmoi për Të (Gjoni 15:26), veprat që Jezusi kreu dëshmuan për Të (Gjoni 5:36; 10:25), turmat dëshmuan për Të (Gjoni 12:17),dhe Jezusi dëshmoi për vetëveten (Gjoni 14:6; 18:6). Disa vargje të tjera që mund të konsideroni kur të shqyrtoni hyjninë e Tij janë: Gjoni 1:1; 10:30-33; 20:28; Kol. 2:9; Fil. 2:5-8; Heb. 1:6-8; dhe 2 Pjet. 1:1. 1 e Timoteut 2:5 thotë: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”. Tani, në qiell ndodhet një njeri në fronin e Perëndisë. Ai është avokati ynë me Atin (1 Gjonit 2:1), Ai është shpëtimtari ynë (Tit. 2:13), Ai është zoti ynë (Rom. 10:9-10), Ai është Jezusi. Shënim: Këto informacione janë marrë dhe përshtatuar nga “Christian Apologetics & Research Ministry” - CARM.org |