.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Jeta e Krishtere arrow Ēfare eshte Lutja?
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 96 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Ēfare eshte Lutja? Printo E-mail
Lutja është një shprehje e komunikimit tonë me Perëndinë. Ai komunikon me ne nëpërmjet Fjalës dhe Frymës së Tij, dhe ne komunikojmë me Të nëpërmjet lutjes në zemrat dhe mendjet tona. 

Që nga dita e shpëtimit tonë, ne bëhemi pjesë e familjes së Atit tonë qiellor dhe fillojmë një marrëdhënie të re me Të. Si në çdo lloj marrëdhënieje tjetër që ne kemi me dikë, komunikimi midis të dy palëve është mëse i rëndësishëm, pasi pa të, nuk mund të ekzistonte marrëdhënia, apo jo? Kjo domosdoshmëri na ndihmon të kuptojmë sado pak rëndësinë e komunikimit (lutjes) në marrëdhënien tonë me Perëndinë, dhe prandaj lutja mbetet mënyra më e rëndësishme dhe thelbësore në mardhënien tonë me Perëndinë.

Përsa na përket neve, si të krishterëve, lutja nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Perëndia ka zgjedhur që të ketë një marrëdhënie personale me secilin prej nesh, dhe lutja është një nga pjesët më të rëndësishme e cila e bën këtë marrëdhënie të mundur dhe na lejon të rritemi në besim dhe që të jemi të frytshëm.

Lutja nuk është thjesht një përgjegjësi, ajo është njëkohësisht një privilegj për çdo dishepull (ose ndjekës) të Perëndisë dhe Birit të Tij Jezus Krishtit. Ne si dishepuj të vërtetë të Jezusit, kemi mundësi që të vijmë përpara Perëndisë dhe të bashkëbisedojmë me: mbretin e mbretërve, dhe njëkohësisht mikun dhe Atin tonë. Perëndia, i cili është i shenjtë dhe i gjithëditur dëshiron që të ketë një mardhënie me ne, që jemi mëkatar dhe të paditur në vetëvete.

Pyetja lind: Si duhet të lutemi? Ne i lutemi Atit në emrin e Birit të Tij Jezus dhe  nëpërmjet mundësimit të Frymës së Shenjtë.

Lutja ka shumë aspekte të ndryshme. Ajo mund të jetë një shprehje e: 

- shpresës dhe besimit tonë në Zotin (Isaia 40:31; Psalmi 6:1-10; Psalmi 27:14).

- ndërmjetësimit dhe ndërhyrjes për të tjetër (Ezekieli 22:30; 1 Timoteu 2:1; Isaia 59:16).

- kërkesave tona ndaj Perëndisë për gjërat që na nevojiten (Mateu 7:7-11).

- dëgjesës sonë ndaj Perëndisë (Gjoni 10:27).

-qëndresës dhe ngulmimit tonë në luftë frymore (Efesianëve 6:10-18).

- falenderimit tonë ndaj Perëndisë (1 e Thesalonikasve 5:18; 1 e Timoteut 2:1).

- lavdeve të ofruara si flijim (Hebrenjve 13:15).

- kërkesës për faljen e mëkateve (1 e Gjonit 1:9; Mateu 6:12).

- etj.

Pse duhet që të lutemi?

1. Para së gjithash, Perëndia në Fjalën e Tij na ka urdhëruar që të lutemi. Urdhëresa për tu lutur vjen nga buzët e psalmistëve (1 e Kronikasve 16:11; Psalmi 105:4), e profetëve (Isaia 55:6; Amosi 5:4,6), e apostujve (Efesianëve 6:17-18; Kolosianëve 4:2; 1 e Thesalonikasve 5:17) dhe nga vetë Zoti Jezus Krisht (Mateu 26:41; Luka 18:1; Gjoni 16:24).

2. Lutja na ndihmon që të rritemi në frymë. Ajo lëshon faljen, forcën, paqen, drejtimin dhe Frymën e Shenjtë në jetët tona.

3. Lutja na lejon që të bashkëpunojmë me Perëndinë.

- Perëndia e ka përkushtuar vetëveten që t’i përgjigjet lutjes (Luka 11:9-10).

- Perëndia është i vullnetshëm që të ndryshojë planet e Tij si përgjigje ndaj lutjes (Zanafilla 18:20-32; Eksodi 9-14; 2 e Mbretërve 20:1-6).

- Nëpërmjet lutjes, mbretëria e Perëndisë mund të vendoset më plotësisht në tokë (Mateu 6:10).

- Mundësitë e lutjes janë të pafundshme pasi Perëndia, të cilit ne i lutemi, nuk ka kufinjë (Romakëve 8:32).

- Nëpërmjet lutjes ne arrijmë që ta njohim Perëndinë më mirë për të ndërtuar një mardhënie me Të. Sa më tepër kohë që të kalojmë me Të, akoma më mirë do ta njohim dhe akoma më mirë do të jemi në gjendje që ta kuptojmë dhe njohim planet dhe rrugët (vullnetin) e Tij (Veprat e Apostujve 10:1-21).

- Lutja i sjell lavdi Perëndisë, Atë (Gjoni 14:13).

- Ne kemi inkurajimin që të lutemi vazhdimisht (1 e Thesalonikasve 5:17).

- Nëpërmjet lutjes ne mund të ndryshojmë rrethanat dhe situatat në mënyrë që ato të jenë sipas vullnetit dhe zemrës së Perëndisë (Ezekieli 22:30).

-Nëpërmjet lutjes në mund të bekojmë të tjerët dhe ti shpëtojmë ata (2 e Mbretërve 4:8-17; 1 e Samuelit 12:19).

- Që të mos lutesh, është njësoj si të mëkatosh (1 e Samuelit 12:23). Kur nuk lutemi ne e nuk i bindemi Perëndinë, sepse Ai thotë, ‘kërkoni’ (Gjoni 14:13-14; Jakobi 1:5-6).

- Ne duhet që të përfshihemi në lutjen ndërmjetësuese (Ezekieli 22:30; Isaia 59:16). Këto lloj lutjesh janë lutje në të cilat ne ndërmjetësojmë përpara Perëndisë për dikë ose diçka, për të cilën po lutemi. Ne duhet që ta marrim shumë seriozisht kohën kur vijmë përpara Perëndisë me nevojat dhe kërkesat tona, madje edhe të luftojmë me Perëndinë në lutje (Zanafilla 32:26).

4. Jezusi e konsideronte lutjen më të rëndësishme se ushqimi (Mateu 4:2), fjetja (Luka 6:12) dhe shërbesa (Luka 5:15-16). Ai gjente kohë për tu lutur (Marku1:35; Mateu 14:23; Luka 5:16) dhe lutej veçanërisht përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme (Luka 6:12-15). Bibla na mëson që tani Ai është duke ndërmjetësuar në krahun e djathtë të Perëndisë për ne (Hebrenjve 7:25; Romakëve 8:34).

Një nga gjërat më të rëndësishme që unë mësova kur fillova që të mësoja se si të lutesha për herë të parë, ishte kjo e vërtetë: Perëndia është Ati qiellor dhe miku im dhe si i atillë unë mund të flas me Të porsi me një shok. Por kuptohet që cila do qoftë mënyra se si ne flasim me miqtë tanë, kjo mënyrë duhet të jetë gjithmonë e veshur me respektin që i takon Perëndisë së Gjithfuqishëm!

Zoti ju bekoftë…

 

Disa referenca biblike në lidhje me lutjen      

  • Mateu 6:5-18
  • Luka 11:1-13
  • Romakëve 8:26-27
  • Efesianëve 6:18
  • Hebrenjve 10:19-22
  • Filipjanëve 4:6-7
  • Marku 11:22-25
  • 1 e Gjonit 5:14-15

Bibliografia

Bob Gordon & David Fardouly. The Foundations of Christian Living. Sovereign World. England, 1988. 

Donald C. Stamps. The Full Life Study Bible. Zondervan Publishing House. Grand Rapids, Michigan, U.S.A

 

Modifikimi i fundit ( e hėnė , 11 shkurt 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008