.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Jeta e Krishtere arrow Histori - Kuptimi i vertete i Krishtlindjes
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 30 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Histori - Kuptimi i vertete i Krishtlindjes Printo E-mail

Naten para Krishlindjes, nje familje e krishtere po behej gati te shkonte ne kishe per te festuar ditelindjen e Jezusit. Burri ndihej shume ne ankth. 20 Minuta para se te niseshin, ai vendosi t’i thoshte familjes se tij se nuk e besonte qe Jezusi erdhi nje dite ne toke dhe lindi njesoj sic lindin gjithe njerezit.

Ai tha: "Grua, n.q.s do te vij ne kishe do te jem hipokriti me i madh, sepse brenda ne zemren time nuk e besoj nje gje te tille...."

Familja e tij u shokua kur e degjoi nje gje te tille, por ata nuk u stepen, u bene gati dhe u nisen per ne kishe. Disa minuta me vone pasi familja kishte ikur, ai degjoi nje goditje te lehte ne dritare por nuk ia vuri shume veshin. Mbas disa minutash ai degjoi perseri goditje njera pas tjetres. Kurioziteti nuk e la te qete, prandaj u cua dhe shkoi prane dritares. Perjashta binte bore dhe ne dritaren e tij ishin tre zogj qe perpeliteshin duke u munduar te fluturonin, por debora dhe era e forte e benin te pamundur kete gje.

Menjehere veshi xhaketen dhe doli perjashta per t’i marre brenda, por sapo u afrua tek dritarja, zogjte e trembur fluturuan tutje. Burri provoi disa here qe t’i afronte por nuk pati sukses. Me pas i shkoi nder mend te merrte disa therrime buke. U fut brenda ne shtepi dhe pasi mori nje cope buke, filloi te hidhte therrime ne toke duke bere nje rruge per tek dera e shtepise, por perseri pa sukses. Zogjte ishim shume te trembur te afroheshin dhe aq me teper te futeshin ne shtepi.

Burri u ul duke menduar: "Cfare mund te bej qe tu mbush mendjen ketyre zogjve se nuk do t’i vras apo t’i lendoj. Une vetem dua t’i ndihmoj, ata nuk mund t’ja dalin dot kurre vetem ne kete kohe...”. Duke hedhur veshtrimin rreth e rrotull, atmosfera e Krishlendjeve i solli edhe njehere ne mendje arsyen e kesaj feste. Menjehere pergjigja i erdhi ne mendje. E vetmja menyre per t’i afruar keta zogj eshte qe une te behem si njeri prej tyre,  domethene te behem vete nje zog ....

Keshtu dhe Zoti yne, Jezu Krishti, erdhi ne toke ne formen e nje njeriu, per ta na shpetuar nga bota dhe per te na sjelle prane Atit. Ne ate moment burri e kuptoi me te vertete qellim e Krishlindjeve dhe u nis menjehere per ne kishe per tu bashkuar me familjen e tij.

Modifikimi i fundit ( e enjte , 15 mars 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008