|
Bibla është e pakrahasueshme në influencën, synimin dhe fuqinë e saj. Ajo është Fjala e Perëndisë. Njëkohësisht, ajo është burimi dhe regjistrimi i historisë së besëlidhjes së Perëndisë me njerëzit e Tij.
Në faqet e saj ne mësojmë vullnetin e Perëndisë për aspektin moral, shpirtëror, dhe shoqëror. Ne mësojmë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e shtrembër, të vërtetën dhe gabimin. Bibla është më se e mjaftueshme në autoritet (autoritare) për të na udhëzuar në besim dhe në praktikë. Ajo është manuali për të gjithë ata që e quajnë veten të Krishterë (2 Timoteut 3:16).
Bibla ka karakter hyjnor, për shkak se frymëzimi dhe autoriteti i saj vijnë nga vetë Perëndia. Njëkohësisht, ajo pasqyron një karakter njerëzor, pasi Perëndia vendosi që të përdorte njerëz të caktuar për shkruajtjen e saj. Bibla u dha nga Perëndia për njerëzit, prandaj ajo u shkrua në gjuhën dhe kulturën e njerëzve që Perëndia kishte zgjedhur. Ajo është e përbër nga 66 libra që u shkruan nga më shumë se 40 autorë, në një periudhë prej afërsisht 1600 vjetësh, duke filluar rreth vitit 1500 para Krishtit deri rreth vitit 100 pas Krishtit. Dhjata e Vjetër është pjesa e parë e Biblës e përbërë prej 39 librash, që u shkruajtën në periudhën para Krishtit. Dhjata e Re është pjesa e dytë me 27 libra të shkruajtur pas Krishtit. Autorët e saj shkruajtën të shtyrë nga Fryma e Shenjtë (2 Pjetrit 1:21). Ata shkruajtën jo nga dituria njerëzore, por të frymëzuar nga Fryma e Shenjtë (1 Korintasve 2:13). |
|
Modifikimi i fundit ( e enjte , 11 janar 2007 )
|