albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”.
Ky konkurs është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë nismë mbarëshqiptare.
Të gjitha poezitë do të publikohen online në faqen tonë e në faqe të tjera, si dhe ekziston mundësia e publikimit në revista të krishtera e bërja publike nëpërmjet stacioneve radiofonike. Konkursi do të kurorëzohet me shpalljen e fituesve për dy cmimet kryesore: - Çmimi i Publikut - Çmimi i Jurisë
Kriteret e pranimit:
Gjinia: poezi e krishtere (në shqip) Afati: deri në datën 25 Maj 2008 Mosha: mbi 15 vjeç Pjesëmarrës: shqiptarët kudo që ndodhen * Kontakti: konkursi@albkristian.com Cmimet: surprizë
Aplikimet filluan. Bëhuni edhe ju pjesë.
Paraprakisht do t’ju inkurajonim të lexonit Kredon Tonë për të kuptuar në cilën gjini është e pranueshme poezia. Për çdo pyetje ju lutem na kontaktoni nëpërmjet adresës: konkursi@albkristian.com ose nё Kutinë Postare 1552. P.S Ne e vlerësojmë talentin tuaj dhe duam t’ju inkurajojmë në publikimin e këtyre poezive duke filluar nga faqja jonë dhe pastaj në media të tjera të shkruara. * përjashtohet pjesëmarrja e stafit tё albKristian apo e komisionit. |