.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Aktualitet
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 6 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 146
Lajme: 320
Linke: 34
Vizitorė: 518802
Aktualitet
albKristian organizon Konkursin e Poezise se Krishtere Printo E-mail
Konkursi i Poezise
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë nismë mbarëshqiptare.

Të gjitha poezitë do të publikohen online në faqen tonë e në faqe të tjera, si dhe ekziston mundësia e publikimit në revista të krishtera e bërja publike nëpërmjet stacioneve radiofonike. Për më tepër informacione klikoni këtu.
 
Për të lexuar poezitë që na kanë ardhur deri tani klikoni këtu.
Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 07 maj 2008 )
Urimi Yne Per 8 Marsin Printo E-mail
Një baba i dha birit të tij të vogël ca para për t’i përdorur për Krishtlindje. Djali shkoi në pazar për të blerë një dhuratë për nënën. Në një vend në pazar ishin ca fustane të bukura. Fëmija i vogël mendoi se një prej këtyre do të ishte një dhuratë e këndshme. Për këtë arsye, ai filloi të fliste me njërin prej shitësve. “Më trego për nënën tënde,” tha shitësi. “Çfarë mase ka ajo?”. “Unë nuk e di masën e saj,”- tha djali. Shitësi vazhdoi: “Është nëna jote e dobët apo e shëndoshë? Është e shkurtër apo e gjatë?” “Eh...”- tha djali, “Nëna ime është tamam e përsosur.” Shitësi qeshi dhe i shiti djalit një fustan. Ai tha se në qoftë se fustani nuk i binte, nëna mund të vinte e ta ndërronte atë për një masë tjetër. Më pas, nëna erdhi me fustanin. Ajo ishte një grua trupvogël dhe fustani ishte shumë i madh për të! Nëna mbush një vend të madh në zemrën e fëmijës së saj.
Modifikimi i fundit ( e diel , 09 mars 2008 )
Lexo me shume...
Gezuar Pavarsine e Kosoves Printo E-mail
Kosovaret Festojne PavarsineNe emer te stafit te albKristian, deshirojme tju urojme te gjithe shqiptareve te Kosoves anembane Gezuar Pavaresine! Kjo dite erdhi me shume gezim dhe se i gjeti shqiptaret duke festuar.

Tashme Kosova Republike, mban edhe flamurin e saj, megjithate flamuri qe ndihet dhe te ben te ndihesh shqiptar krenar eshte ai kuq e zi. Ishte bukur te shikoje flamuret qe valeviteshin si ne Prishtine, Tirane dhe qytete te tjera.

Faleminderit shteteve qe pranuan dhe po pranojne pavaresine e Kosoves. Ka akoma shume per te bere, por kjo ishte per tu bere. Faleminderit Zotit qe e beri kete te mundur, si dhe plotesoi kerkesat e lutjes per shume shqiptare dhe njerez qe e duan Kosoven.

Zoti e bekofte Kosoven e Lire!
Stafi i albKristian.com
Modifikimi i fundit ( e diel , 02 mars 2008 )
Botohen 4 Edicione te Dhjates se Re nga Shoqeria Biblike Nderkonfesionale Shqiptare Printo E-mail
Bibla shqip - Dhjata e ReKemi kenaqesine t’ju njoftojme se jane botuar 4 edicione te Dhjates se Re dhe, mund ti gjeni ne shitje te libraria e Qendres Stefan, te libraria e VUSH-it si dhe ne zyrat e Shoqerise Biblike Nderkonfesionale Shqiptare ne Tirane.


Ky version titullohet “Së bashku' dhe eshte rezultat i punes shtate vjecare te perkthimit nga greqishtja ne shqip nga ana e Shoqerise Biblike. Ky edicion permban gjithashtu: udhezime ndihmese per cdo liber te Dhjates se Re, shpjegime dhe shenime te perkthyesit; dy harta me ngjyra; a konkordance dhe liste emerore.

Modifikimi i fundit ( e hėnė , 11 shkurt 2008 )
Lexo me shume...
Dita Nderkombetare e Lutjes dhe Agjerimit per Kosoven Printo E-mail
Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves ju fton qe se bashku te mbajme nje Dite Lutjeje dhe Agjerimi te enjten me 31 janar 2008. Ky eshte viti i nente qe po ndajme nje dite ne vit per t'u perulur para Zotit dhe per ta kerkuar vullnetin e Tij per popullin e Kosoves.
Modifikimi i fundit ( e premte , 01 shkurt 2008 )
Lexo me shume...
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 Vijues > Fund >>

Rezultatet 1 - 8 nga 30
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Spurgeon
Me te lexuarat...

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008