.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 49 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Princi i Paqes dhe Ponc Pilati Printo E-mail

Parathenie

Zoti Jezus Krisht perjetoi ndeshkim te formave nga me te ndryshmet, para se te kryqezohej mbi Kalvar. Ai ishte “Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes” (Gjoni 1:29). N.q.s. Zoti nuk do te kishte perjetuar nje ndeshkim te tille, duke derdhur gjakun e Tij mbi kryq, atehere ne do te ishim ende te humbur ne mekate dhe te ndodhur nen zemerimin e Perendise.

Prokurori

Dhe heret ne mengjes kreret e prifterinjve me pleqte, skribet dhe gjithe sinedrit benin keshill, e lidhen Jezusin e cuan jashte e ia dorezuan Pilatit” (Marku 15:1).

Ketu e shohim se si e trajtuan Judenjte te vetmin Mesia, qe do te kishin ndonjehere. E lidhen si kriminel dhe e cuan tek guvernatori romak, Pilati, per t’u gjykuar prej tij. Vepruan keshtu, ngaqe vete atyre iu mungonte autoriteti per ta denuar dike me vdekje. Nepermjet ketij akti, ata permbushen profecine e Jakobit: “Skeptri nuk do t’i hiqet Judes, as bastuni i komandimit nga kembet e tij, deri sa te vije Shilohu; dhe atij do t’i binden popujt” (Zanafilla 49:10). Mesia iu kishte ardhur Judenjve ne nje kohe, kur ata nuk e kishin me ne dore skeptrin e fuqise se kombit te vet.

Lexo me shume...
I Dashuri dhe i Reni ne Mekat Printo E-mail

Parathenie

Ka te ngjare qe Marku ta kete marre prej Pjetrit materialin per shkrimin e ketij studimi te ungjillit te tij. Kete e verteton edhe autori Papias (qe shkroi ne vitin 130 pas Krishtit). “Kisha qe eshte ne Babiloni, qe eshte zgjedhur bashke me ju, ju pershendet. Edhe Marku, biri im, ju pershendet” (1 Pjetrit 5:13). Pra, eshte shume e rendesishme qe Marku regjistron me shume hollesi faktin se si keshilltari dhe mesuesi i tij, Pjetri, e mohoi Zotin Jesuz Krisht. Kurre nuk eshte gje e kendshme ta shikosh renien ne mekat te nje pasuesi te Krishtit.

Mohimi i pare i Pjetrit

Ndersa Pjetri ishte poshte ne pallat, erdhi nje sherbetore e kryepriftit. Dhe kur pa Pjetrin qe po ngrohej, e veshtroi me kujdes dhe tha: “Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas”. Por ai e mohoi duke thene: “Nuk e njoh, nuk kuptoj cfare thua”. Pastaj doli jashte ne hajat dhe gjeli kendoi” (Marku 14:66-68).

Lexo me shume...
Krishti i ndeshkuar pa te drejte Printo E-mail

Parathenie

Ne kete studim, Zotin Jezus Krisht e shohim duke qendruar si kriminel perpara drejtuesve fetare te Jeruzalemit. Keta burra, te ashtu-quajtur “fetare”, ishin gati per ta denuar me vdekje te vetmin Mesia te tyre. Ai, qe qendronte perpara tyre, ne te cilin “jane fshehur te gjitha thesaret e diturise dhe te njohjes” (Kolosianeve 2:3), do t’i gjykonte vete nje dite keta burra te lige.

Zjarri

Atehere ata e cuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhen te gjithe kreret e prifterinjve, pleqte dhe skribet. Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda ne pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashke me rojat dhe ngrohej afer zjarrit” (Marku 14:53-54).

Lexo me shume...
Mbreti dhe Puthja Printo E-mail

Parathënie

Në këtë pasazh të Ungjillit sipas Markut, do të shohim metodën, me anë të së cilës Juda Iskarioti e tradhtoi Zotin Jezus Krisht në duart e armiqve të Tij.

Shpata

Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë. Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: “Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt”. Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: “Rabbi, Rabbi!”; dhe e puthi përzemërsisht! Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan. Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin. Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: “Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub? E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët” (Marku 14:43-49a).

Lexo me shume...
Agonia e Shpetimtarit dhe Indiferenca e Sherbetoreve te Tij Printo E-mail

Parathenie

Ka patur shume komentatore te famshem te Bibles, te cilet, edhe pse e kane shpjeguar me hollesi ate qe ndodhi ne Kopshtin e Gjetsemanise, prapeseprape e kane pranuar se keto ngjarje jane shume te thella e nuk mund te shpjegohen plotesisht. Ne kete studim, do te perqendrohemi vetem tek te vertetat themelore te pasazhit ne vazhdim.

Trishtimi

Pastaj ata arriten ne nje vend qe quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve te vet: “Uluni ketu, deri sa une te jem lutur”. Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zere frika dhe ankthi” (Marku 14:32-33).

Lexo me shume...
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijues > Fund >>

Rezultatet 1 - 9 nga 337
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008