AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Beselidhja (Marreveshja) e Lozanes

AlbKristian.com – Faqe tė Krishtera Shqiptare si projekt i shėrbesės “Shqiptarėt pėr Krishtin” ėshtė e pėrkushtuar ndaj shprehjes sė besimit tė Krishterė nė pėrputhje me Beslidhje (Konventėn) e Lozanės.

Besėlidhja (Marrėveshja) e Lozanės: Kongresi Ndėrkombėtar mbi Ungjillizimin Mbarėbotėror, Lozanė, Zvicėr.

Hyrje

Ne antarėt e Kishės sė Jezu Krishtit, nga mė shumė se 150 vende, pjesmarrės tė Kongresit Ndėrkombėtar mbi Ungjillizimin Mbarėbotėror nė Lozanė, e lajvdėrojmė Perėndinė pėr shpėtimin e Tij tė madh dhe gėzohemi nė bashkėsinė qė Ai na ka dhėnė me Tė dhe me njėri-tjetrin. Ne jemi shumė tė prekur nga ēfarė Perėndia po bėn nė ditėt tona, tė penduar pėr dėshtimet tona dhe tė sfiduar nga detyra e pambaruar e ungjillizimit. Ne besojmė qė ungjilli ėshtė lajmi i mirė i Perėndisė pėr mbarė botėn, dhe ne jemi tė vendosur qė nėpėrmjet hirit tė Tij ti bindemi porosisė sė madhe tė Krishtit pėr t’ia shpallur tė gjithė njerėzimit dhe pėr tė bėrė dishepuj nga tė gjitha kombet. Prandaj, ne dėshirojmė tė pohojmė besimin dhe vendosmėrinė tonė, dhe ta shpallim publikisht beslidhjen tonė.

1. Qėllimi I Perėndisė

Ne pohojmė besimin tonė nė Perėndinė e vetėm dhe tė pėrjetshėm, Krijues dhe Zot i botės, Atė, Bir dhe Frymė e Shenjtė, i cili sundon gjithēka sipas qėllimit tė vullnetit tė Tij. Ai ka qenė duke thirrur nga bota njerėz pėr veten, dhe i ka dėrguar njerėzit e Tij pėrsėri nė botė pėr tė qenė shėrbyesit dhe dėshmitarėt e Tij, pėr zgjerimin e mbretėrisė sė Tij, pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit, dhe pėr lavdinė e emrit tė Tij. Ne rrėfejmė me turp se ne shumė herė e kemi mohuar thirrjen tonė dhe e kemi dėshtuar misionin tonė, duke iu konformuar botės ose duke u tėrhequr nga ajo (thirrja). Megjithashtė, ne gėzohemi sepse edhe kur vjen nga enė tokėsore, ungjilli mbetet pėrsėri njė thesar i paēmuar. Ne dėshirojmė t’ia ofrojmė veten tonė pėrsėri detyrės, nė fuqinė e Frymės sė Shenjtė, qė ta bėjmė kėtė thesar tė njohur. (Isaia 40:28; Mateu 28:19; Efesianėve 1:11; Veprat e Apostujve 15:14; Gjoni 17: 6,18; Efesianėve 4:12; Romakėve 12:2; 1 e Korintasve 5:10; 2 e Korintasve 4:7)

2. Autoriteti dhe Fuqia e Biblės

Ne e pohojmė frymėzimin hyjnor, vėrtetėsinė dhe autoritetin e Shkrimeve tė Dhjatės sė Vjetėr dhe asaj tė Re nė plotėsinė e tyre si e vetmja Fjalė e shkruar e Perėndisė, pa gabim nė gjithēka qė pohon dhe si standarti i vetėm i padėshtueshėm pėr besimin dhe praktikėn. Ne gjithashtu e pohojmė fuqinė e Fjalės sė Perėndisė pėr tė pėrmbushur qėllimin e Tij tė shpėtimit. Mesazhi i Biblės ėshtė pėr tė gjithė njerėzimin. Pasi zbulesa e Perėndisė nė Krishtin dhe nė Biblėn ėshtė e pandryshueshme. Fryma e Shenjtė na flet prej saj edhe sot. Ai i ndriēon mendjet e njerėzve tė Perėndisė nė ēdo kulturė nė mėnyrė qė ata ta kuptojnė atė nė mėnyrė tė freskėt (tė re) nėpėrmjet syve tė tyre dhe si rezultat i shfaq tė tėrė kishės nė mėnyrė tė vazhdueshme urtėsinė e shumė-ngjyrshme tė Perėndisė. (2 e Timoteut 3:16; 2 e Pjetrit 1:21; Gjoni 10:35; Isaia 55:11; 1 e Korintasve 1:21; Romakėve 1:16; Mateu 5:17,18; Juda 3; Efesianėve 1:17,18; 3:10,18)

3. Veēantia dhe Universaliteti I Krishtit

Ne pohojmė qė megjithėse ekzistojnė njė shumllojshmėri e madhe metodash ungjillizuese, ka vetėm njė Shpėtimtar dhe vetėm njė ungjill. Ne  e pranojmė se tė gjithė njerėzit kanė njėfarė njohurie pėr Perėndinė nėpėmjet zbulesės sė Tij tė pėrgjithshme nė natyrė. Por ne e mohojmė idenė qė kjo mund tė sjelli shpėtim, pasi njerėzit e shtypin tė vėrtetėn me padrejtėsinė e tyre. Ne gjithashtu e mohojmė si kundėrshtuese me Krishtin dhe ungjillin ēfarėdo lloj sinkretizmi dhe dialogu, qė nėnkupton (supozon) qė Krishti, flet nė mėnyrė tė njejtė nėpėrmjet tė gjitha feve dhe ideologjive. Jezus Krishti duke qenė i vetmi Perėndi-njeri, i cili e dha veten si shpengimi i vetėm pėr mėkatarėt, ėshtė i vetmi ndėrmjetėsues ndėrmjet Perėndisė dhe njeriut. Nuk gjendet asnjė emėr tjetėr nėpėrmjet tė cilit mund tė shpėtohemi. Tė gjithė njerėzit po humbasin pėrshkak tė mėkatit, por Perėndia i do tė gjithė njerėzit, dhe nuk do qė askush tė humbasė por qė tė gjithė tė pendohen. Ndėrkohė, ata qė e refuzojnė Krishtin ja mohojnė vetes gėzimin e shpėtimit dhe e dėnojnė vetveten nė ndarje tė pėrjetshme nga Perėndia. Ta shpallėsh Jezusin si “Shpėtimtarin e botės” nuk ėshtė njėsoj sikur tė pohosh qė tė gjithė njerėzit janė automatikisht apo pėrfundimisht tė shpėtuar, dhe aq mė pak nėse pohon qė tė gjitha fetė ofrojnė shpėtim nė Krishtin. Nė tė vėrtetė kjo thėnie do tė thotė qė tė shpallėsh dashurinė e Perėndisė pėr njė botė mėkatarėsh duke i ftuar tė gjithė njerėzit qė ti pėrgjigjen atij si Shpėtimtar dhe Zot nėpėrmjet njė pendimi dhe besimi plotėsisht tė pėrkushtuar nga zemra. Jezus Krishti ėshtė lartėsuar pėrmbi ēdo emėr tjetėr; dhe ne mezi e presim ditėn kur ēdo gju do ti pėrulet dhe ēdo gjuhė do tė rrėfejė qė Ai ėshtė Zot. (Galatasve 1:6-9; Romakėve 1:18-32; 1 e Timoteut 2:5,6; Veprat 4:12; Gjoni 3:16-19; 2 e Pjetrit 3:9; 2 e Thesalonikasve 1:7-9; Gjoni 4:42; Mateu 11:28; Efesianėve 1:20,21; Filipjanėve 2:9-11)

4. Natyra e Ungjillizimit

Qė tė ungjillizosh do tė thotė qė shpėrndash lajmin e mirė qė Jezus Krishti vdiq pėr mėkatet tona dhe u ngrit nga tė vdekurit sipas Shkrimeve, dhe qė tani si Zot mbretėrues Ai i ofron faljen e mėkateve and dhuratėn ēliruese tė Frymės tė gjithė atyre qė pendohen dhe besojnė. Prania jonė si tė Krishterė ėshtė e pazėvendėsueshme pėr ungjillizimin, dhe po njėsoj ėshtė edhe dialogu, qėllimi i tė cilit ėshtė tė dėgjojė me kujdes nė mėnyrė qė tė kuptojė. Por mbi tė gjitha, ungjillizimi vetė ėshtė shpallja historike, dhe biblike e Krishtit si Shpėtimtar dhe Zot, duke u pėrpjekur pėr ti bindur njerėzit qė tė vijnė tek Ai nė mėnyrė personale pėr tu pajtuar me Perėndinė. Kur japim ftesėn e ungjillit ne nuk e kemi lirinė apo tė drejtėn pėr tu fshehur atyre ēmimin e tė qėnit dishepull. Pasi Jezusi edhe sot e kėsaj dite i thėrret ata qė duan ta ndjekin atė qė ta mohojnė vetveten, tė marrin kryqin e tyre, dhe ta identifikojnė vetveten me bashkėsinė e tij tė re. Rezultatet e ungjillizimit pėrfshijnė bindjen ndaj Krishtit, pėrfshirjen nė kishėn e Tij dhe shėrbesėn e ndėrgjegjshme nė botė. (1 e Korintasve 15:3,4; Veprat 2:32-39; Gjoni 20:21; 1 e Korintasve 1:23; 2 e Korintasve 4:5; 5:11,20; Luka 14:25-33; Marku 8:34; Veprat 2:40,47; Marku 10:43-45)

5. Pėrgjegjėsia shoqėrore e Krishterė

Ne pohojmė qė Perėndia ėshtė njėkohėsisht Krijuesi si edhe Gjykuesi i tė gjithė njerėzve. Si rezultat ne duhet qė tė kemi tė njejtat shqetėsime tė Tijat pėr drejtėsi dhe ripajtim kudo nėpėr shoqėrinė njerzore dhe pėr ēlirimin e ēdo njeriu nga ēfarėdo lloj shtypjeje. Pėrshkak se njerėzimi ėshtė krijuar nė imazhin e Perėndisė, ēdo person, pa pasur parasysh racėn, fenė, ngjyrėn, kulturėn, klasėn, seksin dhe moshėn, ka njė dinjitet thelbėsor tė pamohueshėm pėr shkak tė tė cilit ai duhet qė tė respektohet dhe shėrbehet, e jo tė shfrytėzohet. Kėtu gjithashtu ne shprehim pendesė, si pėr neglizhencėn ashtu edhe pėr faktin qė e kemi konsideruar ungjillizimin dhe pėrfshirjen shoqėrore si gjėra tė ndara nga njėra-tjetra. Megjithėse pajtimi me njeriun nuk ėshtė pajtim me Perėndinė, as veprimi social ungjillizim, as ēlirimi politik shpėtim, prapėseprap ne pohojmė qė ungjillizimi dhe pėrfshirja socio-polotike janė pjesė tė detyrės tonė tė Krishterė. Pasi qė tė dyja janė shprehje tė rėndėsishme to doktrinave tona tė Perėndisė dhe njeriut, tė dashurisė tonė pėr afėrmin dhe bindes tonė ndaj Jezusit. Mesazhi i shpėtimit nėnkupton gjithashtu njė mesazh gjykimi kundra ēdo formė ndarjeje, shtypjeje dhe diskriminimi, dhe ne nuk duhet qė tė kemi frikė qė ta denoncojmė ligėsinė dhe padrejtėsinė kudo qė ato ekzistojnė. Kur njerėzit e pranojnė Krishtin ata rilinden nė mbretėrinė e Tij dhe duhet tė pėrpiqen qė jo vetėm ta shfaqin por edhe ta shpėrndajnė drejtėsinė e saj nė mesin e njė bote tė padrejtė. Shpėtimi qė ne shpallim duhet qė ti transformojė nė tėrėsi pėrgjegjėsitė tona personale dhe sociale. Pasi besimi pa vepra ėshtė i vdekur. (Veprat 17:26-31; Zanafilla 18:25; Isaia 1:17; Psalmi 45:7; Zanafilla 1:26-27; Jakobi 3:9; Levitiku 19:18; Luka 6:27,35; Jakobi 2:14-26; Gjoni 3:3,5; Mateu 5:20; 6:33; 2 e Korintasve 3:18; Jakobi 2:20)

6. Kisha dhe Ungjillizimi

Ne pohojmė qė Krishti i dėrgon njerėzit e shpenguar tė Tij nė botė ashtu siē Ati e dėrgoi atė, dhe kjo ėshtė njė thirrje pėr njė futje tė tillė tė thellė dhe sakrifikuese nė botė. Ne duhet qė tė dalim jashtė zonave tona kishtare dhe tė pėrhapemi nė shoqėrinė jokishtare. Nė misionin e shėrbesės sakrifikuese tė kishės ungjillizimi ėshtė primar. Ungjillizimi mbarėbotėror kėrkon qė e gjithė kisha ta ēojė ungjillin nė tė gjithė botėn. Kisha ėshtė nė qendrėn e qėllimit kozmik tė Perėndinsė dhe ėshtė mjeti i Tij i pėrzgjedhur pėr shpėrndarjen e ungjillit. Por njė kishė e cila predikon kryqin, duhet qė edhe vetė tė dallohet nga kryqi. Ajo bėhet pengesė pėr ungjillin kur ajo e tradhėton atė ose kur ajo mungon njė besim tė gjallė nė Perėndinė, njė dashuri tė vėrtetė pėr njerėzit, ose njė ndershmėri tė dukshme pėr tė gjitha gjėrat duke pėrfshirė edhe rritjen nė pėrgjegjėsi dhe financa. Kisha ėshtė bashkėsia e njerėzve tė Perėndisė dhe jo thjesht njė institucion, dhe nuk duhet qė tė identifikohet me ndonjė kulturė, sistem social ose politik, apo ideologji njerzore tė caktuar. (Gjoni 17:18; 20:21; Mateu 28:19,20; Veprat 1:8; 20:27; Efesianėve 1:9,10; 3:9-11; Galatasve 6:14,17; 2 e Korintasve 6:3,4; 2 e Timoteut 2:19-21; Filipjanėve 1:27)

7. Bashkpunimi nė Ungjillizim

Ne pohojmė qė uniteti i dukshėm i kishės nė vėrtetėsi pėrbėn qėllimin e Perėndisė. Ungjillizimi gjithashtu na thėrret pėr unitet, sepse uniteti ynė forcon dėshminė tonė, dhe pasi pėrēarja e minon ungjillin tonė tė pajtimit. Gjithashtu, ne e kuptojmė qė megjithėse uniteti ynė mund tė marri shumė forma nga ana organizative, kjo nuk do tė thotė qė ai gjithmonė domosdoshmėrisht e pėrparon ungjillizimin. Prandaj, ne qė kemi tė njejtin besim biblik duhet qė tė jemi tė bashkuar nė shoqėri, punė dhe dėshmi me njėri-tjetrin. Ne rrėfejmė qė dėshmia jonė nganjėherė ėshtė njollosur nga individualiteti ynė i mėkatshėm dhe nga duplikimi i panevojshėm. Prandaj ne zotohemi qė tė kėrkojmė njė unitet mė tė thellė nė tė vėrtetėn, nė adhurim, shenjtėri dhe nė mision. Ne do kėrkojmė njė zhvillimit tė bashkpunimit zonor dhe funksional, pėr pėrparimin e misionit tė kishės, pėr planifikimin strategjik, pėr inkurajim e pėrbashkėt, dhe pėr shkėmbimin e burimeve dhe eksperiencės. (Gjoni 17:21,23; Efesianėve 4:3,4; Gjoni 13:35; Filipjanėve 1:27; Gjoni 17:11-23)

8. Kishat nė Partneritet Ungjillistik

Ne gėzohemi qė njė periudhė e re misionare ka filluar. Roli dominues i misioneve perėndimore po zvogėlohet shpejt. Perėndia po ngrin nga kishat e reja njė burim tė madh pėr ungjillizimin mbarėbotėror, dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė duke treguar qė pėrgjegjėsia pėr tė ungjillizuar i pėrket tė gjithė trupit tė Krishtit. Prandaj, tė gjitha kishat duhet qė tė jenė duke e pyetur Perėndinė dhe veten se ēfarė duhet tė jenė duke bėrė pėr tė prekur zonėn e tyre dhe pėr tė dėrguar misionarė nė pjesė tė tjera tė botės. Rivlerėsimi i pėrgjegjėsisė dhe i rolit tonė misionar duhet qė tė jetė njė proēes i vazhdueshėm. Nė kėtė mėnyrė mund tė zhvillohet njė partneritet (bashkpunim) ndėrmjet kishave dhe karakteri universal i kishės sė Krishtit do tė bėhet mė i qartė. Ne gjithashtu e falenderojmė Perėndinė pėr agjensitė tė cilat merren me pėrkthimin e Biblės, me edukimin teologjik, median e gjerė, literaturėn e Krishterė, ungjillizimin, misionin, ripėrtėrirje e kishės dhe fusha tė tjera tė specializuara. Ato gjithashtu duhet qė tė pėrfshihen nė vetė-ekzaminim tė vazhdueshėm pėr tė vlerėsuar efektivitetin e tyre si pjesė e misionit tė Kishės. (Romakėve 1:8; Filipjanėve 1:5; 4:15; Veprat 13:1-3, 1 e Selanikasve 1:6-8)

9. Ngutshmėria e Detyrės sė Ungjillizimit

Mė shumė se 2,700 miljon njerėz (2.7 Miljard), tė cilėt pėrbėjnė mė shumė se dy tė tretat e tė gjithė njerėzimit, mbeten akoma pėr tu ungjillizuar. Ne ndihemi tė turpėruar qė kaq shumė njerėz janė neglizhuar; ky qortim qėndron kundra nesh dhe ndaj tė gjithė Kishės. Ndėrkohė tani, nė shumė pjesė tė botės ka njė pranueshmėri tė paparė ndaj Zotit Jezu Krisht. Ne jemi tė bindur qė kjo ėshtė koha pėr kishat dhe agjensitė parakishtare qė tė luten vendosmėrisht pėr shpėtimin e tė paprekurve nga ungjilli dhe qė tė bėjnė pėrpjekje tė reja pėr tė ungjillizuar mbarė botėn. Njė pakėsim i misionarėve tė huaj dhe financave nė njė vend tė ungjillizuar mund tė jetė e nevojshmė nganjėhere pėr tė ndihmuar rritjen e kishės ndėrkombėtare pėr tu vetmbėshtetur dhe pėr tė krijuar burime pėr zona tė tjera tė paungjillizuara. Misionarėt duhet qė tė lėvizin gjithmonė e mė lirisht nga dhe tek tė tėrė gjashtė kontinentet nė njė frymė shėrbese me pėrultėsi. Qėllimi duhet qė tė jetė qė, nėpėrmjet ēdo mjeti tė mundshėm dhe sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, ēdo person do tė ketė mundėsinė pėr tė dėgjuar, kuptuar, dhe marrė lajmin e mirė. Ne nuk mund tė pretendojmė qė ta arrijmė kėtė qėllim pa sakrificė. Ne tė gjithė jemi tė tronditur nga varfėria e miljonave dhe tė shqetėsuar nga padrejtėsitė qė e shkaktojnė atė. Ata prej nesh qė jetojnė nė rrethana tė bollshme e pranojmė detyrėn tonė pėr tė zhvilluar nje jetesė tė thjeshtė nė mėnyrė qė tė kontribojmė mė shumė pėr tė ndihmuar pėr lehtėsim dhe ungjillizim. (Gjoni 9:4; Mateu 9:35-38; Romakėve 9:1-3; 1 e Korintasve 9:19-23; Marku 16:15; Isaia 58:6,7; Jakobi 1:27; 2:1-9; Mateu 25:31-46; Veprat 2:44,45; 4:34,35)

10. Ungjillizimi dhe Kultura

Zhvillimi i strategjive pėr ungjillizimin mbarėbotėror kėrkon metoda imagjinative dhe nismėtare. Nėn Perėndinė, rezultati do tė jetė ngritja e kishave tė cilat do tė jenė tė rrėnjosura nė Krishtin dhe tė lidhura ngushtė me kulturėn e tyre. Kultura duhet qė tė provohet dhe gjykohet nga Shkrimet. Meqenėse burrat dhe gratė janė krijesa tė Perėndisė, njė pjesė e kulturės sė tyre ėshtė e pasur me bukuri dhe mirėsi. Por pėrshkak se ata janė tė rėnė, kultura e tyre ėshtė e njollosur nga mėkati dhe njė pjesė e saj ėshtė e demoniake. Ungjilli nuk presupozon superioritetin e asnjė kulture nė krahasim me njė tjetėr, por i vlerėson tė gjitha kulturat sipas kriterit tė vet tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė, dhe insiston pėr morale absolute nė ēdo kulturė. Shumė shpesh misionet e huaja kanė eksportuar sėbashku me ungjillin njė kulturė tė huaj dhe nganjėherė kishat kanė qenė nėn zotėrimin e kulturės nė vend tė Shkrimit. Ungjillizuesit e Krishtit duhet tė pėrpiqen me pėrultėsi qė ta zbrazin vetveten nga gjithēka tjetėr pėrveē personaliteti tė tyre autentik nė mėnyrė qė tė bėhen shėrbėtorėt e tė tjerėve, dhe kishat duhet tė pėrpiqen qė ta transformojnė dhe pasurojnė kulturėn, duke bėrė gjithēka pėr lavdinė e Perėndisė. (Marku 7:8,9,13; Zanafilla 4:21,22; 1 e Korintasve 9:19-23; Filipjanėve 2:5-7; 2 e Korintasve 4:5)

11. Edukimi dhe Udhėheqja

Ne rrėfejmė qė nganjėherė ne kemi kėrkuar rritjen e kishės nė kurriz tė pjekurisė sė saj, dhe e kemi ndarė ungjillizimin nga edukimi i Krishterė. Ne gjithashtu e pranojmė qė disa prej misioneve tona kanė qenė shumė tė ngadalta pėr tė pregatitur dhe inkurajuar drejtuesit kombėtar pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e tyre pėrkatėse. Sidoqoftė, ne jemi tė pėrkushtuar ndaj parimeve vendase, dhe dėshirojmė qė ēdo kishė tė ketė drejtues vendas (kombėtar) tė cilėt shfaqin njė stil udhėheqje tė Krishterė jo nė mėnyra dominimi por shėrbese. Ne e pranojmė qė ka njė nevojė tė madhe pėr pėrmirėsimin e edukatės teologjike, sidomos pėr udhėheqėsit e kishave. Nė ēdo komb dhe kulturė duhet qė tė ketė programe efikase pregatitjeje pėr pastorėt dhe besimtarėt nė pėrgjithėsi nė drejtim tė doktrinės, dishepullizimit, ungjillizimit, rritjes dhe shėrbesės. Programe tė atilla nuk duhet tė mbėshteten mbi metodologji shabllone, por duhet tė zhvillohen nėpėrmjet iniciativave krijuese vendase nė pėrputhje me standartet biblike. (Kolosianėve 1:27,28; Veprat 14:23; Titit 1:5,9; Marku 10:42-45; Efesianėve 4:11,12)

12. Konflikti Frymor

Ne besojmė qė ne jemi tė pėrfshirė nė njė luftė tė vazhdueshme frymore me principatat dhe fuqitė e ligėsisė, tė cilat mundohen qė ta rrėzojnė Kishėn dhe ta pengojnė atė nga pėrmbushja e detyrės sė saj pėr ungjillizimin mbarėbotėror. Ne e kuptojmė nevojėn pėr ta pajisur veten tonė me armaturėn e Perėndisė dhe pėt ta luftuar kėtė luftė me armėt frymore tė sė vėrtetės dhe lutjes. Pasi ne e shohim aktivitetin e armikut tonė, jo vetėm nė ideologjitė e rreme jashtė kishės, por gjithashtu brenda kishės nė ungjijt e rremė tė cilėt e shtrembėrojnė Shkrimin dhe i vendosin njerėzit nė vend tė Perėndisė. Ne duhet qė tė jemi tė kujdesshėm dhe tė aftė nė tė dalluar nė mėnyrė qė tė mbrojmė ungjillin biblik. Ne e pranojmė qė ne vetė nuk jemi tė paprekshėm nga idetė dhe veprime si ato tė botės, qė nėnkupton njė dorėzim ndaj sekjularizmit. Pėr shembull, megjithėse studime tė kujdesshme tė rritjes sė kishės, qofshin ato numike apo shpirtrore, tė cilat janė tė drejta dhe me vlerė, ne i kemi lėnė pas dore nganjėherė. Nė raste tė tjera, duke dashur qė tė kemi njė pėrgjigje tė gjerė ndaj ungjillit, ne kemi bėrė kompromise me mesazhin tonė, duke i manipuluar dėgjuesit tanė nėpėrmjet teknikave tė presionit, dhe e kemi ngarkuar vetveten nė mėnyrė tė panevojshme me statistikat ose kemi qenė tė pandershėm nė pėrdorimin e tyre. Tė gjitha kėto janė njėsoj me ato tė botės. Por megjithėse Kisha duhet qė tė jetė nė botė; bota nuk duhet qė tė jetė nė Kishė. (Efesianėve 6:12; 2 e Korintasve 4:3,4; Efesianėve 6:11,13-18; 2 e Korintasve 10:3-5; 1 e Gjonit 2:18-26; 4:1-3; Galatasve 1:6-9; 2 e Korintasve 2:17; 4:2; Gjoni 17:15)

13. Liria dhe Persekutimi

Ėshtė detyra e caktuar nga Perėndia pėr ēdo qeveri qė tė sigurojė kondita paqeje, drejtėsie dhe lirie nė tė cilat Kisha mund ti bindet Perėndisė, dhe ti shėrbejė Zotit Jezus Krisht, dhe tė predikojė ungjillin pa ndėrhyrje. Prandaj, ne lutemi pėr drejtuesit e kombeve dhe u bėjmė thirrje qė tė garantojnė lirinė mendimit dhe tė ndėrgjegjes, dhe lirinė pėr tė praktikuar dhe pėrhapur fenė nė pėrputhje me vullnetin e Perėndisė dhe siē ėshtė parashtruar nė Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut. Ne gjithashtu shprehim shqetėsimin tonė tė thellė pėr tė gjithė ata qė janė burgosur padrejtėsisht, dhe sidomos pėr ata qė janė duke vuajtur pėr shkak tė dėshmisė sė tyre pėr Zotin Jezus. Ne premtojmė qė do tė lutemi dhe do tė punojmė pėr lirinė e tyre. Dhe njėkohėsisht ne refuzojmė qė tė friksohemi nė lidhje me fatin e tyre. Me ndihmėn e Perėndisė, ne gjithashtu do tė kėrkojmė qė tė qėndrojmė kundra padrejtėsisė duke qenė besnik ndaj ungjillit, cilido qoftė ēmimi. Ne nuk i harrojmė paralajmėrimet e Jezusit qė persekutimi ėshtė i paevitueshėm. (1 e Timoteut 1:1-4, Veprat 4:19; 5:29; Kolosianėve 3:24; Hebrenjve 13:1-3; Luka 4:18; Galatasve 5:11; 6:12; Mateu 5:10-12; Gjoni 15:18-21)

14. Fuqia e Frymės sė Shenjtė

Ne besojmė nė fuqinė e Frymės sė Shenjtė. Ati e dėrgoi Frymėn e Tij qė tė dėshmonte nė lidhje me Birin e Tij; pa dėshminė e tij dėshmia jonė ėshtė e kotė. Bindja pėr mėkatin, besimi nė Krishtin, rilindja dhe rritja e Krishterė janė tė gjitha rezultat i punės sė Tij. Akoma mė tepėr, Fryma e Shenjtė ėshtė njė frymė misionare; si rezultat ungjillizimi duhet qė tė dalė nė mėnyrė spontane nga njė kishė e mbushur me Frymėn. Njė kishė e cila nuk ėshtė misionare nė karakter bie nė kontradiktė me vetveten dhe e shuan Frymėn. Ungjillizimi mbarėbotėror do tė bėhet njė mundėsi realiste vetėm atėhere kur Fryma e ripėrtėrijė Kishėn nė tė vėrtetė dhe urtėsi, besim, shenjtėri, dashuri dhe fuqi. Prandaj ne i bėjmė thirrje tė gjithė tė Krishterėve qė tė luten pėr njė vizitė tė atillė tė Frymės sovrane tė Perėndisė qė i gjithė frytet e tij tė shfaqen nė tė gjithė njerėzit e tij dhe qė tė gjithė dhuntitė e tij ta pasurojnė trupin e Krishtit. Vetėm atėhere e gjithė kisha do tė bėhet njė instrument i duhur nė duart e tij, nė mėnyrė qė e gjithė bota ta dėgjojė zėrin e tij. (1 e Korintasve 2:4; Gjoni 15:26;27; 16:8-11; 1 e Korintasve 12:3; Gjoni 3:6-8; 2 e Korintasve 3:18; Gjoni 7:37-39; 1 e Thesalonikasve 5:19; Veprat 1:8; Psalmet 85:4-7; 67:1-3; Galatasve 5:22,23; 1 e Korintasve 12:4-31; Romakėve 12:3-8)

15. Kthimi I Krishtit

Ne besojmė qė Jezus Krishti do tė kthehet personalisht dhe dukshėm, nė fuqi dhe lavdi, pėr tė konsumuar shpėtimin dhe gjykimin e tij. Ky premtim i ardhjes sė tij ėshtė njė nxitje e mėtejshme pėr ungjillizimin, pasi ne i mbajmė mend fjalėt e tij qė ungjilli duhet tė predikohet mė parė nė tė gjithė kombet. Ne besojmė qė periudha e ndėrmjetshme midis ngritjes sė Krishtit dhe kthimit tė tij duhet tė mbushet me misionin e njerėzve tė Perėndisė, ne nuk kemi asnjė tė drejtė pėr tė ndaluar pėrpara Fundit. Ne gjithashtu e mbajmė mend paralajmėrimin e tij qė Krishta tė rremė dhe profetė tė rremė do tė ngrihen si paraardhės tė Antikrishtit tė fundit. Prandaj ne e refuzojmė si krenare, dhe njė endėrr e vetbesuar nocionin qė njerėzit mund tė ndėrtojnė njė utopi nė tokė. Konfidenca jonė e Krishterė ėshtė qė Perėndia do ta pėrkryej mbretėrinė e tij, dhe e presim me padurim atė ditė, dhe qiellin dhe tokėn e re nė tė cilat drejtėsia do tė banojė dhe Perėndia do tė sundojė pėrjetėsisht. Ndėrkohė, ne e ripėrkushtojmė vetveten ndaj shėrbesės sė Krishtit dhe tė njerėzve me njė nėnshtrim tė gėzueshėm ndaj autoritetit tė tij mbi jetėt tona nė tėrėsi. (Marku 14:62; Hebrenjve 9:28; Marku 13:10; Veprat 1:8-11; Mateu 28:20; Marku 13:21-23; Gjoni 2:18; 4:1-3; Luka 12:32; Zbulesa 21:1-5; 2 e Pjetrit 3:13; Mateu 28:18)

Pėrfundimi

Atėherė, si rezultat i besimit dhe vendosmėrisė tonė, ne futemi nė njė beslidhje soleme me Perėndinė dhe me njėri-tjetrin, pėr tu lutur, pėr tė planifikuar dhe punuar sėbashku pėr ungjillizimin mbarėbotėror. Ne i thėrresim tė tjerė qė tė bashkohen me ne. Na ndimoftė Perėndia me hirin dhe pėr lavdinė e tij qė tė mbetemi besnik ndaj beslidhjes tonė! Amen, Aleluja! 

Shėnim: Kjo Beslidhje u pėrkthye plotėsisht nga Elvis Plaku duke u mbėshtetur gjithashtu edhe tek pėrkthimi i Joan Qesterit. Pėr tė lexuar Beslidhjen (Marrėveshjen) e plotė sėbashku me komentarin e pėrkthyer nga Joan Qesteri atėhere klikoni Konventa e Lozanės me shtjellim dhe komentar.


Kthehu tek faqja: Ne Besojmė ose Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.