Bibla Shqip

Zbulesa 10

Zbulesa

Tabela e Librave tė Biblės

 

Kapitulli 11

1

Dhe m`u dha njė kallam qė i ngjante njė shufre. Dhe engjėlli duke qėndruar nė kėmbė tha: ``Ēohu dhe mat tempullin e Perėndisė, altarin dhe ata qė adhurojnė atje,

2

dhe oborrin qė ėshtė jashtė tempullit lėre dhe mos e mat, sepse u ėshtė dhėnė johebrenjve; dhe ata do ta shkelin qytetin e shenjtė pėr dyzet e dy muaj.

3

Dhe unė do t`u jap tė dy dėshmitarėve tė mi pėr tė profetizuar, dhe ata do tė profetizojnė njė mijė e dyqind e gjashtėdhjetė ditė, tė veshur me thasė.

4

Kėta janė tė dy drurėt e ullirit dhe tė dy shandanėt qė rrijnė pėrpara Perėndisė sė dheut.

5

Dhe, nėse ndokush dėshiron t`u bėjė keq atyre, nga goja e tyre del zjarr dhe i gllabėron armiqtė e tyre; dhe kushdo qė dėshėron t`u bėjė keq atyre, nė kėtė mėnyrė duhet vrarė.

6

Ata kanė pushtet tė mbyllin qiellin, qė tė mos bjerė shi nė ditėt e profecisė sė tyre; ata kanė edhe pushtet mbi ujėrat t`i kthejnė nė gjak dhe pėr tė goditur dheun me ēdo plagė, sa herė tė duan.

7

Dhe kur ta kryejnė dėshminė e tyre, bisha qė ngjitet nga humnera do tė bėjė luftė kundėr tyre, edhe do t`i mundė ata, dhe do t`i vrasė.

8

Dhe kufomat e tyre do tė dergjen nė sheshin e qytetit tė madh, i cili frymėrisht quhet Sodomė dhe Egjipt, ku ėshtė kryqėzuar edhe Zoti ynė.

9

Dhe njerėz nga popuj, dhe fise, dhe gjuhė, dhe kombe do tė shohin kufomat e tyre pėr tri ditė e gjysmė, dhe nuk do tė lėnė qė kufomat e tyre tė shtihen nė varr.

10

Dhe banorėt e dheut do tė ngazėllojnė pėr ata dhe do tė bėjnė festė; dhe do t`i dėrgojnė njeri tjetrit dhurata, sepse kėta dy profetė i munduan ata qė banojnė mbi dhe``.

11

Por mbas tri ditė e gjysmė, fryma e jetės qė buron nga Perėndia hyri nė ta; edhe qėndruan nė kėmbėt e tyre, dhe njė tmerr e madh ra mbi ata qė i shikonin.

12

Edhe dėgjuan njė zė tė madh nga qielli duke u thėnė atyre: ``Ngjituni kėtu lart``. Dhe u ngjitėn nė qiell nė njė re; dhe armiqtė e tyre i panė.

13

Dhe nė atė orė ra njė tėrmet i madh, dhe e dhjeta pjesė e qytetit u rrėzua, dhe nė tėrmet u vranė shtatė mijė njerėz; dhe tė tjerėt u tmerruan dhe i dhanė lavdi Perėndisė sė qiellit.

14

Mjerimi i dytė kaloi, por ja, mjerimi i tretė do vijė sė shpejti.

15

Dhe engjėlli i shtatė i ra borisė dhe u bėnė zėra tė mėdhenj nė qiell qė thoshnin: ``Mbretėritė e botės u bėnė mbretėri tė Zotit tonė dhe tė Krishtit tė tij, dhe ai do tė mbretėrojė nė shekuj tė shekujve``.

16

Atėherė tė njėzet e katėr pleqtė qė rrinin pėrpara Perėndisė mbi fronet e tyre, ranė pėrmbys mbi fytyrat e veta dhe adhuruan Perėndinė,

17

duke thėnė: ``Ne tė falėnderojmė, o Zot, Perėndi i Plotfuqishmi, qė je, qė ishe dhe qė do tė vish, sepse more nė dorė pushtetin tėnd tė madh, dhe mbretėron.

18

Kombet ishin zemėruar, por erdhi mėria jote, dhe erdhi koha qė tė gjykohen tė vdekurit dhe t`u jepet paga shėrbėtorėve tė tu, profetėve, dhe shenjtorėve, dhe atyre qė druajnė emrin tėnd, tė vegjėlve dhe tė mėdhenjve, dhe tė shkatėrrosh ata qė shkatėrrojnė dheun``.

19

Atėherė u hap tempulli i Perėndisė nė qiell dhe u duk arka e besėlidhjes sė tij, dhe ndodhnin vetėtima, dhe zėra, dhe bubullima, dhe tėrmet, dhe njė rebesh i fortė breshėri.

Revelation 12