| Kapitulli 1 |
1 |
Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, tė zgjedhurve qė rrijnė nė diasporėn e Pontit, tė Galatisė, tė Kapadokisė, tė Azisė dhe tė
Bitinisė, |
2 |
tė zgjedhurve sipas paranjohjes sė Perėndisė, Atit, me anė tė shenjtėrimit tė Frymės, pėr t`u bindur dhe pėr t`u spėrkatur me gjakun e Jezu Krishtit; hiri dhe paqja u shtoftė mbi
ju. |
3 |
Qoftė bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, i cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jezu Krishtit prej sė
vdekurish, |
4 |
pėr njė trashėgim tė paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr
ju, |
5 |
qė nga fuqia e Perėndisė me anė tė besimit jeni tė ruajtur, pėr shpėtimin gati pėr t`u zbuluar nė kohėt e
fundit. |
6 |
Pėr kėtė gėzohuni, ndonėse, nė qoftė se duhet, pėr pak kohė, tani duhet tė trishtoheni nga prova tė
ndryshme, |
7 |
qė prova e besimit tuaj, qė ėshtė shumė mė i ēmuar nga ari qė prishet, edhe pse provohet me zjarr, tė dalė pėr lėvdim, nder e lavdi nė zbulesėn e Jezu
Krishtit, |
8 |
tė cilin, megjithėse ju nuk e keni parė, e doni, duke besuar nė tė, megithėse tani nuk e shihni, dhe ngazėllohuni nga njė hare e patregueshme dhe e
lavdishme, |
9 |
duke arritur pėrmbushjen e besimit tuaj, shpėtimin e shpirtrave. |
10 |
Pėr kėtė shpėtim kėrkuan dhe hetuan profetėt qė profetizuan nga hirin pėr
ju, |
11 |
duke kėrkuar tė njohin kohėn dhe rrethanat qė tregonte Fryma e Krishtit qė ishte nė ta, dhe qė dėshmonte qė mė parė pėr vuajtjet qė do tė vinin mbi Krishtin dhe pėr lavditė qė do tė
pasonin. |
12 |
Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo pėr vete, po pėr ne, ato gjėra qė po ju rrėfehen tani nga ata qė ju kanė predikuar ungjillin, me anė tė Frymės sė Shenjtė tė dėrguar nga qielli; gjėra tė cilat engjėjt dėshirojnė t`i
vėzhgojnė. |
13 |
Prandaj, ngjeshni ijėt e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresė tė plotė nė hirin qė do vijė mbi ju nė zbulesėn e Jezu
Krishtit. |
14 |
Si bij tė bindur, mos iu pėrshtatni lakmive tė mėparshme kur ishit nė padijen
tuaj, |
15 |
por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen
tuaj, |
16 |
sepse ėshtė shkruar: ``Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė``. |
17 |
Dhe nė qoftė se thėrrisni si Atė atė qė, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprės sė gjithsecilit, kalojeni kohėn e shtegtimit tuaj mbi dhe me
frikė, |
18 |
duke ditur se jo me anė gjėrash qė prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mėnyra e kotė e tė jetuarit tė trashėguar nga
etėrit, |
19 |
por nga gjaku i ēmuar i Krishtit, si tė Qengjit tė patėmetė dhe tė
panjollė, |
20 |
tė paranjohur pėrpara krijimit tė botės, por tė shfaqur kohėt e fundit pėr
ju, |
21 |
qė, nėpėrmjet tij, tė besoni nė Perėndinė qė e ringjalli prej sė vdekurish dhe i dha lavdi, qė besimi juaj dhe shpresa tė jenė nė
Perėndinė. |
22 |
Mbasi tė pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj sė vėrtetės me anė tė Frymės, pėr tė pasur njė dashuri vėllazėrore pa hipokrizi, tė doni fort njeri tjetrin me zemėr tė
pastėr, |
23 |
sepse jeni ringjizur jo nga njė farė qė prishet, por qė nuk prishet, me anė tė fjalės sė Perėndisė sė gjallė dhe qė mbetet
pėrjetė. |
24 |
Sepse ēdo mish ėshtė si bari dhe ēdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja
bie, |
25 |
por fjala e Zotit mbetet pėrjetė, dhe kjo ėshtė fjala qė ju ėshtė
shpallur. |