| Kapitulli 9 |
1 |
Sigurisht edhe e para Besėlidhje kishte disa rregulla pėr shėrbesėn hyjnore dhe pėr shenjtėroren
tokėsore. |
2 |
Sepse u ndėrtua njė tabernakull i parė, nė tė cilin ishte shandani, tryeza dhe bukėt e paraqitjes; ai quhet: "Vendi i shenjtė". |
3 |
Pas velit tė dytė ishte tabernakulli, i quajtur "Vendi i shumė i
shenjtė" (Shenjtorja e Shenjtoreve), |
4 |
qė pėrmbante njė tymtore prej ari edhe arkėn e Besėlidhjes, tė
mbuluar nga tė gjitha anėt me ar, nė tė cilėn ishte njė enė e artė me
manė, shkopi i Aaronit qė kishte buluar dhe rrasat e Besėlidhjes. |
5 |
Edhe sipėr asaj ishin kerubinėt e lavdisė qė i bėnin hije pajtuesit;
pėr kėto ne nuk do tė flasim me hollėsi tani. |
6 |
Duke qenė tė vendosura kėshtu kėto gjėra, priftėrinjtė hynin
vazhdimisht nė tabernakulli i parė pėr tė kryer shėrbesėn hyjnore; |
7 |
por nė tė dytin hynte vetėm kryeprifti njė herė nė vit, jo pa gjak,
tė cilin e ofronte pėr veten e tij dhe pėr mėkatet e popu-llit tė kryera
nė padije. |
8 |
Nė kėtė mėnyrė Fryma e Shenjtė donte tė tregonte se udha e
shenjtėrores ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po qėndronte tabernakulli i
parė, |
9 |
i cili ėshtė njė shėmbėlltyrė pėr kohėn e tanishme; dhe donte
tė tregonte se dhuratat dhe flijmet qė jepeshin nuk mund ta bėnin tė
pėrsosur nė ndėrgjegje atė qė e kryente shėrbesėn hyjnore, |
10 |
sepse kishte tė bėnte vetėm me ushqime, pije, larje tė ndryshme,
urdhėrime mishi, tė imponuara deri nė kohėn e ndryshimit. |
11 |
Por Krishti, qė erdhi si kryeprift i tė mirave qė do tė vijnė nė
tė ardhmen, duke kaluar nėpėr njė tabernakull mė tė madh e mė tė
pėrkryer, qė s`ėshtė bėrė me dorė, pra, qė nuk ėshtė e kėsaj
krijese, |
12 |
hyri njė herė e pėrgjithmonė nė shenjtėrore, jo me gjakun e cjepve
dhe tė viēave, por me gjakun e vet, dhe fitoi njė shpėtim tė amshuar. |
13 |
Sepse, nė qoftė se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i njė
mėshqerre i spėrkatur mbi tė ndoturit, i shenjtėron, duke i pastruar nė
mish, |
14 |
aq mė shumė gjaku i Krishtit, i cili me anė tė Frymės sė Shenjtė
e dha veten e tij tė papėrlyer nga asnjė faj ndaj Perėndisė, do ta
pastrojė ndėrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura pėr t`i shėrbyer
Perėndisė sė gjallė! |
15 |
Pėr kėtė arsye ai ėshtė ndėrmjetėsi i Besėlidhjes sė re qė, me
anė tė vdekjes qė u bė pėr shpėrblimin e shkeljeve qė u kryen gjatė
Besėlidhjes sė parė, tė thirrurit tė marrin premtimin e trashėgimisė
sė amshuar. |
16 |
Sepse atje ku ka njė testament do tė ketė me doemos edhe vdekjen e
trashėgimlėnėsit. |
17 |
Sepse testamenti ėshtė i vlefshėm vetėm pas vdekjes, sepse nuk ka
kurrfarė fuqie deri sa trashėgimlėnėsi ende rron. |
18 |
Prandaj edhe Besėlidhja e parė nuk u vėrtetua pa gjak. |
19 |
Sepse kur iu shpallėn tė gjitha urdhėrimet sipas ligjit gjithė
popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viēave, tė cjepve, bashkė me ujė,
lesh tė kuq dhe hisop, e spėrkati librin dhe gjithė popullin, |
20 |
duke thėnė: ``Ky ėshtė gjaku i Besėlidhjes qė Perėndia urdhėroi
pėr ju``. |
21 |
Gjithashtu ai me atė gjak spėrkati edhe tabernakullin dhe tė gjitha
orenditė e shėrbesės hyjnore. |
22 |
Dhe sipas ligjit, gati tė gjitha gjėrat pastrohen me anė tė gjakut;
dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesė. |
23 |
Ishte, pra, e nevojshme qė format e gjėrave qiellore tė pastroheshin
me kėto gjėra; por vetė gjerat qiellore me flijime mė tė mira se kėto. |
24 |
Sepse Krishti nuk hyri nė njė shenjtėrore tė bėrė me dorė, qė
ėshtė vetėm shėmbėllesė e asaj tė vėrtetė, por nė vetė qiellin pėr
tė dalė tani pėrpara Perėndisė pėr ne, |
25 |
dhe jo pėr ta kushtuar si fli veten e vet shumė herė, sikurse
kryeprifti qė hyn vit pėr vit nė shenjtėrore me gjak qė s`ėshtė i veti, |
26 |
sepse pėrndryshe ai duhet tė pėsonte shumė herė qė kur se u krijua
bota; por tani, vetėm njė herė, nė fund tė shekujve Krishti u shfaq pėr
tė prishur mėkatin me anė tė flijimit tė vetvetes. |
27 |
Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė
herė, dhe mė pas vjen gjyqi, |
28 |
kėshtu edhe Krishti, pasi u dha vetėm njėherė pėr tė marrė mbi
vete mėkatėt e shumėve, do tė duket pėr sė dyti pa mėkat pėr ata qė e
presin pėr shpėtim. |