| Kapitulli 1 |
1 |
Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė
profetėve, |
2 |
sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe
gjithėsinė. |
3 |
Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e
larta, |
4 |
edhe u bė aq mė i lartė nga engjėjt, sa mė tė madhėrueshėm se ata ėshtė emri qė ai e
trashėgoi. |
5 |
Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ``Ti je Biri im, sot mė je lindur``? Edhe pėrsėri: ``Unė do t`i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė
Bir``? |
6 |
Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ``Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e
Perėndisė``. |
7 |
Kurse pėr engjėjt thotė: ``Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė
zjarri``; |
8 |
ndėrsa pėr tė Birin thotė: ``Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr
drejtėsie. |
9 |
E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer paudhėsinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė vajosi me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e
tu``. |
10 |
Edhe: ``Ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė
tu. |
11 |
Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si
rrobė, |
12 |
dhe ti do t`i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do tė shteren
kurrė``. |
13 |
Dhe cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ``Rri nė tė djathtėn time, gjersa t`i vė armiqtė e tu shtroje tė kėmbėve tė
tua``? |
14 |
A nuk janė ata tė gjithė frymėra shėrbenjės, qė dėrgohen pėr tė shėrbyer pėr tė mirėn e atyre qė kanė pėr tė trashėguar
shpėtimin? |